Sporti Total » Hendboll

Shndërrimi në fuqi rajonale “brenda natës”
Skuadrat kosovare shpejt edhe mund të lejohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por gjendja e tanishme e sportit kosovar, sipas ekspertëve, veç një gjë garanton tash për tash – koritjen, siç edhe po bëjnë skuadrat e hendbollit, që janë të vetmet që lejohen të garojnë në Evropë nga stinori 20056.

Por, në gjithë këtë rrugëtim të errët të sportit të kosovar, tash e dy dekada të ndarë nga bota, ka një model që mund të ndiqet, por që sipas atyre që e kanë ideuar dhe finalizuar më pas, është gati e pamundshme të “kopjohet”.

Klubi i basketbollit të femrave Universiteti i Prishtinës, në stinorin 20034, pas shumë përpjekjesh, lobingjesh e sakrificash, u lejua të marrë pjesë në ligën rajonale të njohur si “Trocal League” dhe në fund, befasoi shumëkënd për të mirë, përfshirë edhe publikun kosovar.

Ekipi universitar në stinorin e parë dhe të fundit pati arritur të kualifikohet në “final-four” të mbajtur në Gospiq të Kroacisë, duke u renditur i treti në pjesën e rregullt të kampionatit. Mposhti një nga një ekipet sllovene, boshnjake e disa kroate.

Skuadrat e hendbollit me fat, shmangin skuadrat e forta
Federata e Hendbollit e Kosovës ka vlerësuar se tri skuadrat në konkurrencë të meshkujve që do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare kanë pasur fat në parashortin e hedhur nga EHF-ja, thuhet në një njoftim të FHK-së të martën.

FHK-ja ka vlerësuar se skuadrat kosovare, Kastriotin, Besa Famiglian dhe Prishtinën i pret kundërshtarë mesatar në shortin që do të hedhet më 26 korrik në Vjenë. Si kampion i Kosovës, Kastrioti, do të luajnë në Kupën e EHF-së dhe për kundërshtar mund të ketë njëren nga këto skuadra: OCI Limburg Lions (Holandë), HB Dudelange (Luksemburg), Latsia Kentriki Asfalistiki (Qipro) dhe Sutjeska (Mali i Zi).

Besa si fituese e Kupës do të luajë në Kupën e Fituesve të Kupave, ndërkohë për kundërshtar mund të ketë njërën nga këto skuadra: HC Dobrudja (Bullgari), MSK Hlohovec (Sllovaki) dhe Motor Zaporozhje (Ukrainë). Dhe skuadra e tretë që do të përfaqësojë Kosovën është Prishtinë dhe ajo do të bëjë gara në Challenge Cup. Emrat e kundërshtarëve të mundshëm të saj nuk janë bërë të ditur. Më herët me parashortin janë njoftuar edhe dy skuadrat në konkurrencë të femrave që do të bëjnë gara në Evropë, Prishtina dhe Kastrioti.

Qerimi emërohet në krye të KH Kastrioti
Ish-hendbollisti i gjeneratës së artë së Borcit të Ferizajt, Besim Qerimi, do të drejtojë skuadrën e Kastriotit në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kastriotit, Lulzim Abazi, të dielën. Ai bëri të ditur se Qerimi ka firmosur kontratë njëvjeçare me ekipin ferizajas.

Qerimi në postin e trajnerit ka zëvendësuar Sami Çerkinin. “Besim Qerimi do të drejtojë ekipin tonë në këtë kampionat dhe në garat ndërkombëtare.

Pasi kemi emëruar trajnerin do të nisim edhe me përforcime”, ka thënë Abazi. “Është fat i madh për ne që Qerimi ka pranuar të vijë prej Finlandës për të udhëhequr ekipin”. Përgatitjet Kastriotit do të nisin më 15 korrik, kurse ekipi nga Ferizaj do të përfaqësojë Kosovën në Kupën e EHF-së.

Thumbon FHK-në, Kastriotin e udhëheqin nip e dajë
“Në KH Kastrioti duhet të largohet familjarizimi dhe jo nipi e daja të udhëheqin klubin”, ka thënë Skënder Sahiti, ish-hendbollisti (portieri) i gjeneratës së artë, duke shtuar habitshëm si FHK-ja mund të shkojë në çdo mbledhje të EHF-it e të harxhojë mjetet materiale!

Ish-hendbollisti (portieri) i gjeneratës së artë, Skënder Sahiti, njëherësh ish-trajner i disa klubeve në Itali dhe vitin e kaluar në KH Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), është i thyer shpirtërisht dhe ka vendosur të largohet nga Kosova për në Itali.

Sahiti nuk pajtohet me mënyrën se si federata menaxhon punët, si është familjarizuar KH Kastrioti, duke e udhëhequr nip e dajë dhe si është lënë sporti jashtë dore nga institucionet e Kosovës. Ose si thotë një fjalë e urtë në popull: Nipi për dajën qet pushkë!

“Federata e Hendbollit e Kosovës si mund të shkojë në çdo mbledhje të EHF-it e të harxhojë mjete materiale, sepse nuk janë të detyruar duke e marrë parasysh se reprezentacioni i Kosovës ende nuk ka të drejtë pjesëmarrjeje në garat evropiane e botërore. Dhe konsideroj se Devaja më shumë është lodhur nga fotografimet sesa që jep për hendbollin e Kosovës.

Reformat të cilat i kam bërë në KH Kastrioti, kur isha trajner, sigurisht se edhe FHK-ja ka nevojë për një gjë të tillë dhe për rifreskim të vetvetes, sepse është fjala për vitet e sakrificës të Devajës, që ka kontribuar mjaft për këtë degë sportive. Por, duke u nisur nga aspekti i monotonisë mediale një ditë gjenerata e ardhshme e hendbollit as që do të shikojë hendbollin si sport”, ka shprehur pakënaqësitë Sahiti.

Ai nuk pajtohet me replikat që kanë pasur ndërmjet vetë përzgjedhësit Llazari e Abazi se nuk ka trajnerë në Kosovë, por edhe i ka mbetur hatri në kryetarin e FHK-së. Sipas tij, Llazari ka kontribuar shumë për hendbollin dhe popullin e Kosovës. “Llazari imponimin e trajnerit Jasmin Mërkonja atëkohë në Besë, e konsideron si gjest pozitiv nga ana e tij.

Por, FHK-ja me kryetarin Mexhit Devaja mendoj se atëkohë e kishte bërë një gabim të madh (në atë periudhë isha në Itali) duke promovuar ardhjen e Mërkonjës si të ishte Lionel Messi. Ndoshta po kthehem paksa prapa, por presidenti i FHK-së atëkohë mendoj se kishte bërë shkelje të rëndë, duke dalë para medieve dhe duke promovuar një trajner të një klubi. Do të isha dakord që atë gjest të bëjë me promovimin e përzgjedhësit Llazari apo edhe të paraardhësve te tij.

Pas kthimit tim nga Italia Devaja nuk ka pasur kohë dhe ndjenja të më urojë mua postin si trajner në KH Kastrioti. Unë jam lodhur prej hendbollit të Kosovës dhe do të largohem në qetësi. Vetë njerëzit që udhëheqin institucionet përkatëse në Kosovë nuk e pranojnë sportin e vet, e çka presim nga të tjerët? Me ligjin për sport të Kosovës që s’e pranon Kuvendi i Kosovës e Qeveria e Kosovës, xhudistja Majlinda Kelmendi mendoj se nuk do të kishte nevojë të kërkojë sponsorë nga shtete të tjera.

Kështu që më duket shumë qesharake kur e akuzojnë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar se ka faj që ne nuk jemi në familjen ndërkombëtare, por jo, faji është te ne, nga mospuna. Kuvendi i Kosovës, sa e di, nuk ka pasur kohë asnjëherë t’i kushtojë rëndësi sportit. Edhe në KH Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) duhet të largohet familjarizimi, jo të vazhdojë që nipi e daja të udhëheqin klubin, se kështu klubi nuk shkon para, por dëmtohet tradita e këtij sportit që ka qyteti i Ferizajt”, ka thënë Sahiti.

Kosovës i rritet numri i skuadrave në kupat evropiane
Kërcënimi i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) se do të përgjysmojë numrin e skuadrave kosovare që do të marrin pjesë në kupat evropiane, nga katër sa ishin stinorin e shkuar në dy, ka dalë të jetë “blof”.

Kjo, pasi EHF-ja ka rritur numrin e skuadrave kosovare. Në stinorin 2011\12, në kupat evropiane do të marrin pjesë pesë skuadra kosovare. Me këtë vendim është njoftuar të hënën edhe Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), shkruan “Koha Ditore”.

Sipas FHK-së, tri skuadra në konkurrencën e meshkujve dhe dy në atë të femrave do të masin forcat me ekipet evropiane.

Kastrioti (Kupa e EHF-së), Besa Famiglia (Kupa e Fituesve të Kupave) dhe Prishtina (Challenge Cup) do të përfaqësojnë Kosovën në konkurrencën e meshkujve, kurse Prishtina (Kupa e EHF-së) dhe Kastrioti (Kupa e Fituesve të Kupave) te femrat.

“Tani gjithçka varet nga klubet tona se si do të organizohen për sfidat që i presin”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci.

Në ditën që vendimi i EHF-së ka marrë dhenë, edhe klubet kosovare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këto kupa. Madje, Prishtina e Besa te meshkujt kanë goxha synime këtë stinor.

“Kemi një ekip të ri dhe besoj se do të kemi suksese, kësaj here nuk do të pajtohemi vetëm me pjesëmarrje”, tha trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi. “Jam optimist se mund të kalojmë të paktën dy xhiro. Fillimisht do të marrim dy përforcime vendore dhe pastaj në bazë të buxhetit do t’i shtojmë edhe dy hendbollistë të huaj”.

Edhe Besa ka nisur të mendojë për përgatitjet për garat evropiane.

“Vitin e shkuar nuk kishim fat në short, kurse këtë vit shpresoj të kemi pak më shumë fat. Brenda kësaj jave do të nisim përgatitjet dhe do të forcohemi për të pasur paraqitje sa më dinjitoze në Evropë”, tha trajneri Fatir Muhaxheri.

Skuadrat kosovare marrin pjesë në kupat evropiane që nga stinori 20056, por suksesi i tyre është i vogël. Ato jo rrallë kanë ditur të turpërohen me nga 30 e kusur gola epërsi për një ndeshje. Kësisoj ishte edhe stinorin e shkuar.

Sipas FHK-së, afati i fundit i skuadrave kosovare për t’u paraqitur për pjesëmarrje në këto gara është data 7 korrik. Shorti do të tërhiqet më 26 korrik në Vjenë.

Kastrioti e mbrojti titullin
“Punën time e kam kryer me sukses. Nga e diela (me 29 maj) më ka skaduar kontrata dhe tash në një farë forme nuk jam trajner i kësaj skuadre”, ka thënë Sami Çerkini.

Skuadra e hendbollit Kastrioti i Ferizajt, është kampion i ri i Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Me një fjalë, ferizajasit e mbrojtën titullin e kampionit, të cilët e zunë vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Besa Famiglia nga Peja mbetet e dyta me 51 pikë.

Kastrioti shpallet kampion për faktin se rezultatin e ndërsjellë e ka më të mirë se pejanët. “Kemi treguar fuqinë tonë, dëshmuam se jemi me traditë dhe jemi më të organizuar. Titulli është fryt i punës kolektive që nga kryesia, hendbollistët, Shtabi Teknik, por sigurisht hise të madhe kanë edhe tifozët ‘Ujqit’ që ishin lojtari i tetë i yni.

Sa i përket asaj se gjoja e kam ofenduar federatën, kjo nuk është e vërtet, por është spekulim i qarqeve të caktuara”, ka thënë Sami Çerkini, deri dje kryetrajner, i cili pret që të merret vesh për vazhdimin apo jo të kontratës me kryesinë. “Të dielën (me 29 maj) më ka skaduar kontrata dhe në një farë mënyre nuk jam trajner i kësaj skuadre.

Do të ulem me kryesinë dhe të shohim se a do të arrijmë një marrëveshje të re apo jo”, ka thënë Çerkini. Kastrioti ka fituar titullin e tretë të pasluftës. Titullin e parë e fitoi në vitin 1999-2000, ndërsa i dyti 2009-2010 dhe i treti këtë vit 2010-2011.

Rezultatet – meshkujt

Vjosa – Vëllaznimi 34:28 (17:14)

BESA Famiglia – Kosova 40:26 (21:18)

Drenica – Prishtina nuk u zhvillua

Kastrioti – Trepça 35:27 (16:12)

Tabela

1. Kastrioti	 28	25	1	2 940:669	51

2. BESA Famiglia	28	25	1	2 876:651	51

3. Prishtina	 27	19	0	8 935:748	38

4. Vëllaznimi	 28	12	1	15 882:880 25

5. Kosova	 28	10	1	17 819:970 20

6. Trepça	 28	8	1	19 792:887	16

7. Drenica	 27	5	1	20 675:857	11

8. Vjosa	 28	4	0	24 752:991	 7

Kastrioti është kampion dhe merr pjesë në Kupën e EHF-it, ndërsa Besa Famiglia si fituese e Kupës së Kosovës do të garojë në kupën e fituesve të kupave evropiane. Nga liga largohet: Vjosa e Shtimes, ndërsa Drenica nga Drenasi luan në barazh.

Pengesë Komiteti Olimpik ndërkombëtar!
Kërkesa e Federatës së Hendbollit e Kosovës fare nuk është futur në votim në Kongresin e Federatës së Hendbollit Evropian (EHF-i), e cila është mbajtur në Koln të Gjermanisë.

Sipas zyrtarëve të FHK-së, pengesë për pranim me të drejta të plota është Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. “Kërkesa e FHK-së fare nuk është futur në votim, por thanë se pengesë është Komiteti Olimpik ndërkombëtar (KON-i).

Ata thanë se po presim edhe ndonjë lëvizje në ndërkohë, sepse pranimin e bënë Komiteti Ekzekutiv i EHF-it’, ka thënë nga Kolni shkurt Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së. FHK-ja me drejta të kushtëzuara në EHF është pranuar me 18 dhjetor të vitit 2004.

Vështirë për Shqiponjën e Kosovën
Në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Fituesja e Kupës, Kastrioti i Ferizajt, do të takohet me Shqiponjën e Gjakovës, kurse kampionet në fuqi, Prishtina ballafaqohet me Kosovën e Vushtrrisë.

Shqiponja dhe Kosova vërtetë do të kanë shumë vështirë të përballen me ferizajaset e prishtinaset që kanë në përbërje të veta hendbolliste të huaja.

Ferizajaset kanë humbur gjasat pothuajse në luftë port titullin e kampionit, tashmë më shumë janë të përqendruara që të luftojnë në mbrojtjen e trofeut të Kupës. Nga ana tjetër, Prishtina ka përparësinë e fushës, pasi ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Prishtina është më e mirë në çdo pikëpamje se vushtrriaset dhe presin të kualifikohet në finalen e madhe. Përderisa prishtinaset janë favorite, kjo nuk mund të thuhet edhe për Kastriotin, për faktin se Shqiponja ka ekip që dinë të befasojë kur më së paku pritet.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me 22 prill, ndërsa pas një dite luhet finalja, bëhet e ditur nga zyra e Federatës së Hendbollit e Kosovës.

Dikur temperament, sot shembull
Kastrioti i Ferizajt dhe Besa Famiglia nga Peja, janë dy rivalët e vetëm që pretendojnë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve.

Fundjava e shkuar na e dha kryendeshjen e stinorit, të Superligës, ndërmjet këtyre dy skuadrave, të cilat dëshmuan përkushtim dhe cilësi në lojën e hendbollit. Besa Famiglia, e cila hiqej si favorite e takimit e humbi derbin nga Kastrioti me rezultat 22:21.

Analistë e njohës të këtij sporti dhe të rrethanave të hendbollit në Kosovë e vlerësojnë si fitore të madhe të ferizajasve, e cila i shpie në rrugë për ta mbrojtur titullin, pa marr parasysh ëndërren pejane se do të mund ta ndjek rivalin deri në fund.

Nga kjo ndeshje në sipërfaqe shpërthejnë dy protagonistë: Sami Çerkini dhe Fatmir Muhaxheri, kryetrajnerë, të cilët dikur ishin rivalë të përbetuar në fushë (Samiu portier, kurse Fatmiri pivot), që njihen me temperament të zjarrtë, euforik dhe të papërmbajtshëm në lojë.

Për herë të parë ballafaqimi i tyre vjen për t’u bërë edhe interesant si trajnerë, duke e ndryshuar që të dytë çasjen, por edhe duke pasur respekt e mirëkuptimin e të qenmit tani trajner!. Çka tjetër i bënë të përbashkët këta dy trajner, dy asa, dy kolegë e shokë të sotëm e të dikurshëm. Pak ose aspak.

Përderisa Çerkini thotë se 99 për qind e ka ë titullin në grusht, Muhaxheri, thekson se gabohet rëndë kolegu që mendon se ka mbaruar lufta për titull! Trajneri ferizajas shqetësohet për rënie e cilësisë, ndërsa ai pejan vlerëson si fillim të mbarë të këtij stinorit, me rivalitet dhe me ngritje të ndjeshme edhe të cilësisë.

Këto dhe të tjera pikëpamje na shtynë që të realizojmë një intervistë të përbashkët, me një palë pyetje dhe me përgjigjet e tyre që dallojnë bukur shumë, për të kuptuar edhe lexuesi rivalitetin e tyre të vazhdueshëm…

Bota sot: Si e vlerësoni nismën e stinorit?

Sami Çerkini: Realisht është një fillim i mbarë i stinorit pranveror. Ajo që më shqetëson, sigurisht se është rënia e cilësisë, por shpresoj se me kalimin e kohës do të ketë ngritje. Jo vetëm klubi ynë, por të gjitha të tjerat duhet të punojnë më shumë dhe të investojnë më shumë. Hendbolli ka brumë, por me punë dhe investime strategjike mund ta kthejmë namin që kemi gëzuar dikur.

Famir Muhaxheri: Lirisht mund të them se fillimi i stinorit pranveror është shumë më i frytshëm se sa ai i vjeshtës. Është një fillim i mbarë dhe interesant sa i takon rezultateve, por nuk e përjashtoj as cilësinë.

Bota sot: A ka mbaruar lufta për titull pas takimit në Pejë?

Sami Çerkini: Titulli? Sigurisht se 99 për qind e punës është kryer në Pejë, pasi kemi një nga hapat më të rëndësishëm. Fituam ndeshjen me të vlefshme të kampionatit dhe rrëmbyem kreun e tabelës. Me pikë jemi baras, 30:30, por përparësia jonë është që fituam në Pejë. Jam i vetëdijshëm se deri në fund ka mjaftë ndeshje, por ne nuk kemi ku të dështojmë. Së dyti tanimë kemi çasje tjetër edhe ndaj rivalëve edhe ndaj takimeve që na presin. Me këtë dua të them se do të jemi shumë më të përkushtuar, më mobilizues dhe do të shfrytëzojmë gjithë potencialin për të mos dështuar. Së treti, do të jetë ndjenjë tjetër tanimë në Ferizaj, sepse ka filluar të vlojë atmosfera, sidomos pas fitores në Pejë dhe kjo na obligon që të organizohemi maksimalisht dhe t’i tubojmë edhe një herë “Ujqit” që bashkarisht t’i presim e t’i përcjellim ashtu si na ka hije të gjithë rivalët e në veçanti Besën kur na vjen për herë të fundit në këtë kampionat.

Fatmir Muhaxheri: Ata që mendojnë se lufta për titull ka mbaruar me humbjen e Besës në Pejë gabohen rëndë. Sikur skuadra ime të fitonte, misioni do të ishte i përfunduar për titull, për arsye se Kastrioti do të kishte mbetur pas për katër pikë. Ngjau ndryshe dhe kjo nuk na zbraps, për faktin se me pikë jemi të njëjtë 0:0. Më një fjalë, çdo gjë është e hapur dhe beteja tani duhet nisur. E kemi ndeshjen në Ferizaj dhe atje do të vendoset kampioni. Pse mos të shpresojmë se edhe ne mund ta befasojmë Kastriotin siç na befasoi ai neve në Pejë. E dinë të gjithë se në Ferizaj na shkon ndoresh, sepse jemi rival i moçëm dhe atje lejohet loja. Gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira dhe korrekte me Kastriotin, nuk shoh arsye pse të mos vazhdojë kjo traditë e mirë. Dikujt mund t’i duket ëndërr, por për ne është realitet edhe fitorja e titullit pikërisht në Ferizaj, në qytetin e hendbollit!

Bota sot: Cili është potenciali i hendbollistëve që keni?

Sami Çerkini: Nuk e them sa për t’u lavdëruar, por është realitet se ne kemi kuadrin më të mirë në hendbollin e Kosovës. Kemi individ të dalluar, talent dhe sportist të gatshëm ta mbrojnë atë që e kanë arritur vitin e kaluar, për ta pasur edhe përvojën për rrafshin ndërkombëtar. Tani jemi më të pjekur dhe ndryshe mendojmë e veprojmë…

Fatmir Muhaxheri: Fondi i lojtarëve nuk është edhe aq i kënaqshëm për arsye se kemi mangës për një alo që ka nisur të reflektojë ndjeshëm në lojën tonë. Mirëpo, edhe këta që janë jam i bindur se do ta lartësojnë Besen në këtë kampionat. Për ne është e rëndësishme arena ndërkombëtare, për ta sfiduar edhe një herë këtë rrafsh, për ç’gjë jam shumë optimist se do të mund të kalojmë mirë kësaj radhe.

Bota sot: Kushtet për punë?

Sami Çerkini: Kushtet nuk janë super, por të mira.

Fatmir Muhaxheri: Kushtet janë të mira, jo edhe për t’u ankuar.

Bota sot: Dikur rivalë si hendbollistë, tash si trajner. Ç’ju dallon?

Sami Çerkini: Loja në fushë dhe në bankë janë dy botë krejt të kundërta. Puna e trajnerit është shumë e vështirë dhe gjithnjë kërkohet llogari, sidomos për dështime. Me Fatmir Muhaxherin jemi miq shumë të mirë dhe vazhdimisht komunikojmë. Raportet janë të shkëlqyera, sigurisht se gjithmonë kam pasur dëshirë të fitoj ndaj tij!

Fatmir Muhaxheri: Sporti ka ecajaket e veta ashtu siç i ka edhe jeta. Në fushë gjithmonë ka qenë rivaliteti i madh dhe në kufij të fair play, sepse kemi luftuar për ngjyrat e klubit dhe për pikë. Mendoj, se shumë më vështirë është të luash në fushë se sa të jesh trajner. Puna e lojtarit është e zorshme, ndërsa e trajnerit më duket shumë më e lehtë, megjithëse ka përgjegjësitë e veta.

Bota sot: Në fushë ndryshe, në bankë edhe më ndryshe?

Sami Çerkini: Pyetje interesante. Vet natyra e lojtarit në fushë është temperamente, ndryshe nuk zhvillohesh. Duhet pasur përkushtimin që ndërlidhet me pak inat, me pak fanatizëm, por gjithnjë në kufi që lejojnë rregullat e lojës. Sigurisht si trajner jam i qetë, sepse jam në rolin e edukatorit apo pedagogut. Kur mësuesi është i padisiplinuar, atëherë çka pritet prej nxënësit?

Fatmir Muhaxheri: Theksova edhe më lartë se sporti i bashkon njerëzit. Sporti nuk do të ishte sport sikur mos të jesh temperament, për shkak se e bënë më atraktive lojën. Roli i trajnerit është sikurse i mësuesit, por edhe në bankë nuk je gjithherë i qetë, sepse shumë herë bëhesh temperament edhe pa nevojë. E shihni si reagojmë në momentet e caktuara!

Bota sot: Prishtina e Vëllaznimi, rivalë që iu shqetësojnë?

Sami Çerkini: Prishtina e Vëllaznimi, janë dy skuadra me cilësi të njëjta, por assesi që na rrezikojnë. Nuk duhet harruar se në vjeshtë Prishtina na mposhti, por këtë fat nuk do të ketë në pranverë, sepse jemi më të organizuar si klub, por edhe zhvillojmë me lojë më të mirë. Ndoshta këtu nuancat na bëjnë të dallohemi për shkak të përvojës tonë.

Fatmir Muhaxheri: Rivaliteti është i madh. Katër skuadrat e para: Kastrioti, Besa Famiglia, Prishtina e Vëllaznimi, janë rivalë që kanë një cilësi të theksuar dhe bukur të përafërt. Është normale të shqetësohemi, pasi edhe Prishtina, edhe Vëllaznimi, mund t’i na i prishin llogaritë.

Bota sot: Kur morët timonin e trajnerit, disa nuk ua kishin besën?

Sami Çerkini: Secili e ka bindjen e vet. Në një farë mënyre kanë pasur të drejtë. Para dy vjetësh kam qenë trajner dhe e nisa mbrapsht. Pesë ndeshje: një barazim e katër humbje! Nuk ishte faji im, sepse stërviteshim pothuajse nëpër luadhe për shkak se parketi i palestrës ishte në renovim dhe kemi luajtur në palestrën e Gjilanit. Të luash pa tifozin ferizajas është njësoj sikur të të mos luaje fare. Tash është ndryshe. Jam shumë më i përkushtuar dhe natyrisht kjo ftesë për tu rikthyer më ka mbushur me shpresë por edhe me vetëmohim.

Fatmir Muhaxheri: Pas ardhjes së trajnerit të mirënjohur Jasmin Mërkonja shumëkush mendoj se Besa do të jetë vërtet e fuqishme, por ndodhi e kundërta. Ka qenë një investim i madh dhe i gabuar, që nuk solli gjë të mirë. Në vend të cilësisë së pritur klubi veçse nuk u shkatërrua. Kur e mora unë detyrën ka qenë shumë vështirë, për arsye se u desht të kthejë në radhë të parë disiplinën, më pas t’i rrekem punës në të gjitha frontet duke luftuar në radhë të parë për ngritjen e cilësisë, pastaj punës me të rinj e kështu me radhë.

Bota sot: Sa dallon cilësia?

Sami Çerkini: Momentalisht jemi për një shkallë më lartë se klubet e tjera. Këtë po e arsyetojmë në fushë, me përjashtim të Besës që e kemi konkurrent tejet serioz dhe të përhershëm.

Fatmir Muhaxheri: Tash punohet në mënyrë të organizuar, pra veç e veç dhe jo të janë të gjitha grup moshat me seniorët së bashku në stërvitje, sepse kështu komplikohen punët! Cilësia është në ngritje, ky është një sihariq apo jo?!

Bota sot: Rivalët më të papërshtatshëm?

Sami Çerkini: Nuk shoh askënd tjetër, deri diku është Besa Famiglia.

Fatmir Muhaxheri: Padiskutim Trepça.

Bota sot: Po garat për kupë?

Sami Çerkini: Për Kupë gjasat i kemi shumë të mira. Për rivalë deri në finale nuk e duam Besën, sepse do të ishte një finale e parakohshme. Nëse shkojmë në finale Kastrioti e Besa, do të jetë një finale vërtet e madhe.

Fatmir Muhaxheri: Për Kupë mendoj se do të janë të përfshirë katërshja e parë. Nuk do të jetë lehtë, për arsye se Besa, Kastrioti, Prishtina e Vëllaznimi, janë skuadra që mund të janë në finale. Rivalin që nuk e dua tash për tash të takohem për Kupë është Kastrioti.

Bota sot: A u mungon shikuesi?

Sami Çerkini: Sigurisht se cilësia ka qenë ajo që e bënë të veten. Ferizaj ka traditë të këtij sporti dhe tifozi ynë e njeh mirë lojën e hendbollit. Nuk mundem të mashtrojmë tifozin se kemi cilësi, kur në fakt mungon. Në Ferizaj ka shikues, por jo sa kemi dëshirë, por edhe Gjakova vjen pas Ferizajt me shikueshmëri më të madhe.

Fatmir Muhaxheri: Shikueshmëria nuk është keq. Në Pejë me Kastriotin ka qenë një numër mjaft i mirë i pranishëm në palestër, bile edhe tre autobus me tifozë nga Ferizaj. Nuk është për t’u ankuar, jo edhe për t’u lavdëruar, sigurisht të ardhmen do të ketë më shumë.

Bota sot: Po hendbollistët që vijnë nga jasht?

Sami Çerkini: Kemi vetëm Risto Trajkovskin, të tjerët janë prodhim vendor. Trajkovski me Besën ka shënuar dhjetë gola dhe ka qenë njëri prej më të mirëve. Për të tjerë nuk kemi nevojë, të paktën tash për tash.

Fatmir Muhaxheri: Me të huajt jam i kënaqur. Portieri Dupjanqiq dhe hendbollistin Popov po dëshmojnë lojëra të mira. Ata së bashku me hendbollistët vendorë i japin gjallëri lojës. Kjo i duhet konkurrencës sidomos vendore. Le ta kuptoj secili se pa konkurrencë nuk ka cilësi.

Bota sot: Po talentët?

Sami Çerkini: Hamdi Salihu e Vlerëson Zherka, janë dy talentë të mëdhenj, të cilët kanë parakushte të shndërrimit në hendbollistë të klasit të lartë. Kështu mendoj unë, por natyrisht se varet edhe nga puna e tyre, por edhe fati që pjesë e pandashme e karrierës së secilit.

Fatmir Muhaxheri: Besa vazhdimisht punon me të rinj dhe kemi një kuadër të mirë. E ardhmja do të flet më së miri. Me këtë rast do të veçoja Korab Tetovën e Rron Berishën, dy talentë që po vijnë dhe që do të jetë shtyllë e fuqishme e skuadrës sonë.

Bota sot: Si jetohet si trajner?

Sami Çerkini: Po mbete me një pagë të trajnerit të mori pusi!

Fatmir Muhaxheri: Më shumë se sa vështirë!

Profilet

Sami Çerkini: Është i lindur në vitin 1967 në fshatin Zaskok të Ferizajt. Hapat e parë i bëri në Borcin e atëhershme të Ferizajt, duke mbrojtur tri vite me radhë ngjyrat e kësaj skuadre në ish elitën federativ jugosllave, si dhe dy vite në ligën e dytë federative. Pas pavarësimit të sportit ka qenë anëtar i besnik i KH Kastriotit, tash trajner.

Fatmir Muhaxheri: Është lindur me 1965 në Pejë. Hapat e parë i bëri në ish KH Buduqnostin e Pejës, tashmë Besa. Një kohë luajti edhe për Deçanin e Vëllaznimin e Gjakovës. Tash trajner në KH Besa Famiglia.    /botasot

Kastrioti mbetet pa kryesi
Kampioni aktual i Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, Kastrioti ka mbetur pa udhëheqësi. Pas dorëheqjes së kryetrajnerit Skënder Sahiti, klubin ferizajas e kanë braktisur edhe anëtarët e tjerë të kryesisë, shkaku i krizës financiare me të cilën po ballafaqohet klubi bardh e kaltër. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i deritanishëm i këtij klubi, Izet Rushiti.

“Kemi dhënë dorëheqje si kryesi, pasi për ta përfunduar këtë kampionat duhej t’i siguronim 30 mijë euro, shumë kjo e cila është vështirë të sigurohet. Si kryesi e kemi njoftuar edhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, për

vendimin që e kemi marrë”, ka thënë Rushiti për Kosovapress.

Për këtë krizë financiare që e ka kapluar Kastriotin, Rushiti i ka fajësuar edhe sponsorët e deritanishëm të kësaj skuadre. Ai ka theksuar se sponsorët nuk e kanë përfillur marrëveshjen e bashkëpunimit që e kishin nënshkruar me drejtuesit e kësaj skuadre. Mësohet se klubi ka mbetur në dorë të dy zyrtarëve të deritanishëm, Njazi Behluli dhe Sheqar Shllaku, të cilët do të përkujdesen për ekipin derisa të zgjidhet kryesia e re.