Home » Kampionati Kosovar

Trepça ’89 angazhon edhe Osmanin

Mesfushori Shemsi Osmani (i mesmi në foto me ish-bashkëlojtarët e Prishtinës) ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën mitrovicase Trepça ’89. Kështu ka bërë të ditur të premten zyrtari i klubit “xehetar”, Ilir Bojku.  “Me Shemsi Osmanin kemi nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Presim angazhim maksimal nga futbollisti dhe besoj se do... 

Renova ua dha “teposhtën” reprezentuesve kosovarë

Kur në mars të vitit të kaluar, Alban Ramaj, mori ftesën e fundit për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, ai luante për Erzgebirge Auen në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Sulmuesi shpresonte që paraqitja në përfaqësuese do ta ndihmonte që të stabilizohej tek Aue apo që të bënte ndonjë hap para në karrierë, duke u transferuar në ndonjë skuadër më të fortë. Por... 

Vokrri merr edhe 4 vjet mandat në garën pa rival

Fadil Vokrri do të udhëheqë futbollin kosovar edhe në katër vjetët e ardhshëm. Besimin për të udhëhequr Federatën e Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar, Vokrri e fitoi të enjten në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur në Prishtinë. Kuvendi zgjati pak më shumë se gjysmë ore, ndërsa përveç kryetarit të FFK-së u zgjodhën edhe shumica e anëtarëve të... 

Liria rikthen Alsid Tafilin

Mesfushori shqiptar, Alsid Tafili, është rikthyer te skuadra e Lirisë së Prizrenit, ka bërë të ditur të martën Arben Gashi, zyrtar i klubit. Tafili në stinorin 2008/2009 ishte pjesë e Lirisë ku me këtë skuadër fitoi Kupën e Kosovës. “Më duhet të them se Tafili është 90 për qind lojtar yni. Ai po kthehet të ndihmojë skuadrën. Tafili në Prizren do të arrijë gjatë kësaj... 

Klubet kosovare planifikojnë “sot për nesër”

Bylbyl Sokoli pas një kohe mund edhe të mos jetë trajner i Drenicës, por ai beson që projekti i tij afatgjatë për ta shndërruar Drenicën në një pretendente të përhershme për titull kampioni dhe në një klub mirë të organizuar, nga shkolla e futbollit e deri tek ekipi i parë, do të vazhdojë të realizohet. Prishtina, e tash edhe Drenica, janë klubet e vetme të futbollit në Kosovë,... 

FIFA refuzon kampionatin e përbashkët

Organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka përjashtuar çdo mundësi për formimin e një kampionati të përbashkët në të cilin do të garonin ekipe nga Shqipëria dhe Kosova. FIFA i ka bërë të ditur Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) se nuk ka të drejtë të devijojë nga kompetencat dhe të bëjë ndonjë kampionat të përbashkët për shkak se FFK ende nuk është pranuar... 

Arbitrat “trashaluqë” s’do të lejohen në Superligë

Kreu i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit, Ruzhdi Breznica, ngul këmbë se në testin e radhës nuk do të ketë lëshime, sidomos jo për ata që kanë kilogramë të tepërt. Breznica thotë se vendimi për t’i ashpërsuar kriteret është forma më e mirë e mundshme për të “pastruar listën” nga arbitrat që nuk përmbushin kriteret, qoftë për shkak të peshës, moshës,... 

Vëllaznimi në minus

Vëllaznimi shkëlqeu në sezonin vjeshtor, por gjatë pushimit dimëror, situata në këtë klub ka filluar të ndryshojë për të keq. Përveçqë ende nuk janë përforcuar me asnjë lojtar, gjakovarët kanë mbetur pa tre të tillë. Madje, kuqezinjtë rrezikojnë t’i humbasin edhe disa futbollistë të tjerë. Megjithëkëtë, krerët e klubit mohojnë të jenë në krizë dhe vazhdojnë të... 

Menaxherët “ankohen”, për ta s’ka punë në Kosovë

Futbollistëve të Kosovës u mungon shumëçka që duhet t’i ketë një futbollit me kualitete çfarë i kërkon tregu evropian i futbollit. Kështu të paktën kanë vlerësuar dy menaxherë kosovarë të futbollit, Nexhmedin Haxhiu e Remo Rashica, të dielën. Sipas tyre, aspekti fizik i futbollistëve kosovarë është jo i kënaqshëm për t’i kaluar provat te ndonjë skuadër jashtë... 

Hasreti i Superligës

Në Kosovë erdhi para disa vitesh si emigrant nga Kameruni, ndërsa ende vazhdon të jetë këtu. Mesfushori i Trepçës 89’, Sylvester Ambe është afrikani i vetëm në Superligë. Ai tregon se në Kosovë ndihet si në shtëpi, bashkëlojtarët i konsideron si vëllezër, ndërsa kupton mirë shqip, por ka vështirësi të flasë. Ambe ndihet aq mirë sa që nuk konsideron rikthimin në vendlindje,...