Home » Futboll » Glasgow Rangers interesohet për Mërgim Hereqin

Glasgow Rangers interesohet për Mërgim Hereqin

hereqi4Prishtinë, 4 dhjetor – Sulmuesi i ri kosovar, Mërgim Hereqi, gjatë verës ishte provuar te gjiganti skocez Glasgow Rangers dhe thotë se kishte lënë përshtypje të mirë. Tani 17-vjeçari është kthyer në Norvegji, por sipas tij, Glasgowi ende po interesohet për shërbimet e tij.

“Në Glasgow Rangers jam provuar gjatë verës. Atje kalova shumë mirë. Glasgowi është duke treguar ende interesim për mua, pasi u pëlqeva trajnerëve. Mirëpo, ende nuk ka ardhur një ofertë konkrete. Në rast se vjen një ofertë e mirë, atëherë me gjithë qejf do të kaloja në Glasgow Rangers. Mbetet të shoh tash se si do të rrjedhë stinori i ardhshëm. Pos Rangersit ka edhe interesime nga Gjermania”, ka thënë Hereqi të enjten për gazetën.

Në rast se kalon në Glasgow, atëherë ai së pari do të luajë për grupmoshat e kampionit të shumëfishtë të Skocisë.
Hereqi këtë vit ka debutuar në elitën e futbollit të Norvegjisë me skuadrën Stromsgodset. Ai u aktivizua në fund të ndeshjes mes Stromsgodsetit dhe Tromsos. Njëherësh është njëri prej futbollistëve më të rinj që ka debutuar në elitën e futbollit norvegjez. Hereqi pret që stinorin e ardhshëm të ketë më shumë hapësirë te Stromsgodseti, nëse mbetet te kjo skuadër edhe më tej.

“Unë shpresoj që stinorin e ardhshëm të aktivizohem më shumë te skuadra e parë. Unë dëshiroj të luaj me skuadrën e parë, mirëpo trajneri po më thotë se ende jam i ri dhe se duhet të kem durim dhe të punoj shumë. Shpresoj që të kem më shumë minutazh edicionin e ardhshëm”, ka thënë Hereqi.

Hereqi këtë stinor është aktivizuar me juniorët e Stromsgodsetit dhe ka realizuar 22 gola. Në juniorët e kësaj skuadre janë edhe dy shqiptarë të tjerë – Mërgim Hasi dhe Besmir Thaçi.
Hereqi dy vite më parë ishte për prova në Chelsea. Në Londër ishte së bashku me Flamur Kastratin dhe Valon Berishën.

Hereqi është pjesë e ekipit U-17 të Norvegjisë, ndërsa vlerësohet njëri prej talenteve më të mëdhenj në shtetin skandinav.
Skuadra e tij, Stromsgodset, stinorin e ka përfunduar në pozitën e 12-të.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni