Home » Kampionati Gjerman

Dortmundi lider, presion për Bayernin

Borussia Dortmund është lideri i ri në Bundesliga, pas fitores prej 2-0 në transfertë te Nurnbergu, teksa presioni mbi përcjellësit vazhdon të rritet. Dortmundi e dominoi sfidën edhe pse ishte relativisht e bllokuar në pjesën e parë, më shumë për shkak të kushteve të rënduara klimatike. Sebastian Kehl në pjesën e dytë e kaloi në epërsi Dortmundin për 1-0, teksa Lucas Barrios... 

Nxehtë në Bundesligë

Edhe pse jemi në dimër dhe në mbarë kontinentin evropian mbizotërojnë temperatura të ulëta, në Bundesligë bën shumë ‘nxehtë’. Për herë të parë pas 20 vitesh, tri skuadrat e para në renditje kanë pikë të barabarta. Bayern Munich është lider falë golaverazhit më të mirë, por ngjitur me të janë Borussia Dortmund dhe Schalke. Kurse Borussia M’Gladbach është menjëherë... 

Schalke nis bisedimet me Raul për kontratën e re

Schalke bëri zyrtarisht të ditur se ka nisur bisedimet me sulmuesin spanjoll, Raul, në lidhje me kontratën e re. Drejtori Sportiv i klubit, Horst Heldt tha se u takua fillimisht me përfaqësuesin e lojtarit, Gines Carvajal. “Po, pata një bashkëbisedim të këndshëm”, tha Heldt për gazetën Bild, duke shtuar se në takim u shkëmbyen ide për vazhdimin e bashkëpunimit mes klubit dhe Raul. Më... 

Schalke mohon interesimin për Gutin

Drejtori sportiv i Schalkes, Horst Heldt, i ka mohuar fjalët se Jose Maria Gutierrez – Guti mund ta veshë fanellën e klubit nga Gelsenkirchen. Që pas largimit nga Besiktasi në nëntorin e kaluar, 35-vjeçari është lojtar i lirë, ndërsa AS spekuloi se ai ka arritur marrëveshje me klubin ku luan ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Raul. “Nuk është e vërtetë, nuk ka asgjë nga... 

Mario Gotze nuk luan ndaj Hoffenheimit

Mesfushori i talentuar i Dortmundit, Mario Gotze, është lënë jashtë skuadrës që do të përballet me Hoffenhemin të dielën. 19 vjeçari ka vuajtur nga një problem së fundmi dhe Klopp ka konfirmuar për Sky Sports se lojtari nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e radhës të ekipit kampion. Ky lajm nuk është i mirë për Dortmundin pasi tash më shumë se kurrë verdh e zinjtë kanë nevojë... 

Bundesliga, kampionët rikthehen fuqishëm

Borussia Dortmund rikthehet me mendësi fituesi në ndeshjen e parë të vitit 2012 duke shkatërruar 5-1 Hamburgun në transfertë, çka u lejon kampionëve të kapin në krye të klasifikimit Bayern Mynich dhe Schalke 04 me nga 37 pikë. Grosskreutz hapi serinë e golave në minutën e 16 dhe më pas vijuan me nga një dygolësh Lewandowski e Blaszczykowski. Goli i vetëm për vendasit erdhi në... 

Lewandowski nuk ka kontakt me Bayernin

Agjenti i lojtarit të Dortmundit, Robert Lewandowski, ka mohuar ndonjë kontakt me ndonjë përfaqësues të Bayernit të Munichut për një transferim të mundshëm gjatë janarit. “Mes Bayernit dhe Lewandowskit nuk ka pasur ndonjë takim”, theksoi agjenti Maik Barthel. Kohëve të fundit është spekuluar se Lewandowski mund të jetë lojtar i Bayernit, pasi kërkohet nga të gjithë te hierarkia... 

Bayerni e nis keq vitin e ri

Bayerni i Munichut ka pësuar humbje në transfertë te Borussia Monchengladbach me rezultat 3-1, duke filluar kështu keq pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga. Bayerni e filloi shumë keq këtë takim. Ishte i shumëkërkuari, lojtari i ardhshëm i Dortmundit, Marco Reus ai që shënoi i pari pas 11 minutash lojë për 1-0. Epërsinë e dyfishoi Patrick Herrman me ndihmën e Mike Hankes në... 

Hoeness sulmon pronarët e United

Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka sulmuar pronarët e Manchester United, familjen Glazer. Hoeness akuzoi miliarderin amerikan Malcolm Glazer se atij nuk po i intereson fare futbolli dhe se po tenton vetëm që të fitojë para nga klubi. “Para se ta blente Manchester Unitedin, ai nuk e ka ditur se ekziston ajër në top. Kjo nuk është diçka që mund ta pranoj. Synimi i tij janë... 

Bundesliga, kërkohet ulja e çmimit të biletave

Tifozët e Borussia Dortmund do të protestojnë së bashku me ata të Hamburgut “kundër çmimeve abuzive të biletave për ndeshjet e Bundesligës”. “Të gjithë duhet të kenë të drejtën të shohin ndeshjet e futbollit”, është shprehur Marc Quambush, lideri i tifozëve verdhezinj për ‘Bild’. Në fakt Gjermania ka çmimet më të ulta të biletave nga të gjitha kampionatet e mëdha...