Skiatori Guay u bë kanadezi i parë i cili pas 28 vitesh e fiton Globin e vogël të kristaltë në një disiplinë alpine.
Skiatori Erik Guay është kanadezi i parë pas 28 viteve që fiton një glob të vogël të kristaltë. Me fitoren në garën e “Super G” të zhvilluar në qendrën gjermane Garmish-Partenkirhen, kanadezit Erik Guay i ka takuar globi i vogël i kristaltë në këtë disiplinë.
Guay deri tek fitorja e dytë në Super G, brenda pesë ditëve erdhi me kohën 1:26.36 minuta dhe kjo ishte e mjaftueshme për të fituar titullin e kampionit. Kryesuesi i renditjes së përgjithshme në disiplinën Super G, austriaku Michael Walchhofer, garën e përfundoi në pozitën e 15-të.
Kështu Guay u bë kanadezi i parë i cili pas 28 vitesh e fiton Globin e vogël të kristaltë në një disiplinë alpine. Në pozitën e dytë në Garmish-Parkenkirhen me 39 të qindtat garën e përfundoi kroati Ivica Kostelic, ndërsa në pozitën e tretë ishte tani më ish-kampioni i kësaj disipline Aksel Lund Svindal. Zvicrani Carlo Janka me fitoren e së mërkurës në lëshim e mori kryesimin e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, por të enjten në Garmish ishte renditur në pozitën e 11-të.
Kështu avantazhin e tij prej 54 pikëve Raich e zvogëloi në 38-të. Deri në mbyllje të stinorit të sivjetshëm në disiplinat alpine kanë mbetur edhe dy gara në Garmish – Partenkirhen, ashtu që gara kryesore për titullin e kampionit të botës do të zhvillohet mes Jankës dhe Raich. Finalja e Kupës së botës do të vazhdojë të premten, kur në program do të jetë disiplina sllallom i madh, ndërsa të shtunën gara e fundit e këtij stinori në disiplinën lëshim.
Rezultatet
1. Erik Guay (Kanada) 1:26,36
2. Ivica Kostelic (Kroacia) 0,39
3. Aksel Lund Svindal (Norvegjia) 0,63
4. Hannes Reichelt (Austria) 0,88
5. Georg Streitberger (Austria) 1,12
6. Benjamin Raich (Austria) 1,13
7. Didier Défago (Zvicra) 1,20
8. Mario Scheiber (Austria) 1,21
9. Didier Cuche (Zvicra) 1,23
10. Patrick Staudacher (Italia) 1,32









