Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, është duke menduar në një largim të mundshëm nga Milani. Ai tha se nuk i interesojnë të hollat, megjithatë e diskuton mbetjen në Milan.
“Nëse e bëj diçka, dua ta bëj me entuziazëm, përndryshe do të bëhem lojtar normal, një lojtar i kategorisë së tretë. Dhe, nëse flas për pasion, atëherë sezoni i kaluar nuk shkoi dhe aq mirë për mua. Unë kam edhe dy vite kontratë me Milanin, por nuk më interesojnë të hollat”, tha Gatusso.









