Home » Hendboll

Nuk e ndal as mosha

Arben Muçolli ka qenë edhe kreator i fitores së Besa Famiglia nga Peja në ballafaqim me Kastriotin nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Pejanët shënuan fitore me rezultat 28:24, duke iu falënderuar edhe hendbollistit Muçolli, i cili shënoi dhjetë gola. Fitore që Besën e bënë edhe kryesuese të tabelës dhe tashmë hiqen edhe kandidat... 

Kampioni pa respekt për Drenicën

Kastrioti i Ferizajt ka treguar lojë mjaft të mirë, duke shënuar fitore të lartë me 16 gola epërsi (35:19) në takim me skuadrën e Drenicës nga Drenasi, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Ferizajasit në edicionin e ri po dëshmohen super skuadër për rivalët dhe paralajmërojnë se janë kandidat për titull të kampionit... 

Në hapje derbi në Pejë

Superliga e Kosovës në hendboll hapet të shtunën si në konkurrencën e meshkujve po ashtu edhe në atë të femrave. Në Superligë mund të veçohet derbi i javës së parë në Pejë në mes Besa Famiglisë dhe Prishtinës. Pejanët llogariten si të favorizuar, por edhe Prishtina ka skuadër që synon të kthehet me pikë nga ky rrugëtim i vështirë. Në Ferizaj takohen skuadrat fqinje,... 

Kastrioti në kaos

Kryesia e klubit Kastrioti (meshkujt) e ka bërë gati ‘fshesën’, ndërsa disa hendbollistëve për mosangazhim sa duhet do t’u zbritet edhe paga dhe katër prej tyre pritet të suspendohen. Në klub priten riorganizimet? Te femrat ka heshtje apo nuk flitet para medieve? Edhe te femrat priten spastrime të reja! Është mbushur kupa te kryesia e klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt, kampion... 

Suspendohet Vlora Jashari

Kryesia e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, në mbledhjen e jashtëzakonshme të saj, ka suspenduar hendbollisten Vlora Jashari. Arsye e suspendimit të saj, sipas kryesisë ferizajase, ka të bëjë për deklarata të pavërteta rreth klubit që i ka dhënë gazetës nacionale “Bota sot” me 8 gusht të këtij viti. Kryesia e klubit i ka shqyrtuar në detaje deklaratat e saja dhe ka... 

KH Prishtina pa Admire Hasanin

Njëra prej hendbollisteve më të mira në vijën e sulmit, Admire Hasani, do t’i mungojë deri në pranverë KH Prishtinës. Klubi i hendbollit Prishtina ka paraqitur listën me hendbolliste në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF-i), por mungon emri i Admire Hasanit. Cilat janë arsyet që Hasani nuk do të jetë pjesë e Prishtinës për ndeshjet ndërkombëtare që do t’i zhvillojë me 4-5... 

Si paguhen hendbollistët?

Vazhdon avazi i vjetër nëpër klubet e hendbollit të Republikës së Kosovës. Katër klubet, Kastrioti i Ferizajt (femra-meshkuj), Besa Famiglia nga Peja (meshkujt) dhe Prishtina (femrat) ende e mbajnë të fshehur sesa i paguajnë hendbollistet me paga mujore. Askush nuk e ka të qartë pse nuk duan të bëjnë të ditur pagat të hendbollistëve apo të hendbollisteve. Burimet të besueshme nëpër... 

Keq e më keq

Katër klubet e hendbollit nga Kosova që bëjnë pjesë në garat evropiane, si Kastrioti i Ferizajt, kampion, Besa Famiglia nga Peja, fitues i kupës (meshkujt), Prishtina, kampione, Kastrioti, fitues i kupës (femrat) janë në hamendje të përforcohen apo jo. Në afatin kalimtar që ka nisur prej një korrikut asnjëra prej këtyre skuadrave nuk ka sjellë përforcime adekuate përveç Kastrioti... 
Etiketat: , , ,

Tërhiqet Syla – Sahiti kryetrajner i ri

Klubi me traditë të hendbollit, Kastrioti i Ferizajt, ka bërë ndryshime e para për edicionin e ri. E para, Fatmir Syla është tërhequr nga posti i kryetrajnerit për arsyet personale. E dyta, janë liruar dy hendbollistë nga Maqedonia si dhe përforcohen me dy hendbollistë më përvojë vendas. E treta, është zgjedhur edhe çështja e sponsorit gjeneral. Kastrioti edicionit 2010-11... 

Qerimi merr timonin e Herstal Flemalle-s

Ish-hendbollisti i gjeneratës së artë ferizajas, Bujar Qerimi, edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën njëvjeçare me klubin e elitës belge, Herstal Flemalle. “Me kryesinë e klubit Herstal Flemalle kemi arritur marrëveshjen që klubin ta udhëhoqi për një vjet. Synimet tona janë të qarta që të luftojmë për katër vendet e parë. Kushtet janë të mira si për punë po ashtu...