Portieri i Portos, Helton, ndihet shumë keq nga humbja bindëse 5:0 në Londër nga Arsenali, në ndeshjen e tetës së finales së Champions League në futboll.
Helton u detyrua pesë herë ta nxjerrë topin nga rrjeta dhe ka pasur fat që nuk pësoi edhe më shumë gola. “Ne tentuam të reagojmë pas golit të parë dhe të vazhdojmë ashtu, njësoj siç bëmë në ndeshjen e parë, por fatkeqësisht ne nuk ishim në gjendje. Të humbasim një ndeshje të tillë, në këtë mënyrë, nuk është lehtë për t’u pranuar.
Nga ana tjetër, është mirë që njerëzit thonë se kam luajtur mirë, por nuk e bëj këtë punë duke menduar për vete. Unë vetëm mund të them se jam i pikëlluar”, tha Helton.









