Reprezentacioni i Spanjës në futboll, pasi fitoi titullin e botës është kthyer në Madrid ku është pritur në mënyrë madhështore.
Reprezentacioni në aeroport është pritur nga një brigadë e zjarrfikësve që ka bërë shou të veçantë me topa të ujit, kurse në rrugët e Madridit edhe pse ishte festuar tërë natën e së dielës rreth 3 milionë njerëz kanë dalë për ti pritur kampionët e botës në futboll. Ekspedita spanjolle që ishte në Afrikë të Jugut është pritur edhe nga Kryeministri i këtij shteti Hoze Luis Zapatarro si dhe Lartmadhëria e Tij Mbreti Huan Karlos.









