Pep Guardiola, trajner i Barcelonës, është bërë shumë nervoz me futbollistët e tij gjatë një seance stërvitore të zhvilluar të hënën.
Ai ka shpërthyer për faktin se e ka hidhëruar shumë barazimi me Almerinë, barazim ky që ia humbi edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit. “Ne duhet të gjallërohemi ose e gjithë puna jonë e mundimshme do të jetë asgjë këtë kampionat. Ne nuk do të fitojmë asgjë.
Gjithçka është në mendje. Kur këmbët tuaja nuk përgjigjen, kjo është sepse ju nuk jeni të motivuar”, tha Guardiola. Barcelona zë vendin e dytë me 62 pikë, ndërsa Reali kryeson tabelë me aq pikë, por në saje të gol-dallimit.









