Adriano Galliani, zëvëndëspresident i skuadrës së Milanit, gjithmonë jep deklarata të prera.
Ai spekulimeve të shumta që janë zhvilluar jo vetëm në mediat italiane, më në fund ia ndali hovin. Galliani u ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me transferimet e Rossonerëve, duke thënë se as nuk do të vijnë, e as nuk do të largohen futbollistët nga skuadra kuqezi.
“Tashmë e kam shpjeguar se ‘tregu’ për ne është i mbyllur. Klass-Jan Huntelaar nuk është në shitje, Christian Abbiati është në gjendje të mirë dhe kjo është arsyeja që e huazuam Storarin”, tha Galliani.









