Sporti Total » Kampionati Kosovar

Trepça ’89 angazhon edhe Osmanin
Mesfushori Shemsi Osmani (i mesmi në foto me ish-bashkëlojtarët e Prishtinës) ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën mitrovicase Trepça ’89. Kështu ka bërë të ditur të premten zyrtari i klubit “xehetar”, Ilir Bojku.

“Me Shemsi Osmanin kemi nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Presim angazhim maksimal nga futbollisti dhe besoj se do të na ndihmojë për t’i arritur synimet tona. Kemi angazhuar edhe Fahredin Durakun si koordinator të shkollës së futbollit, pasi kemi besim në punën e tij. Synimet tona janë të luftojmë për titull të kampionit”, ka thënë Bojku.

Trepça ’89 më herët ka transferuar edhe Berat Hysenin, Liridon Ahmetin, Kastriot Rexhën e Bashkim Shalën.

Osmani deri më tani ka luajtur për Prishtinën. “Xehetarët” një fazë përgatitore para nisjes së stinorit pranveror do ta zhvillojnë në Durrës. Mitrovicasit në Durrës do të udhëtojnë të shtunën (sot), ndërsa në qytetin bregdetar të Shqipërisë do të qëndrojnë 14 ditë.

Renova ua dha “teposhtën” reprezentuesve kosovarë
Kur në mars të vitit të kaluar, Alban Ramaj, mori ftesën e fundit për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, ai luante për Erzgebirge Auen në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Sulmuesi shpresonte që paraqitja në përfaqësuese do ta ndihmonte që të stabilizohej tek Aue apo që të bënte ndonjë hap para në karrierë, duke u transferuar në ndonjë skuadër më të fortë. Por parashikimet nuk i dolën. Ramaj 26-vjeçar jo vetëm që nuk arriti të ruajë nivelin apo të bëjë hap para, por ai pësoi rënie në karrierë.

Në stinorin vjeshtor të edicionit 2011\2012, Ramaj regjistroi vetëm tri paraqitje si rezervist tek Aue në kategorinë e dytë gjermane. Ndërsa në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, ai kaloi te skuadra Carl Zeiss Jena, që garon në Bundesliga 3 dhe në pranverë do të luftojë për mbetje në këtë kategori. Aktualisht mban pozitën e parafundit.

Në fakt, Alban Ramaj nuk është reprezentuesi i vetëm i Kosovës që ka pësuar rënie në karrierë në vitin e fundit. Shumica e lojtarëve që u paraqitën për Kosovën në ndeshjen miqësore me Renovën të luajtur më 27 mars të vitit të kaluar, tani janë pjesë e skuadrave më të dobëta se që ishin para një viti. Ndeshja me Renovën ishte e fundit për përfaqësuesen e Kosovës. Për atë takim, përzgjedhësi Albert Bunjaki kryesisht ftoi futbollistët që karrierë të bëjnë jashtë vendit.

Vokrri merr edhe 4 vjet mandat në garën pa rival
Fadil Vokrri do të udhëheqë futbollin kosovar edhe në katër vjetët e ardhshëm. Besimin për të udhëhequr Federatën e Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar, Vokrri e fitoi të enjten në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur në Prishtinë. Kuvendi zgjati pak më shumë se gjysmë ore, ndërsa përveç kryetarit të FFK-së u zgjodhën edhe shumica e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të Federatës.

Vokrri u zgjodh në mënyrë unanime. Për të votuan të gjithë 54 delegatët që ishin të pranishëm në kuvend. Votimi për kryetar, por edhe për anëtar të Komitetit Ekzekutiv ishte i hapur. Votimin e hapur e kërkuan vetë delegatët duke u mbështetur në argumentin se kryetari i deritashëm i FFK-së, Vokrri, ishte kandidati i vetëm për postin e njeriut të parë të futbollit në vend.

Fadil Vokrri vlerësohet ndër futbollistët më të mirë që ka pasur Kosova. Ai udhëhoqi gjeneratën e artë të klubit Prishtina. Më pas ka luajtur edhe për Partizanin e Beogradit, si dhe në Turqi e Francë. Vokrri në postin e kryetarit të FFK-së erdhi para katër vitesh, në shkurt të vitit 2008. Më herët ishte kryetar i Këshillit të Përkohshëm të FFK-së, organ që udhëhiqte futbollin kosovar.

Pas rizgjedhjes, Vokrri ka thënë se prioritet i FFK-së edhe në katër vjetët e ardhshëm do të jetë pranimi në FIFA e UEFA.

“Prioritet do të jetë ndërkombëtarizimi, përkatësisht pranimi në FIFA e UEFA. Ky vit ndoshta do të jetë kyç në këtë proces. Tanimë janë vënë kontaktet direkte me FIFA e UEFA. Pranimi ndërkombëtar ka qenë prioritet edhe në mandatin e kaluar, por një kohë nuk kemi mundur të vinim kontakte fare me FIFA-n e UEFA-n. Vitin e kaluar është bërë hap kolosal me njohjen e kartonit të lojtarëve. Në dy vitet e fundit është diskutuar zyrtarisht çështja e futbollit kosovar në FIFA e UEFA. Prandaj jam optimist se pranimi do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Vokrri, pasi mori besimin e delegatëve.

Në të vërtetë, rizgjedhja e Vokrrit në postin e kryetarit të FFK-së është ditur më herët. Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar, ndërsa kandidoi me përkrahjen e shumicës së delegatëve të FFK-së. Kundër kandidaturës së tij publikisht u shprehën vetëm përfaqësuesit e Prishtinës, që në kuvend nuk morën pjesë fare.

Kuvendarët për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv kanë zgjedhur përfaqësuesit që pjesë e këtij organi ishin edhe katër vitet e kaluara. Propozimet për anëtar të KE-së u bënë nga lidhjet rajonale. Komiteti Ekzekutiv do të vazhdojë të përbëhet nga Agim Ademi, Xhelal Broja, Bakir Burri, Agim Maloku, Murat Hoxha, Ilaz Mjaku, Luan Vokshi e Vjollcë Krasniqi. Kryetari i FFK-së ka të drejtë që të emërojë edhe tre anëtarë të tjerë të KE-së. Vokrri ka konfirmuar se njëri prej tyre do të jetë nënkryetari Bekim Haxhiu, ndërsa për dy të tjerët do të vendosë më vonë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Liria rikthen Alsid Tafilin
Mesfushori shqiptar, Alsid Tafili, është rikthyer te skuadra e Lirisë së Prizrenit, ka bërë të ditur të martën Arben Gashi, zyrtar i klubit.

Tafili në stinorin 2008/2009 ishte pjesë e Lirisë ku me këtë skuadër fitoi Kupën e Kosovës. “Më duhet të them se Tafili është 90 për qind lojtar yni. Ai po kthehet të ndihmojë skuadrën.

Tafili në Prizren do të arrijë gjatë kësaj jave. Presim nga ai angazhim maksimal për të arritur qëllimet tona”, ka thënë Gashi.

Klubet kosovare planifikojnë “sot për nesër”
Bylbyl Sokoli pas një kohe mund edhe të mos jetë trajner i Drenicës, por ai beson që projekti i tij afatgjatë për ta shndërruar Drenicën në një pretendente të përhershme për titull kampioni dhe në një klub mirë të organizuar, nga shkolla e futbollit e deri tek ekipi i parë, do të vazhdojë të realizohet.

Prishtina, e tash edhe Drenica, janë klubet e vetme të futbollit në Kosovë, që kanë shfaqur projektin e tyre për më shumë se gjashtë muaj apo një vit, për sa zakonisht planifikojnë ekipet kosovare.

Ekipet tjera ankohen se gjendja e mjerueshme financiare nuk i lë të mendojnë më shumë se për gjashtë muaj, eventualisht një vit sa zgjat një stinor. Pas kësaj, gjithçka nis nga fillimi .

FIFA refuzon kampionatin e përbashkët
Organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka përjashtuar çdo mundësi për formimin e një kampionati të përbashkët në të cilin do të garonin ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.

FIFA i ka bërë të ditur Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) se nuk ka të drejtë të devijojë nga kompetencat dhe të bëjë ndonjë kampionat të përbashkët për shkak se FFK ende nuk është pranuar në FIFA.

Ideja ishte mirëpritur nga qarqet shqiptare anë e mbanë trojeve, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka kërkoi rekomandimin e FIFA-s dhe UEFA-s, që rezultoi me një shkresë të FIFA-s, ku qartësohet se në pikën 79-të të statutit të saj saktësohet se federatat antare të FIFA-s nuk kanë të drejtë të zhvillojnë ndeshje apo të kenë kontakte tjera me klube të një vendi që nuk është anëtar i saj.

Ideja ishte prezantuar nga presidenti i F.C. Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili rekomandoi që Prishtina si klubi më i madh kosovar dhe një klub tjetër kosovar të garojnë në një kampionat të përbashkët me ekipet nga Shqipëria.

Arbitrat “trashaluqë” s’do të lejohen në Superligë
Kreu i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit, Ruzhdi Breznica, ngul këmbë se në testin e radhës nuk do të ketë lëshime, sidomos jo për ata që kanë kilogramë të tepërt.

Breznica thotë se vendimi për t’i ashpërsuar kriteret është forma më e mirë e mundshme për të “pastruar listën” nga arbitrat që nuk përmbushin kriteret, qoftë për shkak të peshës, moshës, mospërgatitjes fizike e teorike. Ai thotë se numri i arbitrave në Kosovë është shumë i madh dhe, sipas tij, është koha e duhur për të zgjedhur më të mirët që do të ndajnë drejtësi në Superligë .

Vëllaznimi në minus
Vëllaznimi shkëlqeu në sezonin vjeshtor, por gjatë pushimit dimëror, situata në këtë klub ka filluar të ndryshojë për të keq. Përveçqë ende nuk janë përforcuar me asnjë lojtar, gjakovarët kanë mbetur pa tre të tillë. Madje, kuqezinjtë rrezikojnë t’i humbasin edhe disa futbollistë të tjerë. Megjithëkëtë, krerët e klubit mohojnë të jenë në krizë dhe vazhdojnë të premtojnë përforcime.

Viteve të fundit, Vëllaznimi nuk po tregohet i qëndrueshëm për një edicion të plotë. Në kampionatet e kaluara, klubi gjakovar zakonisht në pjesën e parë të edicionit përjetonte krizë të madhe në çdo aspekt, por në pjesën e dytë mobilizohej, dhe ia dilte disi ta siguronte mbijetesën në Superligë.

Në dallim prej atyre edicioneve, sivjet Vëllaznimi shkëlqeu në pjesën e parë të kampionatit, duke e shpallur kandidaturën e vet për titull të kampionit. Por, situata në stadiumin e qytetit në Gjakovë duket se është përkeqësuar gjatë pushimit dimëror, dhe si rrjedhojë e kësaj, ekipi kuqezi mund ta humbasë hapin nga lufta për titull të kampionit.

Në fakt, pas përfundimit të sezonit vjeshtor, kuqezinjtë kishin paralajmëruar përforcime për pjesën e dytë të kampionatit. Por, përveçqë deri më tani nuk e kanë bërë asnjë përforcim, gjakovarët i kanë humbur tre futbollistë: Nikoll Dushin, Alban Xharavinën dhe Rilind Junikun. Madje, i pa sigurt qëndrimi në këtë ekip është edhe i Fisnik Papuqit, Roland Durakut, Robert Gjerajt dhe kapitenit, Atdhe Gashit.

Megjithatë, krerët e klubit mohojnë të jenë në krizë. Madje, ata thonë se nuk do të ketë largime të tjera nga kampi kuqezi. “Vetëm ata tre lojtarë janë liruar. Me gjithë lojtarët e tjerë do të kryhen detajet më së largu deri më 20 janar dhe largime nuk do të ketë”, deklaroi për Express, zyrtari i lartë i Vëllaznimit, Ahmet Morina, i cili mohoi thashethemet se Vëllaznimi po përballet me krizë financiare.

“Sikurse në vjeshtë, situata në klubin tonë edhe sot është e njëjtë dhe e ngjashme do të jetë deri në fund të kampionatit. Ata që parashikojnë rënien e Vëllaznimit, do të gabojnë, sepse sivjet klubi është mirë i organizuar dhe deri në fund nuk do të ndalemi nga rruga të cilën e kemi nisur, pra drejt kreut të tabelës së klasifikimit”, theksoi Morina.

Ai e arsyetoi ngecjen që është bërë në aspektin e përforcimeve. “Kemi paralajmëruar përforcime dhe do t’i bëjmë ato. Të paktën do të përforcohemi me tre lojtarë të fortë. Është e vërtetë se deri më tani nuk e kemi transferuar asnjë lojtar, dhe arsyeja kryesore është tregu i varfër. Por, ne nuk do të ndalemi dhe do t’i bëjmë përforcimet e qëlluara”, përfundoi Morina.

Vëllaznimi ishte njëri prej ekipeve që kontribuoi në ‘zbukurimin’ e garave gjatë sezonit vjeshtor, të cilin e përfundoi duke u pozicionuar në vendin e katërt të renditjes tabelore me 29 pikë të tubuara, pesë më pak sesa lideri Prishtina.

Menaxherët “ankohen”, për ta s’ka punë në Kosovë
Futbollistëve të Kosovës u mungon shumëçka që duhet t’i ketë një futbollit me kualitete çfarë i kërkon tregu evropian i futbollit. Kështu të paktën kanë vlerësuar dy menaxherë kosovarë të futbollit, Nexhmedin Haxhiu e Remo Rashica, të dielën. Sipas tyre, aspekti fizik i futbollistëve kosovarë është jo i kënaqshëm për t’i kaluar provat te ndonjë skuadër jashtë Kosovës. Për ta dëshmuar këtë, thonë se ende nuk janë përcaktuar për asnjë futbollist nga Kosova që gjatë janarit t’i aranzhojnë ndonjë provë jashtë Kosovës. E afati kalimtar ka nisur.

Menaxheri Haxhiu e di goxha mirë kualitetin e futbollistëve që luajnë në Kosovë, meqë ai është edhe kryetar i klubit të futbollit Trepça, që më 2010 përfundoi si kampione e vendit.

“Mund të ketë ndonjë lëvizje, por shumë vështirë që mund të kalojnë në ndonjë klub të mirë, pasi futbollistët kosovarë nuk janë të gatshëm të kalojnë provat te ndonjë klub i mirë. U mungojnë shumë gjëra që i duhet një futbollisti. Aspekti fizik është shumë i mangët te futbollistët e Kosovës. Tash për tash, nuk kam asnjë futbollist në plan”, ka thënë Haxhiu.

Në të vërtetë, Fatos Beqiraj, është futbollisti i fundit i nivelit evropian që ka dalë nga Kosova. Atij po i bëhen katër vjet që ka braktisur Besën e Pejës dhe futbollin e Kosovës dhe tani luan në Dinamo të Zagrebit. Debatik Curri është ndër futbollistët e parë që pas luftës ka dalë nga Kosova. Në vitin 2005 kaloi nga Prishtina te Vorskla Potlava. Sot është pjesë e Gençelrbirligit. Gjashtë muaj më vonë pas Currit rrugën e tij e ndoqi edhe futbollisti nga Vushtrria, Armend Dallku, por pasi kaloi një kohë tek Elbasani. Vorsklës direkt nga Kosova e Vushtrrisë më 2007 iu bashkua edhe Ahmed Januzi. Në elitën e futbollit suedez luan edhe portieri i Kalmarit, Etrit Berisha. Kosova ka nxjerrë edhe disa futbollistë të tjerë pas luftës, por që ata luajnë në kategori të dyta apo edhe në të para, por të shteteve me liga relativisht të dobëta.

Menaxheri Rashica thotë se futbollistët kosovarë kanë shumë punë për të bërë.

“Ende nuk janë të gatshëm futbollistët nga Kosova për prova jashtë Kosovës, pasi kanë ende punë për të bërë. Këtë ma ka konfirmuar edhe trajneri gjerman i Prishtinës, i cili më ka thënë se duhet shumë punë për të arritur nivelin e Bundesligës 2. Tash për tash, nuk kam aranzhuar asnjë provë për asnjë futbollist nga Kosova”, ka thënë Rashica që vepron në Gjermani.

Në të vërtetë, tek opinioni është krijuar përshtypja se niveli i Superligës së Kosovës qëndron më mirë këtë stinor. Por, trajnerët kosovarë insistojnë se cilësia nuk është rritur në krahasim më stinorin e shkuar, por vetëm shikueshmëria dhe organizimi i klubeve.

“Cilësia e futbollit të Kosovës ka ngelur aty ka qenë. Por, karakteristikë e stinorit 2011-2012 është se organizimi i klubeve, sidomos i skuadrave që kanë hyrë në Superligë ka qenë më i mirë. Shikueshmëria ka qenë në numër më të madh, e kjo ka qenë freski në futbollin tonë. Edhe të drejtat televizive që janë aplikuar për herë të parë në vendin tonë, e kanë bërë më interesante futbollin në vendin tonë”, pati deklaruar më herët trajneri më i trofeshëm kosovar, Bylbyl Sokoli.

Hasreti i Superligës
Në Kosovë erdhi para disa vitesh si emigrant nga Kameruni, ndërsa ende vazhdon të jetë këtu. Mesfushori i Trepçës 89’, Sylvester Ambe është afrikani i vetëm në Superligë. Ai tregon se në Kosovë ndihet si në shtëpi, bashkëlojtarët i konsideron si vëllezër, ndërsa kupton mirë shqip, por ka vështirësi të flasë. Ambe ndihet aq mirë sa që nuk konsideron rikthimin në vendlindje, madje as për vizitë.

Në Kosovë erdhi para disa vitesh si emigrant dhe nuk kishte pritur se do të qëndronte gjatë. Por, me kalimin e kohës është ambientuar shumë mirë në vendin tonë dhe nuk e ndien mungesën e vendlindjes së tij, Kamerunit, ku nuk dëshiron të kthehet as për vizitë.

Mesfushori i Trepçës 89’, Sylvester Ambe është futbollisti i vetëm afrikan në elitën e futbollit kosovar. Si i tillë, do të ishte e natyrshme që ai të ndihej i vetmuar, por ndodh e kundërta. Kosova është bërë shtëpia e tij e dytë.

“Jam mësuar me gjithçka në Kosovë, jam mësuar me sistemin e lojës këtu dhe nuk kam asnjë problem, thjesht kam ndjenjën e të qenit në shtëpi”, tha Ambe për Express.

Për çdo futbollist kalimi në një shtet të huaj paraqet një sfidë, sidomos në aspektin e ambientimit dhe komunikimit. Por, Ambe nuk ka probleme të tilla.

“Bashkëlojtarët e mi flasin anglisht, por unë kuptoj mjaft mirë edhe shqip, do të thosha 50 për qind. Nuk kam problem me komunikimin”, shtoi ai para se të tregonte se si erdhi në Kosovë.

“Ishte një menaxher Jean Paul, i cili më tregoi më tepër rreth Kosovës. Por, kur erdha këtu nuk dukej ashtu siç prisja dhe izolimi i futbollit duke qenë se ende nuk është i pranuar nga asociacionet ndërkombëtare, ishte pak vështirë për mua”, shtoi ai .

Ambe në Kosovë erdhi si emigrant dhe ende ka status të tillë, problemet politike në vendlindjen e tij bëjnë që ai të mos mendojë për një kthim prapa, meqë i pëlqen e tashmja.

Përveç angazhimeve në futboll, Ambe tregon se kohën e lirë e kalon duke u shoqëruar me bashkëlojtarët, duke vizituar kafenetë dhe restorantet, siç thotë ai, si në shtëpi.

“Dalim, shoqërohemi për kafe ose për darkë në ndonjë restorant, vërtet ndihem si në shtëpi. Bashkëlojtarët më japin ndjenjën sikur jemi vëllezër. U jam mirënjohës për ngrohtësinë e tyre dhe jam shumë i kënaqur me ta”, shprehet Ambe.

Krejt kjo e ka bërë të mos mendojë të kthehet në vendlindjen e tij, madje as për vizitë. “Atje ka probleme politike dhe dua të qëndroj larg telasheve, nuk mendoj të kthehem, së paku jo tani”, thotë ai.

Në botën e futbollit shumë futbollistë afrikanë si Samuel Eto’o, Didier Drogba , Yaya Toure e të tjerë janë shndërruar në yje të këtij sporti. Si fëmijë në Kamerun, Ambe tregon se ka pasur rastin të luante kundër disa prej futbollistëve që më pas arritën të bëjnë emër në ligat evropiane.

“Sigurisht, si i ri në Kamerun kam luajtur së bashku me M’bami Modeste, i cili angazhohej në Olympique Marseille, Jean II Makoun, dikur futbollist i Lyonit dhe Aston Villas dhe disa të tjerë që arritën të paraqiten në liga të fuqishme evropiane si La Liga dhe Bundesliga”, tregon Ambe.

I njohur mirë me futbollin kosovar dhe gjërat që e rrethojnë, Ambe është i denjë të bëjë krahasime dhe mendon se niveli i lojës është përmirësuar ngadalë, por këshillon lojtarët që të punojnë më me seriozitet.

“Njerëzit duhet të jenë më profesionalë dhe futbollin ta konsiderojnë si punë, mënyrë e jetesës dhe të angazhohen me përkushtim. Sa i përket gjendjes aktuale, ishte shumë më ndryshe kur kam ardhur këtu dhe tani sigurisht se vërehen avancimet”, deklaron ai.

Racizmi është shndërruar në njërin prej problemeve më të mëdha në futbollin evropian dhe botëror, ku yje si John Terry, Luis Suarez e të tjerë janë përfshirë në incidente të kësaj natyre. Por, Ambe thotë se nuk ka hasur në probleme të tilla në Kosovë. “Kurrë nuk kam qenë i përfshirë në ndonjë incident të kësaj natyre, tifozët këtu janë mjaft energjikë, por nuk kam pasur kurrë problem me ta”, përfundoi ish futbollisti i Trepçës dhe 2 Korrikut.