Home » Kampionati Italian » Interi ndjek Milanin në luftë për tiutull

Interi ndjek Milanin në luftë për tiutull

Interi ka deklasuar sot ekipin e Genoas 5:2, në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A të Italisë. Ekipi i falshëm nga Milano nuk e nisi keq ndeshjen, por lojtarët e tij u treguan jo të gjindshëm në përfundime të aksioneve.

Mysafirët nga Xhenova e shfrytëzuan këtë dhe me golin e arritur në minutën 40 shkuan në pushim me epërsi 1:0. mirëpo, ndryshimet në formacion nga ana e Leonardos në pjesën e dytë dhanë fryt, kështu që Pazzini me një dhe Eto’o me dy gola, në harkun kohor prej vetëm 7-8 minutash e përmbysën krejtësisht rezultatin, duke e sjellë ekipin e tyre në epërsi 3:1.

Pandev dhe Nagatomo shënuan edhe nga një gol për epërsinë e Interit 5:1, kurse në minutën 90 Boselli shënoi për Genoan dhe për rezultatin përfundimtar 5:2. pas kësaj fitore Interi mbetet prapa kryesuesit, rivalit lokal Milan për pesë pikë. Milan, siç dihet mbrëmë bëri një hap të madh drejt titullit, pasi si mysafir fitoi ndeshjen kundër Juventusit.

Një befasi bëri ekipi i Erion Bogdanit Cesena, e cila korri fitore si mysafire kundër Sampdorias në Gjenovë, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në luftë për mbetje në elitën e futbollit italian.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni