Home » Boks » Interpoli arreston gabimisht trajnerin e KBO Gjakovës

Interpoli arreston gabimisht trajnerin e KBO Gjakovës

Kreu i Federatës së Boksit të Kosovës ka reaguar shumë ashpër me rastin e arrestimit te ish-boksierit dhe trajnerit të klubit të boksit Gjakova, Bujar Bobani (Buki).

Në komunikatën e federatës thuhet se sipas informatës telefonike të vëllait, Arben Bobani, Bujari është arrestuar nga Interpoli në Aeroport të Munihut të Gjermanisë, i cili ishte duke udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Tiranë-Kosovë.

Dyshohet se është arrestuar gabimisht pasi vëllai i tij, Arben Bobani, ka qenë i burgosur politikisht dhe i kërkuar nga regjimi shovinist serb. Zyrtarët e kësaj federate janë të tronditur më këtë arrestim dhe kërkojnë që trajneri gjakovarë të lirohet menjëherë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni