Home » Kampionati Kosovar

“Plaku” i rrezikshëm i Superligës

Ai ka nisur të numërojë mbrapsht tre muajt e fundit të karrierës, por është më i rrezikshëm edhe se ata që janë në kulmin e karrierës.  Sulmuesi i Besës, Haxhi Zeka, është lojtari më i moshuar i Superligës së Kosovës në futboll, por kjo nuk vërehet në performancën e tij në fushë. “Po luan si të ishte në fillim të karrierës e jo në fund”, thotë trajneri i... 

Një javë me shumë derbi

Trepça ’89 mund ta zëvendësojë Prishtinën në krye të klasifikimit, nëse e mposht ekipin e kaltër me rezultatin e thellë në derbin e javës XIX të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, që zhvillohet në fundjavë. Por, ndeshja ndërmjet Prishtinës e Trepçës ’89 nuk do të jetë e vetmja e rëndësishme në luftë për titull e ekzistencë, që zhvillohet në kuadër... 

Emrat e mëdhenj dështojnë në nismë

Skuadrat që kanë angazhuar trajnerë të mëdhenj gjatë dimrit nuk kanë marrë atë për çka edhe i kanë angazhuar ata – fitoren. Ekipi i drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli, Drenica, të shtunën në shtëpi u mposht nga Besa (2:1), kampioni në fuqi, Hysi që drejtohet nga Afrim Tovërlani, të dielën u mposht si mysafir nga Trepça ’89 (1:0), derisa Lepenci që drejtohet nga... 

Drita ka rastin të kthehet në pozitën e parë

Trepça ishte njëra prej vetëm dy skuadrave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll që nuk u përgatit jashtë vendit para fillimit të edicionit pranveror. Qëndrimi në Mitrovicë ua pamundësoi “xehetarëve” zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese. Por përgatitja në kushte të vështira dhe mungesa e ndeshjeve vlerësohet goditje e lehtë në krahasim me goditjen që Trepça... 

Prishtina fillon keq, ia terron KEK-u

Ka filluar sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll dhe ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e qytetit të Prishtinës, ku Prishtina e trajnerit gjerman Wolfgang Jerat priti skuadrën nga fundi i tabelës KEK-u. Ndeshja edhe pse e dominuar nga Prishtina, në fund përfundoi pa fitues dhe pa gola, që sigurisht se përbën sukses për KEK-un e dështim për “Plisat” të cilët... 

Nis stinori pranveror i Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll

Skuadra e futbollit Prishtina ka pësuar disa ndryshime në pushim midis dy stinorëve. Por synimet e skuadrës së kaltër kanë mbetur të njëjta – të ruajë pozitën e parë në klasifikim që në fund të edicionit siguron titullin e kampionit të Kosovës në futboll. Sfidën e parë drejt realizimit të synimit Prishtina e ka të premten (sot, 13:15) kur e pret KEK-un. Kjo ndeshje hap... 

Trepça ’89 “zbulon” Musajn në Durrës

Trepça ’89 ka angazhuar gjashtë futbollistë të rinj gjatë pushimit të dimrit. Por skuadra që ka vënë kandidaturë për titull ka “përfituar” edhe një futbollist tjetër gjatë përgatitjeve të zhvilluara në Durrës. Mesfushori 17-vjeçar, Drilon Musaj, ka luajtur në gjashtë prej shtatë ndeshjeve kontrolluese që “xehetarët” i zhvilluan në Durrës. Ai... 

Trepça ’89 angazhon edhe Osmanin

Mesfushori Shemsi Osmani (i mesmi në foto me ish-bashkëlojtarët e Prishtinës) ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën mitrovicase Trepça ’89. Kështu ka bërë të ditur të premten zyrtari i klubit “xehetar”, Ilir Bojku.  “Me Shemsi Osmanin kemi nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Presim angazhim maksimal nga futbollisti dhe besoj se do... 

Renova ua dha “teposhtën” reprezentuesve kosovarë

Kur në mars të vitit të kaluar, Alban Ramaj, mori ftesën e fundit për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, ai luante për Erzgebirge Auen në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Sulmuesi shpresonte që paraqitja në përfaqësuese do ta ndihmonte që të stabilizohej tek Aue apo që të bënte ndonjë hap para në karrierë, duke u transferuar në ndonjë skuadër më të fortë. Por... 

Vokrri merr edhe 4 vjet mandat në garën pa rival

Fadil Vokrri do të udhëheqë futbollin kosovar edhe në katër vjetët e ardhshëm. Besimin për të udhëhequr Federatën e Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar, Vokrri e fitoi të enjten në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur në Prishtinë. Kuvendi zgjati pak më shumë se gjysmë ore, ndërsa përveç kryetarit të FFK-së u zgjodhën edhe shumica e anëtarëve të...