Gjermania shënoi fitore 6-1 ndaj Azerbajxhanit në takimin e dytë kualifikues Euro 2012, por pësoi një humbje pasi Per Mertesacker u detyrua të tërhiqet në fillim të lojës.
Heiko Westermann hapi serine e golave kurse Lukas Podolski dhe Miroslav Klose shënuan shumë shpejt pak para përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Vagif Dzhavadov shënon për vizitorët, ndërsa Gjermania përfitoi nga një autogol i Rashad Sadygov, dhe dy gola të tjerë u shënuan nga Klose dhe Holger Badstuber.
Gjermania ka startoi me një formë të mirë, por brenda pesë minuta, Mertesacker u detyrua të largohet, pas një goditje me bërryl në fytyrë nga Dzhavadov, i cili arriti të shpëtojë një prenotim.
Klose dhe Podolski ishin të shkëlqyeshëm, por u desh të presin deri në momentet e fundit të pjesës së parë për të gjetur cakun. Podolski dhe Mesut Oezil kombinuan katër herë mes tyre para se sulmesi i Koeln të shënoj , dhe pas një pasimi nga Holger Badstuber, Podolski kombinon me Klose për golin e tretë të Gjermanisë.
Në pjesën e dytë, Rashad Sadygov shënon një autogol nga krosimi i Sami Khedira
Katër minuta para përfundimit, Badstuber shënon golin e tij të parë për kombëtaren nga një goditje këndi, dhe Klose përmbylli serine e golave për gjermanët
Fitorja e tyre bindës mban rekordin e përsosur të Gjermanisë në kulaifikimet e Euro 2012, duke i vënë ata përpara Turqisë në golaverazh. Azerbajxhani janë të fundit në grup për momentin.









