Ish-sulmuesi legjendar i Interit, Zlatan Ibrahimovic, është fare pranë transferimit te Milani, pasi darka mes zëvëndëspresidentit të Milanit, Adriano Galliani dhe presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, ka pasur si rezultat zyrtarizimin e negociatave për sulmuesin suedez.
“Ne vetëm jemi zyrtarisht me Milanin në negociata për Ibrën, nuk mund të them asgjë më shumë”, theksoi Rosell pas përfundimit të darkës me Gallianin, i vënë nën presion nga mediat.
Në ora 16:35, Galliani i pyetur nga gazetarët pas përfundimit të takimit, deklaroi: “Unë nuk e përjashtoj mundësinë për të qëndruar këtu të paktën deri nesër. Nuk ka nevojë të jemi optimist apo pesimist. Ne kemi darkuar dhe kemi filluar bisedimet, por ka ende shumë për t’u folur. Ne duhet të presim edhe shumë para se të arrijmë një marrëveshje. A kam biseduar me Ibrën? Jo, ende jo. Dua të kthehem me të në Milanello”.
Siç mësojmë, nesër në mëngjes pritet të mbahet një takim vendimtar mes Ibrahimovic, agjentit Mino Raiola dhe presidentit të Barcës, Sandro Rosell.
Sipas informacioneve të fundit, ka filluar edhe një takim tjetër, kësaj radhe ne zyret e Camp Nou. Të pranishëm në takimin që ka filluar në ora 17:15 janë Sandro Rosell, Adriano Galliani dhe pjesa tjetër e hierarkisë së Barcelonës. Në ora 17:30 ka arritur edhe Mino Raiola që i pyetur nga gazetarët vazhdoi me frazën e tij të cilën të gjithë e dimë: ”Ibra ka edhe 4 vite kontratë”.
18:10 – Sipas spekulimeve, Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë ndaj Milanit, pasi që është i përfshirë personalisht në negociata.
18:20 – Sipas Radio Katalunia, Milani është shumë afër transferimit të Zlatan Ibrahimovic, pasi ka bërë ofertë të vlefshme prej 25-30 milionë eurosh, duke përfshirë këtu edhe shërbimet e sulmuesit italian, Marco Boriello.
18:40 – Tashmë ka përfunduar edhe takimi mes presidentit Sandro Rosell dhe Adriano Gallianit, i cili po mbahej në zyret e Camp Nou. Pas daljes nga stadiumi, asnjë zyrtar nuk dha ndonjë prononcim për mediat e shumta të mbledhura për të mësuar rreth fatit të sulmuesit suedez. Takimi i ardhshëm mes krerëve të dy hierarkive do të mbahet pas përfundimit të ndeshjes për trofeun Joan Gamper.
19:00 – Sipas El Mundo Deportivo, ka ndryshuar drejtimi i negociatave. Barcelona ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së ndonjë lojtari të Milanit, ndërsa opsionet e mbetura thuhet të jenë para në dorë për transferim permanent apo huazim.
19:04 – Gazetari sportiv i Mediaset, kompanisë nën pronën e Berlusconit, Pellegati, ka thënë për Radio Milan Channel se bisedimet janë avansuar shumë dhe marrëveshja nuk është e vështirë.
19:06 – Adriano Galliani do të qëndrojë së paku edhe nesër në Barcelonë. Galliani deklaroi se marrëveshja është shumë pranë finalizimit dhe nuk është e vështirë që transferimi të kompletohet. Ai bërë të ditur se oferta për transferimin e Ibrës do të rritet, gjithnjë sipas Studio Sport.
Galliani shtoi se do të bisedojë me Sandro Rosell edhe një herë dhe nëse ka nevojë do të qëndrojë deri të martën në Barcelonë.
19:15 – Zërat nga Spanja thonë se po shqyrtohet mundësia e dhënies së Ibrës si huazim te Milani, me Milanin që duhet t’ia paguajë vetë gjithë pagën suedezit.
19:20 – Në faqen zyrtare të Milanit është paraqitur deklarat e Adriano Gallianit që thotë: “Nesër në ora 12:00 do të takohemi përsëri me presidentin Rosell, marrëveshja është e shtrenjtë, por jo edhe e paarritshme. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë një kampion.










ibra asht i perkryn per milanin dhe besoj se dota arin marrveshje me milanin dh qat’her ikallxon interit se kush asht milani
ibra eshte njesh
Ibra do shkoje në milan, por blaugrana mund te bejne edhe nje kurth. Të rrin me negociata me rossoner-ët deri në fund të merkatos që mos ta marri reali. Ata rracista thjeshte nuk duan qe te shkoje te reali, dhe gjithashtu nuk mund te perballojne rrogen e madhe te nje lojtari qe tranjeri nuk e perdor neper ndeshje… dileme që ti vleje shumë milanit me 3-shen, pato-ibra-gaucho. Nqs arrihet kjo, kët vit do ket spektakel në seria A me 4 skuadra favorite, the syt e evropes do kthehen përseri nga futbolli italian.
o ibra bre ishalla vjen en milanelo se menxi po pres mi mujt qata interistat se pom shesin mend shum ishalla vjen ibra ni pershendetje per krejt tifozt e milanit…
o ibra i duhesh milanit se pot pret pato edhe ronaldinho ishalla vjen e athere milani si en kohet e vjetra bohet HAJDE IBRA POT PRESIM
forza milan forza te kam gjan o milano
oo sja bre me milanin weq reali qe e mun forcaa milan