Ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Anglisë, Sir Geoff Hurst, ka qenë “hero” i anglezëve në Kampionatin Botëror të vitit 1966, ka thënë se shumë vështirë do të ketë Anglia të fitojë botërorin nëse nuk luan Wayne Rooneyn.
“Rooney është ndër ata futbollist që Anglia nuk mund të përballojë pa të. Ai dhuron atë X-faktorin. Ai është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë. Gjendet në formën e tij më të mirë dhe vështirë të zëvendësohet. Nuk mund t’i zëvendësosh futbollistët më të mirë në formën e tyre. Është e pamundur”’, tha Hurst.









