Home » Atletikë & Olimpiadë » Gjasat të vogla për ndërkombëtarizim!

Gjasat të vogla për ndërkombëtarizim!

Atletika ka një mijë e një telashe sa i përket ndërkombëtarizimit. Duket se rrugët kësaj federate i janë bllokuar në tërësi për pranim në Federatën e Atletikës Ndërkombëtare.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, është shumë pesimist se këtë vit mund të ndodhë edhe mrekullia për atletikën e Kosovws.

“Shumë vështirë do të jetë që të bëhem pjesë e Federatës së Atletikës Ndërkombëtare. Është procedurë shumë e zorshme, pavarësisht sesa do të punojmë ne. Kemi pengesa të mëdha nga Federata e Atletikës sw Serbisë. Mendoj se me punën që do të bëjmë si federatë me miqtë tanë që kemi në federatat e ndryshme ndërkombëtare besoj se do të gjejmë rrugën e hyrjes në IAAF.E dimë se do të jetë rrugë shumë e vështirë, për arsye se është thënë se pa u pranuar shteti i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dyert janë të mbyllura për federatën tonë në IAAF”, ka thënë Sylejmani.

Federata e Atletikës së Kosovës falë bashkëpunimit të mirë që ka me Federatën e Atletikës së Turqisë ka marrë pjesë në disa turne që janë organizuar në Stamboll.

“Miqtë më të mëdhenj në atletikë i kemi turqit. Sërish kanë dërguar ftesën në adresë të federatës sonë që atletët e kombëtares së Kosovës për seniorë dhe veteranë të janë pjesëmarrës në një garë ndërkombëtare në fund të muajit gusht. Konsideroj se kjo ftesë është shumë e mirë dhe që do të ndihmojë atletikën që edhe në këtë mënyrë të gjejmë mënyrën e sensibilizimit”, tha Sylejmani.

Atletika ka pasur një varg aktivitetesh gjatë këtij viti, por tashmë do të përgatiten edhe për turne ndërkombëtar që i presin në muajin gusht e shtator.

“Federata e Atletikës së Kosovës të martën ka mbledhje dhe do të vendosë për garat e ardhshme. Sigurisht se në këtë mbledhje do të vendoset edhe vendi se ku do t’i dërgojmë atletët e kombëtares së Kosovës në përgatitjet 14 ditore”, tha Sylejmani.

Përderisa shumë sporte të tjera ankohen se janë në krizë të thellë financiare, atletika duket se qëndron më mirë se të tjera.

“Fatmirësisht nuk qëndrojmë edhe keq financiarisht. Mendoj se kemi kushte mjaft të mira për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme”, nënvizoi Sylejmani.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni