LeBron Xhejms njëkohësisht ai është një prej sportistëve më të famshëm dhe më të pasur në botë për shkak se loja e tij ka bërë që ai të jetë atraktiv për shumë sponsorë dhe kompani të ndryshme dhe imazhi i Xhejmsit është një nga më të përdorurit ndër sprotistët amerikan.
Këtë status Xhejms e meriton dhe lojës së tij është problem t’i gjendet ndonjë vërejtje.
Djaloshi i gjatë 206 cm tashmë është 25 vjeçar kurse prapa tij i ka lënë shtatë sezonë në NBA përgjatë së cilave vazhdimisht ka qenë ndër basketbollistët më të mirë në botë. Me mesatare prej 28 pikëve për ndeshje në më shumë se 500 ndeshje për ekipin Klivlend Kavalirs, me karakteristika të lojës që nuk janë parë tek asnjë basketbollist më herët dhe është problem të shihen tek dikush pas tij, me një eksplozivitet në lojë që e kanë shumë pak yje të ligës NBA dhe me një pjekuri shumë të madhe të karakterit, Xhejms me shumë të drejtë e gëzon statusin e lojtarit më të mirë në botë dhe ky status atij i është kofirmuar zyrtarisht në dy sezonet e fundit me çmimin e MVP-së së sezonit të rregullt.
Shifra dhe fakte
Xhejms në NBA ka shkuar nga shkolla e mesme dhe si tinejxher ka qenë super-yll global i sportit ende pa u bërë profesionist ai kishte kontratë 90 milionë dollarëshe me kompaninë Najki dhe miliona të tjerë pasuan nga kontratat me firma të tjera. Përgjatë 4 sezoneve të para LeBroni punoi shumë që të dëmtojnë të gjithë kritikës e lojës së tij. Ai përparoi në shumë elemente të basketbollit dhe dikur u bë i pandalshëm. Me të në ekip Klivlendi nga një ekip i pjesës së fundit të tabelës u bë pjesëmarrës standard në plejof dhe ekip që mëtonte titullin. Lojtarët dhe trajnerët që punonin me të nuk kursenin fjalët e mira, kurse mediat dhe vetë NBA liga e kapitalizuan deri në maksimum imazhin e tij. Me statistikat për këto 7 sezone të kaluara në NBA, LeBroni mund të konsiderohet lojtari më i mirë i gjeneratës së tij dhe një prej lojtarëve të mëdhenj të kësaj dekade.
Por, potenciali i tij është më i madh dhe për t’u dëshmuar si lojtar i jashtëzakonshëm atij i duhej një ekip fitues dhe i duhej titulli i kampionit të ligës NBA. Klivlendi ka bërë lëvizje të shumta në ekip në mënyrë që LeBronit t’i sigurojë bashkëlojtarë që mund të luftojnë për titull, njerëz të etshëm për sukses dhe me cilësi e përvojë të mjaftueshme për t’u shndërruar në ekip që mund të fitojë titull në NBA, që vazhdon të jetë një prej ligave më të forta sportive në botë për kah komptetiviteti. Përgjatë këtyre shtatë sezoneve ai luajti me lojtarë solid, por Klivlendi nuk fitoi titull, madje nuk arriti as në finale të ligës, gjë që për LeBronin dhe për shumë njerëz ishte zhgënjim.
Talenti dhe vullneti
Pas përfundimit të kontratës shtatë vjeçare me Klivlendin LeBron Xhejms kaloi në Majami Hit, klubin që po tentojë të bëjë një super ekip dhe jo vetëm të fitojë titull por edhe të dominojë në ligë për një kohë më të gjatë. LeBron Xhejms në Majami do të luajë me dy super-yje të ligës dhe basketbollistë që kanë ardhur në ligë në të njëjtin vit si ai. I pari është Duejn Uejd, i cili ka kaluar shtatë vjet në Majami dhe ka fituar një titull në NBA, por ka zhgënjyer sezoneve të fundit, kurse i dyti është Kris Bosh, i cili luajti shtatë vjet në Toronto dhe nuk arrtii ndonjë sukses të madh. Këta të tre basketbollistë kanë pranuar të luajnë edhe për rroga më të vogla vetëm që të jenë së bashku dhe të synojnë titullin. Transferi i Lebronit ka qenë temë kryesore e kësaj vere në basketboll dhe tani çdo gjë, sado e vogël, që ndodhë në Majami është temë për media. Dhe, si çdo transfer i madh edhe ky, lë shumë dilema prapa vetes. Ka njerëz që pohojnë se LeBroni nuk është dashur të ikë nga Klivlenid por të tregohet “burrë” duke ndjekur titullin me ekipin ku e ka nisur karrierën.
Disa pohojnë se edh këta të tre nuk mjaftojnë për titull dhe dështimi si ekip do t’ua prish karrierat, kurse të tjerët pohojnë se edhe nëse Majami dominon në ligë, nuk do të ishte shumë e drejtë ndaj ekipeve të tjera për shkak të mënyrës së “rekrutimit” të këtyre tre basketbollistëve. Majkël Xhordan, i pyetur për këtë transfer ka deklaruar “Unë kurrë nuk do të mund t’i ftoja Mexhik Xhonsonin dhe Leri Bërdin dhe tu thoja të luajmë së bashku se na duhet titulli. Këta të rinj e kanë këtë mundësi dhe e kanë shfrytëzuar atë. Unë nuk mund të them nëse kjo është gjë e keqe apo jo”. Çarls Barkli, një tjetër legjendë në NBA dhe lojtar pa titull ka deklaruar “Nëse jeni MVP për dy sezone me radhë, ju nuk shkoni askund. Lojtarët e tjerë vijnë tek ju dhe tentohet të krijohet ekipi. Ky gjest i Xhejmsit nuk është qesharak”.
Fundja, basketboll është kjo
LeBron Xhejms, Duejn Uejd dhe Kris Bosh. Kjo është një treshe shumë e fuqishme dhe për nga talenti potenciali është ndër më të mirat e të gjithë kohëve. Sipas shumë ekspertëve kjo treshe dhe “disa lojtarë të tjerë” mjaftojnë për titull. Sportistët janë njerëz që vlerësohen në bazë të sukseseve të arritura në fushë dhe profesionistët ndërrojnë ekipe në kërkim të titujve dhe trofeve. LeBorn Xhejms është një prej profesionistëve më të mëdhenj në basketbollin modern dhe njeri që e meriton të jetë lider i një ekipi kampion. Por, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Duke qenë lojtari që është Xhejms është idhull i shumë tifozëve, ka njerëz që thonë se ekonomia e Klivlednit do të pësojë rënie të madhe pas ikjes së tij, Xhejms ka përgjegjësi ndaj tifozëve, klubit rrethit dhe të gjithë fëmijëve që atë dhe sjelljet e tij mund t’i marrin për model në jetë.
A është Xhejms hero si basketbollist profesionist i cili kërkon suksesin në profesionin e tij, apo një tradhtar, i cili lë një ekip dhe një qytet në depresion??? Në këtë pyetje përgjigje mund të japë vetëm koha. Tani për tani dihet se e tërë buja që po bëhet rreth çdo lëvizjeje të tij është e drejtë sepse fjala është për basketbollistin më të mrië në botë dhe njeriun që mund të ndryshojë rrjedhat në njërën prej garave më të njohura sporitve në botë.










Tradhtarin e ****
E mbeshtes LeBron Jamesin ne vendimet e tij,dhe vetem i uroj suksese edhe pse kisha pas qef ne nejt n`Cleveland ku ka pas lojera me shifra astronomike qe tash kan me na mungu n`Miami po shnosh ishalla titullin e fiton bile edhe pse se kan ekipin kumedi sa t`fort perveq Big 3 edhe 2-3 tjer: Mike Miller,Udonis Haslem,Eddie House. E per me fitu titull duhet me pas bank rezerve t`forte e Miami se kan kumedit sa,po ishalla kan fat.