Home » Liga e Kampionëve
Zyrtare: United nuk kthehet në LK
Edhe zyrtarisht ëndrra e tifozëve të Manchester United për t’u kthyer këtë sezon në Ligën e Kampionëve do të mbetet vetëm ëndërr, pasi Federata Zvicërane e Futbollit (ASF) ka pranuar obligimin ndaj FIFA-s.
FIFA ka obliguar ASF që të dënojë me heqje të 36 pikëve në tabelë klubin Sion që ka bërë transfere të jashtëligjshme dhe edhe pse ASF ka refuzuar ta bëjë këtë në...
Eliminohet Manchester United
Skuadra zvicerane Basel ka arritur ta mposhtë dhe ta eliminojë Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, pasi në takimin e fundit të fazës grupore ka fituar me rezultat 2-1.
Xherdan Shaqiri rrëmbeu një top për të goditur në drejtim të portierit De Gea, ndërsa topin e kthyer nga ai e plasoi në rrjet Marco Streller (9’) për epërsinë e parë të vendasve dhe për rezultatin përfundimtar...
Paraqitje e mirë e Cityt, por Napoli vazhdon tutje
Manchester City ka arritur ta mposhtë Bayern Munichun me rezultat 2-0 në takimin e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, mirëpo nuk e ka siguruar kualifikimin në fazat e mëtutjeshme të kësaj gare, pasi vendin e dytë në Grupin A e ka zënë Napoli.
Derisa kundërshtari i Cityt luante pa ndonjë objektiv dhe me mungesa të shumta të formacionit bazë, ishin ‘pasanikët’...
Reali rekord pikësh – kualifikim i jashtëzakonshëm i Lyonit
Real Madridi është skuadra e vetme që ka arritur qind për qindëshin e pikëve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, duke shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshje.
Në takimin final të kësaj faze Mbretërit kanë fituar me rezultat prej 3-0 përballë Ajaxit në Amsterdam Arena.
Jose Callejon shënoi (14’) pas asistimit të bukur të Kaka, ndërsa Gonzalo Higuain vendosi rezultatin...
CSKA mposht Interin për t’u kualifikuar
CSKA Moska ka fituar me rezultat prej 2-1 si mysafir i Interit për të siguruar kualifikimin në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Seydou Doumbia kaloi rusët në epërsi (50’), ndërsa Esteban Cambiasso e barazoi menjëherë rezultatin (51’).
Hero i takimit ishte Vasiliy Berezutskiy, i cili e shënoi golin e fitores tre minuta pa përfunduar takimi.
Ndeshja tjetër e Grupit...
Kërkojnë biletat e fundit
Të mërkurën do të kompletohet e teta e finales me ndeshjet e grupeve A,B,C e D. Do të jenë nëntë skuadra që do t’i kërkojnë katër biletat e fundit që çojnë në fazën tjetër, ndërsa ato që nuk ia dalin dot, do të ngushëllohen me Europa League.
Me ndeshjet e sontme, në xhiron e gjashtë të Grupeve A,B,C e D, do të kompletohet e teta e finales së Ligës së Kampionëve. Bayerni...
Sensacionale, kualifikohet Marseille!
Ekipi francez Marseille është kualifikuar në mënyrë sensacionale, pasi ua prishi festën grekëve të Olympiacos me një fitore prej 3-2 ndaj Dortmundit në transfertë, përderisa grekët mposhtën Arsenalin në shtëpi me rezultat 3-1.
Festa për grekët në Athinë filloi me Djebour dhe Fuster (16’ dhe 36’) të cilët shënuan për epërsinë e Olympiacos pas pjesës së parë ndaj Arsenalit.
Në...
Barca fiton, Milani ndalet me barazim
‘Fëmijët’ e Barcelonës kanë shënuar fitore prej 4-0 përballë BATE Borisovit në takimin e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Duke qenë se Blaugranët e kishin të siguruar pozitën e parë në Grupin H, Pep Guardiola startoi me këtë formacion: Pinto; Montoya, Bartra, Fontas, Maxwell; Dos Santos, Thiago, Sergi Roberto, Pedro, Cuenca, Rafinha.
Megjithatë, edhe këta...
Blutë vazhdojnë tutje
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 ndaj Valencias në takimin vendimtar për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Londinezët e filluan takimin në Stamford Bridge të rrezikuar për kualifikim, mirëpo pas 90 minutash ata e siguruan edhe pozitën e parë në Grupin E.
Pas vetëm tre minutash lojë, Didier Drogba e zhbllokoi...
Xhiroja vendimtare
Këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve dhe vendimtare në Ligën e Kampionëve. Grupet E dhe F janë më të paqartët, me nga tri skuadra që janë në lojë për dy pozitat e para. Në Grupin G, dy skuadra do ta kërkojnë pozitën e dytë, kurse në atë H gjërat pothuajse janë qartësuar më herët.
Nëntë skuadra e kanë siguruar kualifikimin në...