Home » Futboll

Mourinho të kthehet te Chelsea

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të rikthehet te Chelseat në fund të sezonit. Portugezi raportohet se do të largohet nga gjiganti spanjoll gjatë verës për t’u rikthyer në Angli. Dhe fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve, i cili ka fituar gjashtë trofe brenda tre vitesh në Stamford Bridge, dëshiron të rikthehet te puna e vjetër. “Jose do të pranonte të kthehej... 

Lazio, Cana në listën e Europa League

Rezulton një bllof lajmi i dhënë disa kohë më parë nga mediat italiane, sipas të cilave, Lorik Cana nuk do të përfshihej në listën e lojtarëve të Edi Rejas për ndeshjet e Europa League. Fillimisht u mendua se dëmtimi i rëndë në shtyllën kurrizore që do ta mbajë jashtë edhe rreth 2 muaj, do ta linte jashtë Evropës kapitenin e kombëtares kuqezi, por mesa duket, trajneri italian... 

Renova ua dha “teposhtën” reprezentuesve kosovarë

Kur në mars të vitit të kaluar, Alban Ramaj, mori ftesën e fundit për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, ai luante për Erzgebirge Auen në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Sulmuesi shpresonte që paraqitja në përfaqësuese do ta ndihmonte që të stabilizohej tek Aue apo që të bënte ndonjë hap para në karrierë, duke u transferuar në ndonjë skuadër më të fortë. Por... 

Giggs në prag të ndeshjes së 900-të

Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, thotë se ai po u kushton shumë pak vëmendje rekordeve të tij. Rekordi i ardhshëm i Giggs do të vijë pas edhe tre paraqitjesh, që do të shënojë ndeshjen e tij të 900-të për Djajtë e Kuq. “Vërtet kurrë nuk u kam kushtuar vëmendje atyre. Më e madhja ishte kur e kalova Sir Bobby [Charlton] andaj ishte një moment krenarie. Por tash le të shkojë... 

Vokrri merr edhe 4 vjet mandat në garën pa rival

Fadil Vokrri do të udhëheqë futbollin kosovar edhe në katër vjetët e ardhshëm. Besimin për të udhëhequr Federatën e Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar, Vokrri e fitoi të enjten në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur në Prishtinë. Kuvendi zgjati pak më shumë se gjysmë ore, ndërsa përveç kryetarit të FFK-së u zgjodhën edhe shumica e anëtarëve të... 

Del Piero: Tani të shkëputemi

“Edhe pse nuk kemi luajtur jemi ende të parët në renditje.” Kështu ka shkruar Alessandro Del Piero në faqen e tij zyrtare në internet. “Dita e djeshme na lë sërish në krye të klasifikimit. Me një pikë avantazh ndaj vendit të dytë e me një ndeshje më pak duhet të tregohemi të zotët që të thellojmë diferencën në krye edhe pse është shumë shpejt për tu fiksuar pas renditjes”,... 

Falcao i ngazëllyer me formën e Atleticos

Radamel Falcao është i ngazëllyer me formën që po kalon së fundi me Atletico Madrid. Sulmuesi kolumbian ka luajtur një rol kyç në tre fitoret radhazi të Atleticos duke shënuar pesë gola dhe është i kënaqur me suksesin e fundit të klubit. “Puna që kemi bërë, sakrifica, të gjitha po paguhen. Skuadra është e vetëdijshme se çfarë dëshiron. Ne jemi përmirësuar, që na ka lejuar... 

Mertesacker: Është koha Arsenali ta tregojë veten

Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, thotë se Topçinjtë nuk e shfaqin potencialin e tyre të plotë në fushë. “Mendoj se ka shumë hapësirë për përmirësime. Ne kemi një skuadër të mirë dhe potencial të mirë, por ne duhet të jemi të mirë në fushë. Për momentin ne nuk i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë”. “Ne gjithmonë mundohemi ta ruajmë portën e paprekur dhe të... 

Ozil shpreson ta mbyllë karrierën me Realin

Mesfushori turko-gjerman Mesut Ozil shpreson ta mbyllë karrierën si futbollit te Real Madridi. “Dua t’i jap fund karrierës te Real Madridi. E di se ka shumë vite deri atëherë dhe do të jetë shumë vështirë”. “Klubi do të nënshkruajë me shumë lojtarë të mëdhenj në vitet e ardhshme dhe do të ketë shumë lojtarë të rinj, por unë dua të jem pjesë e kësaj të ardhme. E... 

Keita: Reali më ofroi më shumë para

Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, thotë se ai do të mund të kishte luajtur për Real Madridin ose Juventusin. “Barcelona erdhi pas tre viteve të vështira dhe shumë njerëz më këshilluan të mos nënshkruaj për ta”. “Isha përfshirë në negociata të avancuara me Real Madridin dhe Juventusin, klube të tjera të cilat dëshironin të nënshkruajmë me mua dhe të cilët ofronin...