Home » Futboll

Ballack: Bayern ka avantazhin e fushës

Michael Ballack ka deklaruar se Bayern Munchen është favorit për fitoren e Ligës së Kampioneve ndaj Chelsea për arsye se luan në stadiumin e tij.  Ish-lojtari i bavarezëve dhe i Bluve të Londrës theksoi për fifa.com: “Kam kaluar shumë mirë tek të dy klubet dhe kam kujtime të mira nga të dyja etapat. Për këtë arsye i uroj fat edhe Bayern, edhe Chelsea, por mendoj se gjermanët... 

Montella është i duhuri për Romën

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, po lobon për ish-bashkëlojtarin, Vincenzo Montella, që të angazhohet në postin e trajnerit te Giallorossët. Për ironi Luis Enrique e zëvendësoi pikërisht Montellan në fillim të sezonit 2011/2012, mirëpo pati një sezon zhgënjyes, ashtu që po largohet nga Roma. “Do të isha i gëzuar nëse Montella do të kthehej. Gjithmonë kam menduar se ai është... 

Kupa shkon në Basel

Baseli ka mposhtur Luzernin pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë ka përfunduar me rezultat të barabartë (1:1), në finalen e Bernit. Finalja e Kupës zvicerane pati për protagonist tre futbollistët shqiptar, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka luajtën për gjatë tërë takimit me Baselin, derisa Jahmir Hyka luajti në 25 minutat e fundit kohës shtesë për Luzernin. Baseli... 

Interi ka blerë Guarinin

Klubi i Interit e ka shfrytëzuar mundësinë për blerjen e të huazuarit nga Porto, Fredy Guarin – ka deklaruar agjenti i lojtarit, Marcelo Ferreyra. Kolumbiani kaloi në Giuseppe Meazza në muajin janar në formë huazimi gjashtëmujor, por tre muajt e parë nuk mundi të luajë si pasojë e një lëndimi. Megjithatë, në gjashtë paraqitjet e tij nën Andrea Stramaccionin, 25-vjeçari duket... 

Martinez nuk mendon për Barcën

Qendërmbrojtësi i Real Sociedadit, Inigo Martinez, e ka distancuar veten nga pohimet që e lidhin atë me një kalim te Barcelona. Problemet e Carles Puyolit me lëndime dhe rënia në formë e Gerard Pique, kanë bërë që Blaugranët të kërkojnë alternativa në qendër të mbrojtjes, dhe është spekuluar se ata janë në bisedime me 21-vjeçarin. Megjithatë, ai ka thënë se nuk mendon për... 

Capello: Moratti fajtor për mosangazhimin te Interi

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Fabio Capello, ka treguar se ai ishte pranë angazhimit te Interi, para Andrea Stramaccionit, mirëpo e ka etiketuar si fajtor presidentin e klubit, Massimo Moratti, për dështimin e bisedimeve. “Do të më pëlqente të bëj punën e trajnerit për dy vite të tjera, ndërsa edhe nëse nuk ka mundësi të mëdha do të vazhdoj të trajnoj”. “Së fundmi,... 

Benitez në listë për postin e trajnerit të Liverpoolit

Trajneri i dikurshëm i Redsave, Rafa Benitez dhe menaxheri aktual i Wiganit, Roberto Martinez, kryesojnë listën e emrave që mund të caktohen në postin e trajnerit të Liverpoolit. Kryesia e ‘Të Kuqve’ e ka shkarkuar trajnerin Kenny Dalglishm si pasojë e sezonit të dështuar në Ligën Premier, përkundër triumfit në League Cup dhe arritjes në finale të FA Cup. Ndërkaq, menjëherë... 

Ambrosini edhe një tjetër vit te Milani

Klubi i Milanit ka njoftuar përmes një komunikate se kapiteni Massimo Ambrosini ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me Rossonerët. Pas grupit të veteranëve që u larguan nga San Siro (Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso, Filippo Inzaghi, Clarence Seedorf, Gianluca Zambrotta dhe Mark van Bommel) u prit që edhe mesfushori që mbush 35 vjet këtë muaj të largohet. Mirëpo, kontrata e re... 

Shkarkohet Kenny Dalglish

Liverpooli e ka shkarkuar trajnerin Kenny Dalglish pas një sezoni të dështuar të Redsave, sidomos në Ligën Premier. Këtë sezon, 61-vjeçari arriti t’ia sjellë klubit nga Anfield titullin e League Cup (trofeun parë që nga viti 2006), mirëpo dështoi ta zinte pozitën e katërt në tabelë përkundër investimeve që ka bërë nga janari i vitit të kaluar (rreth 100 milionë funte –... 

Maxi Lopez kërkon të qëndrojë te Milani

Sulmuesi në pronësi të Catanias, Maxi Lopez, dëshiron që ta zgjasë qëndrimin në San Siro. Argjentinasi u huazua nga Milani në muajin janar, ndërsa Rossonerët e kanë mundësinë që ta blejnë atë, por duhet të paguajnë tetë milionë euro. “Agjenti im së shpejti do të takohet me drejtorët e Milanit. Por unë e kam vetëm Milanin në mendje. Jam i lumtur këtu dhe mund të jap shumë...