Iliriana Haliti, pingpongiste e klubit të pingpongut “Shpresa” nga Turiqeci i Skenderajt dhe reprezentuese e Kosovës, është pritur nga zyrtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajt.
Ajo është përgëzuar për suksesin që ka arritur në “Kupën e Pavarësisë” në pingpong. “Jam e lumtur dhe ndihem shumë mirë që ngadhënjeva në ‘Kupën e Pavarësisë’.
Ky është një sukses i madh për mua dhe më bëjnë të vazhdojë të punojë edhe më shumë për të shënuar rezultate të reja”, tha Iliriana. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Feriz Zeqiri, tha se rezultate e Ilirianës janë të mëdha dhe ky sukses i gëzon të gjithë sportdashësit e Skenderajt.









