Home » Kampionati Kosovar » Gjysemfinale: Besa ndahet barazim me Lirin kurse Vëllaznimi e mund Gjilanin

Gjysemfinale: Besa ndahet barazim me Lirin kurse Vëllaznimi e mund Gjilanin

Ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll kanë pasur rrebesh gola. Në Pejë janë shënuar gjithsej gjashtë gola (Besa-Liria 3:3), ndërsa pesë gola në Gjilan (Gjilani-Vëllaznimi 2:3).

Për dy ndeshje të zhvilluar u shënuan 11 gola, çka dëshmoi një efikasitet të lartë të sulmuesve. Liria mori barazim në Pejë me Besën, ndërsa Vëllaznimi nga Gjakova shënoi fitore me rezultat 3:2 në Gjilan kundër Gjilanit. Si Liria po ashtu edhe Vëllaznimi arritën rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit, të cilat zhvillohen pas dy jave përkatësisht me 26 maj.

Në takimin Besa-Liria ka qenë ndeshje dramatike sa i përket rezultatit po ashtu edhe i ka mbajtur edhe ata pak shikues (300-sish) në ankth. Liria në fund të pjesës së parë kaloi në epërsi me rezultat 0:1 me golin e bukur nga rreth 20 metra që ka shënuar futbollisti Rafet Mullallari.

Në pjesën e dytë, ndryshuan gjërat dhe pejanët vërsulen më të gjitha forcat në barazimin e rezultatit, të cilën e arritën në minutën e 54-të falë golit të futbollistit Granit Çekajt. Nuk kaluan as 11 minuta lojë dhe Besa kaloi në epërsi. Blerim Hysenlekaj nga rreth 20 metra dërgon një gjuajtje të fortë dhe shënon gol të bukur, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi me shifrat 2:1.

Liria assesi nuk dorëzohet, por merr veten me lojë të mirë. Në minutën e 76-të të ndeshjes, Fati Karahoda pas një veprimit të mirë barazoi shifrat 2:2. Besa vazhdon me raste të shumta nëpërmjet Egzon Gashit e Blerim Hysenlekajt, të cilët sikur t’i konkretizonin të gjitha rastet, sigurisht se pejanët edhe do të fitonin përballjen dukagjinase.

Fetim Kasami në minutën e 85-të shënoi për epërsinë 3:2 për pejanët. Kur dukej se Besa siguroi një fitore minimale, ngjau e kundërta. Ermir Gjananoviq prishi gëzimin e pejanëve, duke shënuar golin e barazimit pikërisht në minutën e 88-të.

Liria arriti të luajë baras 3:3 dhe e pret ndeshjen e kthimit në Prizren me rezultat paksa më të favorshëm. Gjilani në vatër të vet është mposhtur nga Vëllaznimi me shifrat 2:3 dhe vështirë do të ketë për ndeshjen e kthimit. Vëllaznimi ka bërë një hap të madh drejt finales së kupës së Kosovës, por që e pret edhe një ndeshje pas dy jave në Gjakovë. Skuadra e Gjilanit nuk do të thotë se ka humbur të gjitha gjasat, pasi janë edhe 90 minuta lojë në ndeshjen e kthimit në Gjakovë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , , ,

Komentoni