Futbollistët e kombëtarës së Holandës kanë shënuar fitore ndaj Uruguajit me rezultat 3:2.
Holandezët në minutën e 18-të kaluan në epërsi me rezultat 1:0. Futbollisti Van Bronckhorst nga rreth 30 metra nga një pozitë paksa e vështirë ka dërguar gjuajtje sa të fortë, aq edhe të pandalshme për portierin uruguaias, i cili ka shikuar me sy topin, që ka qëlluar njëherë shtyllën dhe është futur në rrjetë.
Uruguai barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 41-të, duke iu falenderuar mjeshtërit të golave Forlan. Diego Forlan nga rreth 28 metra ka gjuajtur furishëm duke shënuar gol dhe lënë fjetur portierin holandez, Stekelenburg. Forlan edhe njëherë dëshmoi se është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dhe vazhdimisht i rrezikshëm për kombëtaren rivale.
Në minutën e 50-të, Uruguai pati mundësi të mirë që të kaloi në epërsi, por futbollisti Cavani gabimin e mbrojtjes rivale nuk diti të shfrytëzoi, pasi portieri holandez ndërhyri për mrekulli jashtë 16-shit.Forlan ndër më të mirë në ndeshje,në minutën e 66-të nga gjuajtja e lirë rreth 23-24 metra, gjuajti bukur, por portieri holandez mezi mbrojti. Pas dy minutave, Holanda krijon rast të qind për qind. Van Der Vaart nga afërsia gjuajti furishëm, por portieri Muslera më vetëmohim të pashoq shpëtoi portën, topi deri të Robben, i cili nuk ishte i saktë, duke humbur rastin më të mirë të takimit.
Në minutën e 70-të, Sneijder shënoi për rezultatin 2:1. Sneijder për mrekulli ka gjetur hapësirë nga rreth 16 metra, duke dërguar gjuajtje të fortë dhe befasuar portierin Muslera dhe 2:1 për Holandën.Sneijder shënoi edhe golin e pestë në botëror duke i barazuar shifrat me David Villën e Spanjës. Arjen Robben shtoi epërsinë 3:1 pikërisht në minutën e 73-të. Rooben me dinakëri gjendet në 16-sh, i cili me kokë ka plasuar topin në rrjetë dhe lënë të hutuar portierin Muslera.
Uruguai ngushtoi epërsinë në 3:2 në minjutën e 92-të nëpërmjet futbollistit Maximiliano Pereira. Holanda luajti për mrekulli në pjesën e dytë, si rezultat i kësaj shënoi fitore me rezultat 3:2.
Holanda me 11 korrik do të luajë në finalen e madhe në luftë për titullin e botës.










bravo bravo