Sporti Total » Kampionati Shqiptar

De Biasi krenohet me Shqipërinë
Gianni De Biasi ka nisur punën me Kombëtaren shqiptare. Ai ka thënë se është krenar që do ta drejtojë ekipin kuqezi, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Italiani synon të ketë një skuadër që di të mbrohet dhe të sulmojë derisa ka vlerësuar lart shpirtin luftarak të ekipit.

Gianni De Biasi ka nisur zyrtarisht punën me Kombëtaren shqiptare. Trajneri italian të shtunën paradite zhvilloi stërvitjen e parë me lojtarët e kampionatit shqiptar.

Pas seancës së parë stërvitore të këtij grumbullimi, i cili do të zgjasë 5 ditë, De Biasi ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku foli për situatën e përgjithshme në ekip, ndërsa e cilësoi krenari dhe përgjegjësi përfaqësimin e Shqipërisë.

“Më tepër sesa efekt, kostumi i Kombëtares shqiptare është një përgjegjësi. Fakti që përfaqësoj një shtet në arenën ndërkombëtare të futbollit është një arsye për të qenë krenar, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Unë, si edhe bashkëpunëtorët e mi, e nisim këtë detyrë me shumë besim dhe motivim. Do të përpiqemi të punojmë mirë për Federatën dhe Kombëtaren tonë”, ka thënë italiani.

“Sa i takon grumbullimit, ai më shërben për të njohur më mirë se çfarë ofron kampionati shqiptar. Dyert e përfaqësueses janë të hapura për të gjithë ata që kanë dëshirë të jenë pjesë e ekipit dhe për ata që kanë kualitet. Gjërat në skuadër do të funksionojnë si demokraci dhe me meritokraci. Nëse lojtarët më të mirë do t’i gjejmë në kampionatin shqiptar, do t’i marrim, në të kundërt do të kërkojmë të afrojmë ata që luajnë jashtë vendit”, ka theksuar ai.

Më tej, ish-trajneri i Udineses, Brescias, Torinos e disa klubeve tëtjera ka bërë të ditur çfarë kërkon nga Kombëtarja, cilat janë pikat e forta të Shqipërisë dhe pjesët që duhen përmirësuar.

“Do të mundohemi që deri më 29 shkurt t’i vëzhgojmë të gjithë lojtarët që luajnë jashtë dhe të kemi informacione sa më të plota. Synojmë të kemi një skuadër sa më të ekuilibruar në fushë, që di të mbrojë e të sulmojë, një ekip kompakt dhe aspekti i cili më intereson më shumë, që të dijë të qëndrojë taktikisht mirë në fushë”, deklaroi 55-vjeçari.

“Ndër pikat e forta të Shqipërisë janë pa diskutim shpirti i skuadrës, nga pikëpamja e dëshirës, vendosmërisë dhe kompaktësia. Kur është duke humbur, Shqipëria lufton. Ka edhe probleme taktike, por nuk më pëlqen të flas për ato, pasi defekte kanë të gjithë. Gjithashtu e kam të qartë që një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve janë rezerva në klubet e tyre dhe kjo na e vështirëson punën”, shtoi De Biasi.

Trajneri i ekipit kuqezi theksoi se për momentin ka komunikuar me kapitenin Lorik Cana, të cilin e cilësoi një lojtar thelbësor për skuadrën, ndërsa shumë shpejt ai do të vëzhgojë Bogdanin dhe Ujkanin.

Për sa u takon përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2014, De Biasi deklaroi se po punohet për të siguruar të paktën 2 ose 3 miqësore të tjera, veç asaj të 29 shkurtit me Gjeorgjinë, për t’u paraqitur sa më të përgatitur në sfidën e parë, që do të luhet më 15 gusht me Qipron.

De Biasi nuk përjashtoi mundësinë e një miqësoreje me Italinë në të ardhmen e afërt, ndërsa i hapi derën për ardhje në Kombëtaren kuqezi Edgar Çanit dhe lojtarëve të tjerë.

Shqipëria trukohej në Greqi
Bisedat telefonike të përgjuara nga policia greke kanë zbuluar trukim të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, në një aksion që ka asgjësuar katër grupe kriminale para tre ditësh në qytetin e Selanikut.

Sipas kanalit të tretë të televizionit shtetëror ERT 3, me qendër në këtë qytet, pas arrestimit të 53 personave që përbënin këto organizata mafioze të cilat jepnin hua me përqindje deri në 80 % në muaj, mashtronin, bënin shantazh dhe pastronin para të përfituara në mënyrë të paligjshme, zbulohet se një pjesë e madhe e këtyre parave vinte edhe nga trukimi i ndeshjeve.

Në bazë të materialit audio që ka në dorë policia greke, një person i ashtuquajtur “Portugezi” i propozon kreut të një prej katër grupeve, me emrin Marko Karamberi, të luajnë shuma të mëdha parash në dy prej ndeshjeve miqësore të kombëtares shqiptare, në verën e kaluar, me Argjentinën dhe me Malin e Zi.

Sipas tij cdo gjë ishte e rregulluar, sepse kishte biseduar me trajnerin e ekipit shqiptar, madje në ndeshjen me Malin e Zi, sipas tij fitimi do të ishte trefish i sigurtë dhe mund të trukonin cfarëdo rezultati.

Vlen të përmendet se personi që drejtonte këtë organizatë mafioze të këtij qyteti, ishte pronar i disa klubeve të natës, ndërsa para dy vitesh kishte kandiduar në zgjedhjet lokale me partinë ultranacionaliste LAOS.

Në llogarinë e tij bankare janë gjetur mbi 5.5 milion euro që rezultojnë të jenë fituar nga skedinat e basteve në ndeshjet, të cilat sipas organeve greke, ai dhe bashkëpunëtorët e tij ka trukuar.

Midis dy personave në fjalë janë zbardhur edhe të paktën tre biseda telefonike për trukimin e ndeshjeve të përfaqësueses sllovake.

Në orët e ardhshme priten të publikohen të dhëna të tjera nga zbardhja e 3500 faqeve me biseda telefonike, në gjithësej 15000 faqe që përbëjnë dosjen e kësaj cështje që ka tronditur jo vetëm qytetin verior, por gjithë Greqinë.

Midis të arrestuarve janë edhe një drejtues i shërbimit të ndjekjes së krimit ekonomik, biznesmenë, avokatë, drejtorë bankash, disa oficerë policie si dhe një prej gazetarëve më në zë të këtij qyteti.

Bushi në stafin e Di Biazit
Ardhja e trajnerit italian Xhani Di Biazi duket se do të jetë dhe starti i ndryshimeve në kombëtaren shqiptare të futbollit.

Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pohojnë për Top Channel se një nga golashënuesit më të mirë të kuqezinjve, Alban Bushi është emëruar të martën menaxher i përfaqësues tonë.

Kjo metodë është aplikuar në shumë përfaqësuese me emër në futbollin europian dhe atë botëror. Ish-sulmuesi do të jetë i pranishëm në cdo hap të kombëtares dhe përvec kësaj do të jetë një ndër njerëzit më të besuar të trajnerit të kombëtares.

Alban Bushi do të vëzhgojë lojtarët e Superligës që luajnë me kombëtaren dhe përvec kësaj mund t’i sugjerojë trajnerit Di Biazi dhe futbollistë të cilët janë pretendentë për të veshur fanelën kuqezi.

Hasi: Ja projekti im për kombëtaren
Ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, janë të shumta rrugët që të dërgojnë drejt epokës Hasi në krye të kombëtares së Shqipërisë.

Fakti se Anderlehti po kërkon një zv/trajner dhe se objektivi i kandidatit numër një është ai për të punuar me talentet, duket se padashur të japin bindjes se është pikërisht Hasi i zgjedhuri i presidentit Duka.

Sidoqoftë, deri më tani bisedat kanë ngecur në kohëzgjatjen e kontratës së Besnik Hasit, por ky i fundit duket se nuk heq dorë nga idea e tij për të punuar si minimum për katër vite në stolin e Shqipërisë.

Sidoqoftë, gjakovari e nis tregimin e tij nga zero, kur me Genkun e panjohur iu hapën dyert e futbollit të madh belg. “Janë bërë 10 vite që jam i punësuar tek Anderlehti, gjashtë vite si futbollist dhe po bëhet viti i katërt si ndihmëstrajner – tregon Besnik Hasi.

Me Genkun u futëm në kategorinë e parë dhe morëm Kupën e Belgjikës. Në pesë vite erdhëm nga kategoria e dytë dhe u ngjitëm në majën e futbollit belg. Në vitin 2000 erdha tek Anderlehti sepse ish-trajneri i Genkut kishte ardhur një vit më parë në krye të Anderlehtit dhe më donte me ngulm në skuadër.”

Por ai ka qenë i tunduar edhe për një eksperiencë në Spanjë me fanellën e Real Sociedad, por nuk mund të humbiste rastin për të luajtur në Champions League. “Edhe pse kisha një ofertë shumë të fortë nga Spanja, nga San Sebastian, që ishte ngjitur në kategorinë e parë në atë vit, prapë se prapë erdha tek Anderlehti sepse e dija që do të luaja për trofe dhe do të shijoja Champions League.

Kemi luajtur për pesë vite radhazi në Champions dhe ato janë kujtime shumë të mira.” Më pas, Besniku futet në temën e nxehtë, atë të stolit kuqezi. Ai nuk e fsheh dëshirën dhe krenarinë për të qenë një ditë trajneri i Shqipërisë. “Për mua është një nder shumë i madh të lakohem për stolin e kombëtares shqiptare dhe në qoftë se ajo do të realizohet, unë do ta pranoja me shumë dëshirë.”

Gjithashtu, Hasi analizon edhe punën e trajnerëve të huaj në krye të kuqezinjve dhe përse-në e dështimit të tyre. “Në kombëtaren shqiptare, kishim trajnerë të huaj dhe për mendimin tim nuk ishin trajnerë të mëdhenj që do të sillnin diçka ekstra. Ata kishin vetëm një gjë pozitive, kishin një imazh të mirë në Europë, që neve na duhej faktikisht.

Mirëpo ata trajnerë vinin me një afat të shkurtër dy-vjeçar dhe do të jepnin domosdo deklarata të tipit “do kualifikohemi” sepse presioni ishte tek ata. Për dy vite nuk mund të arrihet një sukses që të paktën në atë periudhë nuk ishte realist.” Në fund, Hasi pranon se me futbollin shqiptar duhet punuar me cikle katër-vjeçare, çka nënkupton edhe periudhën që ai mendon për të qëndruar në krye të Shqipërisë.

“Është e sigurt, të gjitha vendet e vogla për mua duhet të punojnë me një cikël afatgjatë që të krijosh sa më tepër futbollistë që do të mbajnë barrën e ekipit kombëtar. Unë jam i mendimit që duhet të punojmë me moshat e reja sepse dihen shumë gjëra pozitive për moshat e reja në Shqipëri dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë.

Duhet të punojmë me këta çuna që kanë talentin e duhur dhe kështu do të mund të krijonim një ekip dinjitoz për të qenë kompetitivë në eliminatoret e ardhshme. Ambicia është të ecësh një hap përpara, por ambicia nuk është që të kërkosh kualifikimin pas dy ndeshjeve të para, sepse humbet në dy ndeshjet e tjera dhe të kap dëshpërimi.

Kjo është ajo që ndodh me ne shqiptarët që entuziamohemi shpejt. Gjithçka duhet bërë hap pas hapi, që të kesh ngritje çdo vit,” përfundon deklaratën e tij Besnik Hasi, ish-lojtari i kombëtares dhe aktualisht, kandidati numër një për të marrë në dorë stolin kuqezi.

Tirana fiton kupën e Shqipërisë
Tirana shpëton sezonin e dështuar duke fituar Kupën e Shqipërisë, trofe ky që i jep mundësinë bardhebluve të shkojnë në Europa League.

Vetëm pas 11 metërshave, Tirana ka arritur të triumfojë ndaj Dinamos dhe të çojë në 14 numrin e trofeve të fituara në këtë veprimtari, e dyta për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1, dinamovitët kaluan të parat në avantazh me Bërkiç, ndërsa bardheblutë barazuan me Pejiç në pjesën e dytë.

Ky rezultat bëri që ndeshja të shkojë drejt shtesave, por as në këto 30 minuta rezultati mbeti i pandryshuar.

Nga pika e 11 metërshave më të saktë u treguan futbollistët e Tiranës të cilët shënuan 4 herë kundrejt 3 golave të Dinamos. Protagonisti i këtyre minutave ishte portieri i Tiranës, Iljon Lika i cili priti 3 gjuatje të kundërshtarëve.

Ndërkohë që Tirana i bashkohet Skënderbeut, Flamurtarit dhe Vllaznisë në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën europiane, Dinamo, kampionia e sezonit të kaluar, po diskuton mbijetesën.

Shansi i vetëm i bluve për të qëndruar në Superligë është fitorja ndaj Besëlidhjes në ndeshjen “play out” e cila do të luhet me 26 maj në stadiumin “Niko Dovana”.

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ruan vendin e 50-të
Renditja e FIFA-s për muajin maj, e publikuar paraditen e sotme nga organizmi drejtues i futbollit botëror, ka pësuar shumë pak ndryshime nga ajo e muajit prill.

Kjo për faktin se janë luajtur vetëm 7 ndeshje miqësore mes ekipeve të nivelit të parë gjatë kësaj periudhe. Shqipëria është një nga përfaqësueset e shumta që nuk kanë asnjë ndryshim në renditje, duke vazhduar të pozicionohet në vendin e 50.

Spanja, Hollanda, Brazili, Gjermania dhe Argjentina janë 5 vendet që vazhdojnë të kryesojnë renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja nis përgatitjet
Kombëtarja shqiptare ka nisur mbrëmë grumbullimin për takimin miqësor të ditës së mërkurë, që do t’i vendosë kuqezinjtë përballë Sllovenisë.

Nën drejtimin e Josip Kuzhe, dje ka qenë një numër shumë i vogël futbollistësh, kryesisht të kampionatit shqiptar, ndërkohë që sot, ekipi do të jetë i plotë dhe do të nisë nga puna me dy seanca stërvitore në ditë.

Ndërkohë, ditën e sotme do të vijë në Shqipëri edhe skuadra sllovene, një kundërshtar që në verë ishte pjesëmarrëse në Botëror.

FSHF, masa për evitimin e djegies së flamujve
Loja e djegies së flamujve duhet të përfundojë. Ky është konkluzioni i Federatës së Futbollit, që kërkon të evitojë “hakmarrjen” e tifozëve kuqezi ndaj fansave serbë e rusë, që kanë djegur flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ngjarjet kanë ndodhur në ndeshjen Itali-Serbi në kualifikueset e Euro 2012 dhe Zenit St. Peterburg-Hajduk i Splitit në Europa League.

Alarmi se kundërpërgjigjja e mbështetësve shqiptarë mund të realizohet në miqësoren Shqipëri-Maqedoni më 17 nëntor në Korçë, ka bërë që FSHF-ja të mendojë për marrjen e masave të forta. “Nuk kemi njoftim nga grupimet e tifozëve se diçka e tillë mund të ndodhë.

Gjithsesi, ne do t’i kërkojmë policisë, që përveç bashkëpunimit të mirë si zakonisht, të jetë e kujdesshme për evitimin e këtyre incidenteve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i federatës, Eduard Prodani.

Kuzhe: Jam ende trajneri i Shqipërisë
Jam ende trajneri i kombëtares shqiptare”. Kështu shprehur Josip Kuzhe gjatë një interviste ekzkluzive për “Super Sport”, teksa ishte duke ndjekur takimin mes Tiranës dhe Dinamos, në “Qemal Stafa”.

“Po, do të jem në krye të përfaqësueses në miqësoren me Maqedoninë në Korçë”, theksoi trajneri kuqezi.

Ai ka konfirmuar kështu edhe deklaratat e kreut të FSHF-së, Armand Duka se në pankinën kuqezi nuk do të ketë ndryshime.

Gjate intervistes, trajneri Kuzhe ka shprehur mirenjohjen e tij duke mos mundur te permbaje emocionet, per trajtimin qe i eshte bere gjate 2 javeve te fundit. I perlotur, trajneri i kombetares eshte shprehur se ashtu si ne Zagreb, edhe ne Tirane ai ndjehet ne shtepine e tij.

Kuzhe: Shqiptarët më trajtuan si të isha mbret
Kuzhe thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për dramën që ka kaluar, pas goditjes nga hemorragjia cerebrale. Tekniku i kombëtares shqiptare, në një intervistë për të përditshmen kroate Jutarnji List, ka zbuluar se ka kaluar një dramë të rëndë, por sipas tij është pa pasoja.

“Atë ditë të enjte isha shumë keq, – ka rrëfyer Kuzhe, – Nisa të villja, kisha dhimbje dhe isha vërtetë keq. Mendova se do më kalonte dhe se gjithçka vinte nga lodhja për ndeshjet me Bosnjen dhe Bjellorusinë.

Nuk i kushtova edhe aq vëmendje, por më pas e pashë veten në spital”. Kuzhe ka zbuluar se tani i duhet të pijë 25-28 pilula në ditë, por thotë se sëmundja nuk i ka lënë pasoja të rënda.

Patët një hemorragji cerebrale, e kujtoni atë ditë të 30 shtatorit?

Ishte një e enjte e vështirë, isha shumë keq. Volla, isha i këputur nga dhimbja dhe më në fund shkova në spital, sepse e kuptova që isha seriozisht i sëmurë.

Është folur se ishte gruaja juaj që ju çoi në spital…

Për fat ajo ishte në Tiranë. E vërtetë, në fillim refuzova të shkoja. Mendova se kisha tension të lartë, mora disa ilaçe, por pa efekt. Atëherë u binda, pas fjalëve të thëna edhe nga doktori im. Më pas shkova menjëherë në spital, ku më bënë menjëherë një kontroll në kokë. Kishte shumë dyshime në atë moment, ndërsa gjatë gjithë kohës ishte kreu i Federatës Armand Duka, që u tregua shumë human.

Presidenti kërkoi që t’ju transferonin me avion privat në Vjenë, Stamboll, Zagreb…

E dija këtë, por folën me neurokirurgë të huaj, që thanë se nuk duhet të lëvizja, pasi ishte e rrezikshme. Plus, nuk ishte aq e nevojshme.

Mbani mend gjë nga ditët e para?

Tre ditët e para jo. Por, shqiptarët kanë ekspertë shumë të mirë, që u angazhuan shumë. Në fund, nuk na lejuan as të paguanim.

Kjo sëmundje lë shumë pasoja, çfarë keni mësuar për veten?

Unë nuk kam asnjë dëmtim, as në trup e as në të folur. Mendoj se ia hodha pa pasoja.

Dukeni më mirë se Ivica Osim, që pësoi të njëjtën goditje kur ishte në Japoni?

Mendoj se për tre javë do të jem OK, më pas do të më bëjnë një tjetër skaner dhe ndoshta do të jem në rregull. Tani gjëja më e rëndësishme është që tensioni i gjakur të mbetet normal. Doktorët më kanë çuar në shtëpi, sepse mendojnë që mënyra më e mirë për t’u shëruar është atmosfera familjare. Tani më kanë vënë një dietë speciale dhe nuk mund të shkoj askund pa karrige.

Ka ardhur djali juaj Mark t’ju vizitojë?

Po, jemi në Tiranë dhe jetojmë në një apartament shumë komod, jemi fqinj me Kryeministrin e vendit Sali Berisha. Në spital më vizitoi Presidenti Bamir Topi, nuk e mendoja kurrë se do të kisha një trajtim të tillë, sikur të isha Mbret.

Duket se toka shqiptare i do kroatët (koment i redaksisë), mjafton të kujtojmë Oto Bariç… I ndoqët dy ndeshjet?

I pashë live në Tv, të dyja takimet. Nuk kam asgjë për të ardhur keq, është e pamundur, por unë mendoj se mund të kishim fituar ndaj Bosnjes, ndërsa vetë më dukej sikur isha në pankinë. Tani kam mendimin se mund të fitojmë në Sarajevë.

Ku e bazoni këtë?

Fakti është se Bosnja ka shumë cilësi, ka individë fenomenalë, por janë më poshtë përsa i përket kolektivitetit. Në këtë mënyrë, them se janë një kundërshtar më i lehtë në transfertë.

Mendoni se keni cilësi të mjaftueshme për të arritur në Euro 2012?

Ne nuk do të dorëzohemi. Janë ende shumë pikë në lojë. Ka edhe shumë raunde ndeshjesh deri në fund, do të japim 200 %.

Kur Kuzhe u sëmur, Dinamo e Zagrebit u mund nga PAOK-u i Selanikut…

Kam dëgjuar. Është mëkat. Unë gjithsesi jam i kënaqur që Blutë kanë arritur në fazën në grupe.   /BalkanWeb