Home » Kampionati Shqiptar

De Biasi krenohet me Shqipërinë

Gianni De Biasi ka nisur punën me Kombëtaren shqiptare. Ai ka thënë se është krenar që do ta drejtojë ekipin kuqezi, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Italiani synon të ketë një skuadër që di të mbrohet dhe të sulmojë derisa ka vlerësuar lart shpirtin luftarak të ekipit. Gianni De Biasi ka nisur zyrtarisht punën me Kombëtaren shqiptare. Trajneri italian... 

Shqipëria trukohej në Greqi

Bisedat telefonike të përgjuara nga policia greke kanë zbuluar trukim të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, në një aksion që ka asgjësuar katër grupe kriminale para tre ditësh në qytetin e Selanikut. Sipas kanalit të tretë të televizionit shtetëror ERT 3, me qendër në këtë qytet, pas arrestimit të 53 personave që përbënin këto organizata mafioze të cilat jepnin hua me përqindje... 

Bushi në stafin e Di Biazit

Ardhja e trajnerit italian Xhani Di Biazi duket se do të jetë dhe starti i ndryshimeve në kombëtaren shqiptare të futbollit.  Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pohojnë për Top Channel se një nga golashënuesit më të mirë të kuqezinjve, Alban Bushi është emëruar të martën menaxher i përfaqësues tonë. Kjo metodë është aplikuar në shumë përfaqësuese me emër... 

Hasi: Ja projekti im për kombëtaren

Ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, janë të shumta rrugët që të dërgojnë drejt epokës Hasi në krye të kombëtares së Shqipërisë. Fakti se Anderlehti po kërkon një zv/trajner dhe se objektivi i kandidatit numër një është ai për të punuar me talentet, duket se padashur të japin bindjes se është pikërisht Hasi i zgjedhuri i presidentit... 

Tirana fiton kupën e Shqipërisë

Tirana shpëton sezonin e dështuar duke fituar Kupën e Shqipërisë, trofe ky që i jep mundësinë bardhebluve të shkojnë në Europa League. Vetëm pas 11 metërshave, Tirana ka arritur të triumfojë ndaj Dinamos dhe të çojë në 14 numrin e trofeve të fituara në këtë veprimtari, e dyta për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1, dinamovitët kaluan... 

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ruan vendin e 50-të

Renditja e FIFA-s për muajin maj, e publikuar paraditen e sotme nga organizmi drejtues i futbollit botëror, ka pësuar shumë pak ndryshime nga ajo e muajit prill. Kjo për faktin se janë luajtur vetëm 7 ndeshje miqësore mes ekipeve të nivelit të parë gjatë kësaj periudhe. Shqipëria është një nga përfaqësueset e shumta që nuk kanë asnjë ndryshim në renditje, duke vazhduar të pozicionohet... 

Kombëtarja nis përgatitjet

Kombëtarja shqiptare ka nisur mbrëmë grumbullimin për takimin miqësor të ditës së mërkurë, që do t’i vendosë kuqezinjtë përballë Sllovenisë. Nën drejtimin e Josip Kuzhe, dje ka qenë një numër shumë i vogël futbollistësh, kryesisht të kampionatit shqiptar, ndërkohë që sot, ekipi do të jetë i plotë dhe do të nisë nga puna me dy seanca stërvitore në ditë. Ndërkohë,... 
Etiketat:

FSHF, masa për evitimin e djegies së flamujve

Loja e djegies së flamujve duhet të përfundojë. Ky është konkluzioni i Federatës së Futbollit, që kërkon të evitojë “hakmarrjen” e tifozëve kuqezi ndaj fansave serbë e rusë, që kanë djegur flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Ngjarjet kanë ndodhur në ndeshjen Itali-Serbi në kualifikueset e Euro 2012 dhe Zenit St. Peterburg-Hajduk i Splitit në Europa League. Alarmi se kundërpërgjigjja... 

Kuzhe: Jam ende trajneri i Shqipërisë

Jam ende trajneri i kombëtares shqiptare”. Kështu shprehur Josip Kuzhe gjatë një interviste ekzkluzive për “Super Sport”, teksa ishte duke ndjekur takimin mes Tiranës dhe Dinamos, në “Qemal Stafa”. “Po, do të jem në krye të përfaqësueses në miqësoren me Maqedoninë në Korçë”, theksoi trajneri kuqezi. Ai ka konfirmuar kështu edhe deklaratat e kreut të FSHF-së, Armand... 

Kuzhe: Shqiptarët më trajtuan si të isha mbret

Kuzhe thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për dramën që ka kaluar, pas goditjes nga hemorragjia cerebrale. Tekniku i kombëtares shqiptare, në një intervistë për të përditshmen kroate Jutarnji List, ka zbuluar se ka kaluar një dramë të rëndë, por sipas tij është pa pasoja. “Atë ditë të enjte isha shumë keq, – ka rrëfyer Kuzhe, – Nisa të villja, kisha...