Mesfushori spanjoll i Real Madridit, Jose-Maria Guti, ka shprehur dëshirë që të transferohet në radhët e kampionit të Italisë, Inter, shkruan gazeta spanjolle “AS” të premten.
Guti shpreson të largohet nga Reali në janar, pasi ai ka humbur vendin në formacionin e parë të skuadrës madrilene.
“Është e vërtetë se kam kaluar shumë kohë të bukura në Real Madrid. Kam shpresuar të jetoj në Madrid gjatë gjithë jetës, mirëpo tash dua të largohem. Do të shkoja me duar hapur në Inter.
Interi është skuadër e madhe. Kam shok të mirë atje si Samuel Eto’o e Wesley Sneijder. Është një skuadër që mund të synojë të gjithë titujt”, ka thënë Guti.










ishalla shkom more zoot se boll i foort osht
ishalla shkon
more zoot se boll i foort osht