Sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi, llogarit se Rosonerët tash e kanë sulmin me të cilin mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Milani solli dy yje në ekip, Zlatan Ibrahimovic nga Barcelona dhe Robinhon nga Manchester City, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.
Me angazhimin e këtyre dy lojtarëve, Milani po etiketohet si një konkurrent serioz i Interit për Skudeton, por edhe një ekip i cili mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
“Çfarë sulmi kemi? Fantastik. Të tillë me të cilin mund të llogarisim të fitojmë Ligën e Kampionëve. Me lojtarë të tillë nuk kemi të drejtë të ankohemi”, ka thënë Inzaghi.









