Home » Kampionati Kosovar

Lënë Vëllaznimin për Deçanin

Tre futbollistë gjakovarë, Alban Xharavina, Rilind Juniku dhe Shpat Tetrica, janë larguar nga Vëllaznimi për t’iu bashkuar ekipit të Deçanit. I pari veçse ka arritur marrëveshje me ekipin nga Liga e Parë e Kosovës, kurse dy të tjerët pritet të ndjekin rrugën e tij shumë shpejt. Treshja gjakovare synon ta ndihmojë Deçanin të inkuadrohet në Superligë. “Vendosa ta lë Vëllaznimin,... 

Prishtina e quan të suksesshëm vitin pa asnjë trofe

Drejtues, trajnerë e futbollistë të klubit Prishtina e kanë të ngulitur në kokë se si pjesë e klubit, që vlerësohet të jetë më i madhi në Kosovë, duhet medoemos të synojnë majat – titullin kampion dhe Kupën e Kosovës. Kështu u planifikua edhe për 2011, por Prishtina nuk fitoi as titullin e as Kupën. Të parën e fitoi Hysi, kurse tjetrën Besa, të dyja këto skuadra triumfuan... 

Gjermani Jerat zëvendëson Krasniqin

Lideri i Superligës, Prishtina ka bërë ndryshime në krye të shtabit teknik. Trajneri i deritanishëm, Ramiz Krasniqi nuk do të jetë më timonier i bardhekatërve. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që në vend të prishtinasit, në krye të ekipit ta emërojnë një trajner të huaj. Gazeta Express ka mësuar se pasardhës i Krasniqit do të jetë gjermani Wolfgang Jerat. 56 vjeçari ka drejtuar... 

Trajneri student

Trajneri Abdyl Bellopoja tani është i lirë, pa skuadër dhe nuk e ka problem të ndjekë ligjëratat në fakultet. Por, i tillë – i rregullt, ishte edhe kur drejtonte Flamurtarin deri para pak javësh. Trajneri 49 vjeç është në vitin e dytë të shkollimit të lartë. Ai ka regjistruar komunikimin masiv – dega e produksionit në AAB. Meqë punon në Radiotelevizionin e Kosovës, ai... 

Trajneri i Drenicës i quan mendjemëdhenj lojtarët e tij

Futbollistët e Drenicës  e llogarisin veten profesionistë, por trajneri i tyre, Tahir Lushtaku, nuk mendon ashtu. Ai thotë se është e kundërta e saj çfarë mendojnë të përzgjedhurit e tij. Ai thotë se disa nga futbollistët e ekipit nga Skënderaj janë mendjemëdhenj dhe aspak serioz. Ai thotë se ata ndryshojnë nga loja në lojë.  “Fitojnë kundër një Prishtine që është... 

Tifozët e Sharrit rrahën arbitrat dhe futbollistin kundërshtar

Tre arbitrat dhe të paktën një futbollist i Hajvalisë janë rrahur gjatë ndeshjes Sharri – Hajvalia, të zhvilluar të shtunën në Han të Elezit. Takimi i javës së dhjetë të Ligës së Parë është ndërprerë në minutën e 88-të te rezultati 1:1, pasi tifozët e Sharrit u futën në fushë dhe sulmuan fizikisht lojtarët e ekipit kundërshtar e më pas edhe arbitrat e ndeshjes.  FFK-ja... 

Drita merr kreun e renditjes

Skuadra e rikthyer në elitë, Drita e Gjilanit më nuk është vetëm e pamposhtura e këtij edicioni. Pas xhiros së 10-të të Raiffeisen Superligës në futboll, ajo është edhe lidere e kampionatit. Drita të dielën në Gjilan mposhti KEK-un me rezultatin 2:0 dhe me këto tri pikë ka kaluar në vendin e parë, pasi liderja e deridjeshme, Prishtina humbi në Skënderaj nga Drenica. Drita ka... 

Vdes futbollisti Fisnik Muharremi

Futbollisti nga Mitrovica, Fisnik Muharremi ka ndërruar jetë të enjtën pas një lufte të gjatë me kancerin në mushkëri, sëmundje me të cilën i ndjeri nuk arriti t’ia dilte mbanë. 26 vjeçari ishte operuar në Prishtinë, por mjekët kosovarë i rekomanduan atij që të operohej jashtë vendit, ku përkundër disa operimeve nuk arriti të shpëtonte. Iniciativa të shumta ishin organizuar... 

Drita zotëron Gjilanin

Drita e ka fituar derbin ‘El Anamorava’ përballë rivalit të përbetuar, Gjilani, 1:0. Në një atmosfere të shkëlqyeshme, të krijuar nga ‘Skifterat’ dhe ‘Intelektualët’, ekipi bardhekaltër konfirmoi se është kandidat serioz për titull. Besa ia ka shkaktuar Vëllaznimit humbjen e parë këtë sezon, derisa Trepça e ka thelluar edhe më shumë krizën e Hysit. Kurse Lepenci nuk... 

Hysi mbetet pa Tovërlanin

Hysi sërish ka mbetur në duart e Fadil Ademit. Ky i fundit do ta udhëheq ekipin bardh e zi të paktën në ndeshjen e së mërkurës kundër Trepçës. Mësohet se Afrim Tovërlani, që mori udhëheqjen e këtij klubi ditë më parë, ka hequr dorë nga ky post për shkak të disa angazhimeve. Kampioni aktual i Kosovës, Hysi, sipas gjitha gjasave duhet të kërkojë sërish trajner të ri ose t’i...