Home » Kampionati Turk

Cana shënon për Galatasarayn

Lorik Cana ka shënuar golin e parë për ekipin e tij Galatasaray, në ndeshjen kundër Eskishehirit. Ekipi i Lorikut fitoi në Stamboll me rezultatin 4:2, kurse pikërisht Cana ishte golashënuesi i parë që në minutën 11 të ndeshjes. Për ekipin e Stambollit shënuan pastaj edhe Stancu, Kewell dhe Barosh.  Read More →
Etiketat: ,

Cana do të sjell Galatasarayn në Prishtinë

Mesfushori kosovar Lorik Cana ka premtuar se do të sjellë në Prishtinë skuadrën e famshme turke Galatasaray. “Për tifozët në Shqipëri, sidomos në Kosovë, Galatasaray është më i popullarizuar se sa skuadrat vendore. Madje skuadrat si Barcelona dhe Manchester United kanë më pak tifozë në Kosovë se sa ne. Qëllimi im është që së bashku me Qeverinë e Kosovës të organizoj një... 
Etiketat: ,

Besiktas do ta transferojë Simaon

Besiktas pritet që gjatë ditës të zbulojë nënshkrimin me anësorin e Atletico Madrid, Simao Sabrosa. Agjenti Ahmet Bulut ka qenë në gjendje të arrijë një marrëveshje në mes të të gjitha palëve, që është nënshkruar të premten, ndërsa klubi turk pritet ta bëjë publike sot. Simao ka qenë në biseda me Atletico rreth kontratës së re, me marrëveshjen aktuale që skadon në muajin... 

Cana: Nuk do të largohem nga Gallatasaray

Lorik Cana nuk do të largohet nga Galatasaray gjatë afatit kalimtar të janarit. Mesfushori kosovar pati një periudhë të vështirë në fillim të eksperiencës së tij në kampionatin turk me trajnerin Frank Rijkaard, por me arritjen e trajnerit rumun, Gheorghe Hagi, gjërat ndryshuan për mirë. Menaxheri turk i Lorik Canës, Ceylan Çaliskan, i ka mohuar spekulimet se 26 vjeçari do ta lë... 

Përleshje në Turqi, theren 3 tifozë të Buraspor

Futbolli ka dhuruar sërish skena të dhunshme në Turqi, megjithëse këtë herë nuk bëhet fjalë për një nga derbet e Stambollit. Të paktën tre tifozë të skuadrës së Bursasporit janë therur me thika në prag të ndeshjes me Beshiktashin, duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Përleshjet mes tifozerive nisën përpara fillimit të takimit, kur mijëra tifozë të Beshiktashit... 

Cana me Gallatasarayn u kthehen fitoreve

Lorik Cana më në fund me skuadrën e tij, Gallatasarayn, iu kthyen fitoreve në elitën e futbollit turk. Futbollistët e Gallatasarayt si mysafirët e dërrmuan me rezultat 3:0 Kasimpasaspor-in. Cana luajti 80 minuta, duke dëshmuar lojë shumë të mirë së bashku me futbollistë të tjerë. Skuadra e Canës pas një serie të zezë që ka pasur të rezultateve në katër javët e fundit (një... 

Cana: Nuk kemi ekip për titull

Mesfushori kosovar Lorik Cana ka pranuar se skuadra e Galatasarayt këtë edicion nuk është e gatshme për titullin e kampionit në Turqi. Këto deklarata mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë i ka thënë një ditë pas disfatës në derbi me Besiktasin 2:1, në të cilën ndeshje edhe u ndëshkua me karton të verdhë. Gatalasaray pas 14 javëve zë vendin e dhjetë në tabelë me 17 pikë,... 

Inzaghi: Paloschi zëvendësimi im ideal

Sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi, thotë se Alberto Paloschi është njeriu i duhur për ta zëvendësuar atë. Një varg lojtarësh janë përmendur si alternativa të mundshme për Inzaghin, por vetë lojtari mendon se sulmuesi i Parmës do të ishte zëvendësimi ideal i tij. “Nëse unë duhet të zëvendësohem, atëherë nuk ka asgjë më të mirë se Paloschi – edhe pse ai vjen nga lëndimi”,... 

Guti: Nuk pendohem që jam larguar nga Reali

Mesfushori i Besiktasit, Guti nuk është penduar për largimin e tij nga Real Madridi. Veterani spanjoll iu bashkua klubit turk nga gjiganti madrilen gjatë afatit kalimtar të verës, kur Jose Mourinho mori timonin në Santiago Bernabeu. “Mourinho i ka të gjitha, do të kisha pasur dëshirë të luaja në ekipin e tij. Por, nuk pendohem që jam larguar. Më pëlqen Turqia, jam i lumtur këtu.... 

Cana startues te Galatasaray

Lorik Cana u paraqit në përbërjen bazë të Galatasarayt që fitoi 2:1 kundër Antalyasporit. Ndeshja u luajt të shtunën mbrëma në kuadër të javës së dhjetë të kampionatit turk. Cana luajti deri në minutën e 60-të kur u zëvendësua nga Emre Çolak. Me 16 pikë të mbledhura, Galtasaray zë pozitën e gjashtë. Të dielën, Labinot Harbuzi luajti deri në minutën e 62-të për Gençlerbirligin...