Futbollisti shqiptar, Jurgen Gjasula, ka qenë protagonist i barazimit mjaft të rëndësishëm te skuadrës së FSV Frankfurtit në shtëpi me rezultat 1:1 kundër Augsburgut, në ndeshjen e javës së 32-të të ligës së dytë gjermane.
Gjasula luajti 90 minuta, i cili asistoi në golin e barazimit. Në minutën e 48-të Thurk kalon në epërsi mysafirët, ndërsa vendasit pas asistimit të mrekullueshëm te Gjasulës barazojnë në minutën e 70-të nëpërmjet futbollistit Cidimar. FSV Frankfurti e mban vendin e 15-të me 36 pikë dhe ka një pikë më shumë se i 16-ti, Hansa.









