Home » Uncategorized » Guardiola: Ende nuk kemi fituar asgjë

Guardiola: Ende nuk kemi fituar asgjë

Pep Guardiola vazhdon të mbetet me këmbë në tokë dhe thotë se ata do të fillojnë ta festojnë titullin e tretë në radhazi vetëm kur ta fitojnë atë zyrtarisht.

Gjiganti katalanas fitoi ndaj rivalit lokal, Espanyol, me rezultat 2-0 në Camp Nou gjatë të dielës dhe është vetëm një pikë larg mbrojtjes së titullit.

“Për herë të parë titulli i ligës është shumë afër. Ky tash varet nga ne dhe ne duhet të nxjerrim rezultat kundër Levante [në takimin e ardhshëm]. Nëse nuk do të kishim fituar sot, atëherë kjo do ta hapte ligën dhe do ta shtynte atë deri në ndeshjen e fundit, që ishte diçka që ne donim ta shmangnim”.

“Ajo çfarë dua unë është ta fitojmë ligën sa më shpejt që mundemi. Ne ende nuk kemi fituar asgjë, por jemi shumë afër. I vetmi ekip që ka fituar trofe është Real Madridi”, ka thënë Guardiola.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni