Home » Kampionati Kosovar » Hoxha ndahet me Besën

Hoxha ndahet me Besën

Genc Hoxha më nuk do të jetë kryetrajner i KF Besa nga Peja. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Hoxha, të cilit nuk i kishte ardhur fare mirë që kishte arritur deri te ndarja me skuadrën pejane.

“Unë më nuk do të jem trajner i Besës, përkundër dëshirës sime për të qenë me skuadrën pejane edhe në vazhdim”, bëri të ditur Hoxha. Ai shtoi se deri te ndarja me skuadrën e Besës erdhi për shkak të mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare.

“Ata më kanë njoftuar tani se nuk do të jenë kushtet e ngjashme si kanë qenë edhe në vitin e kaluar. Me politikën e re të tyre nuk jam pajtuar dhe për këtë arsye u largova nga Besa, përkundër se si unë po ashtu edhe bordi drejtues i klubit patëm dëshirë që të vazhdojmë rrugën së bashku”, tha Hoxha. Këtë e konfirmoi edhe Naim Sahiti, zyrtar i KF Besa.

“Edhe pse ne ishim të interesuar që skuadrës edhe më tej t’i prin Genc Hoxha, ai nuk deshi të mbetët me ne”. Sahiti tha se politikën e klubit e drejton bordi dhe ata në mungesë të mjeteve të mjaftueshme financiare janë detyruar që të bëjnë edhe shkurtimin e pagave me të cilën nuk ishte pajtuar Hoxha.

“Ai nuk deshi të vazhdoi punën pasi mendoi se me shkurtimin pagave për futbollistët dhe të tjerëve nuk do të ishte e mundur të punohet. Ky është vendimi i tij dhe neve na mbetët ta pranojmë”, u shpreh Sahiti. Ai tha se përkundër dorëheqjes së Hoxhës, përgatitjet për edicionin e ri do të fillojnë me 19 korrik nën drejtimin e trajnerit të juniorëve, Ruzhdi Gega.

“Ne do të fillojmë përgatitjet me Gegën dhe presim që në stërvitje të paraqitën të gjithë futbollistët, pasi llogarisim komplet në përbërjen e vitit të kaluar. Më pas do të kontaktojmë me ndonjë trajner më me përvojë për ta sjellë në krye të skuadrës”, tha ai.

Sipas Sahitit, skuadra me potencialin që ka nuk do ta ketë problem të shfaqë lojëra të mira dhe të inkuadrohet në mesin e tabelës. “Qëllim yni është të renditemi në mesin e tabelës dhe nuk besoj se do ta kemi problem t’ia dalim këtij qëllimi”, tha Sahiti. Genc Hoxha me skuadrën e Besës, kishte arritur rezultatet të kënaqshme, duke qëndruar brenda dekadës së fundit gjashtë edicione me klubin pejan. Nën drejtimin tij skuadra pejane arriti të shpallet kampion i Kosovës në dy edicione, atë vitit 2004/05 dhe 2005/06. Hoxha edhe më parë kishte shkëputje të kohëpaskohshme me Besën për të mbetur vazhdimisht në miqësi me klubin, në të cilin la gjurmë. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni