Home » Tenis » Hasani ngadhënjeu në turneun “Prishtina Open”

Hasani ngadhënjeu në turneun “Prishtina Open”

Tenisti Gurash Hasani e mbrojti trofeun e fituar një vit më parë të turneut “Prishtina Open”.

Ai në finale ka qenë më i mirë se Granit Bajraliu dhe ka shënuar fitore me rezultat 2:0 (në sete 7:6, 6:2) dhe bëhet fitues i turneut të 18-të më radhë “Prishtina Open 2010”. Hasani setin e parë ka heq të zitë e ullirit derisa e ka mposhtur me rezultat 7:6 Bajraliun, por në setin e dytë ka qenë shumë më i mirë dhe ka fituar me shifra 6:2.

Organizatorët e turneut thonë se ballafaqimi në mes Hasanit dhe Bajraliut ka qenë ndër më të mirët në dhjetë vitet e fundit, me një rivalitet të madh, por edhe me lojë të bukur. Në fushën e tenisit në Prishtinë nuk kanë qenë edhe kushtet aq të mira për zhvillimin e kësaj finale, pasi që era që frynte vazhdimisht ka qenë edhe pengesë disa herë për tenistët.

Fituesi i turneut, Hasani, ndër të tjera tha: “Ka qenë finale mjaft interesante, ku edhe rezultati është dëshmia më e mirë. Jam i lumtur që shënova fitore dhe është trofe i dytë më radhë ose i pesti që e kam fituar në turneun ‘Prishtina Open’.

Loja ka qenë shumë e mirë, por era e fortë që frynte disa herë ka qenë pengesë që të bëjmë lojë edhe më të bukur”, tha Hasani.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni