Home » Kampionati Italian » Interi: Negociata për Kaka

Interi: Negociata për Kaka

Interi është duke e vënë në funksion idenë e transferimit të Kakas në Meazza, gjithë kjo përkundër faktit se Massimo Moratti e trajtoi këtë çështje vetëm si ide të mediave italiane.

Deklarata e Morattit nuk e ka ndaluar Il Corriere dello Sport, që të publikojë një spekulim të ri, që pohon se Nerazzurët kanë aranzhuar një takim me bosët e Real Madridit më 3 nëntor, për t’i dhënë jetë transferimit.

Ide të ndryshme pritet të hidhen në tavolinë, por thuhet se Interi po e mendon një ofertë huazimi me mundësi të blerjes së obliguar, njëjtë sikurse në rastin e transferimit të Ibrahimovic te Milani. Interi më pas pritet t’i ofrojë Realit 24 milionë euro për komplet kartonin e brazilianit, larg më pak se sa ka paguar Reali për ta transferuar nga Milani.

Megjithatë, italianët do të kenë konkurrencë të fortë nga Carlo Ancelotti, i cili mezi pret që ta ketë Kakan në dispozicion te Chelsea.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni