Sporti Total » Kampionati Anglez

Ferguson, trajneri i shekullit
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është trajneri më i mirë në botë i shekullit XXI, sipas Federatës Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS). Pas tij vijnë Arsene Wenger i Arsenalit dhe Jose Mourinho nga Real Madrid. Kurse Pep Guardiola është i 22-ti.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, kryeson klasifikimin e trajnerëve më të mirë në botë të shekullit XXI, renditje e bërë nga Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS).

Strategu skocez është ‘kampion’ përballë homologëve. Rivali i tij nga Premierliga, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, renditet i dyti, kurse ‘podiumi’ kompletohet nga Jose Mourinho i Real Madridit. Befason pozita e strategut të Barcelonës, Pep Guardiola, i cili renditet i 22-ti.

Kryesimi i Fergusonit nuk është për t’u habitur. Ai udhëheq Manchester Unitedin nga viti i largët 1986, kurse nuk ka ndërmend të ndalet. Djajtë e Kuq sezonin e kaluar fituan titullin e tyre rekord të 19-të në Premierligë, duke u bërë skuadra më e titulluar në kampionatin anglez.

Pas treshes së parë vijnë selektori i Anglisë, Fabio Capello, trajneri holandez Guus Hiddink dhe trajneri i ri i Paris Saint-Germainit, Carlo Ancelotti. Më pas vijnë selektori i Spanjës, Vicente del Bosque dhe trajneri i Athletic Bilbaos, Marcelo Bielsa. Top 10-ta kompletohet nga trajneri i Palmeirasit, Luiz Felipe Scolari dhe spanjolli Rafael Benitez.

Renditja e trajnerit të shekullit XXI

1. Sir Alex Ferguson 166 pikë

2. Arsene Wenger 165

3. Jose Mourinho 154

4. Fabio Capello 135

5. Guus Hiddink 112

6. Carlo Ancelotti 108

7. Vicente del Bosque 104

8. Marcelo Bielsa 101

9. Felipe Scolari 101

10. Rafael Benítez 97

Paqe në Anfiled
Liverpooli dhe Tottenhami janë kënaqur me nga një pikë në ndeshjen e fundit të javës së 24 në Ligën Premier.

Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Anfiled përfundoi pa u prekur rrjetat e asnjërës skuadër.

Pas këtij takimi, Tottenhami mban pozitën e tretë në tabelë, me shtatë pikë më pak se lideri Manchester City.

Ndërkaq, Liverpooli gjendet në vend të shtatë me katër pikë më pak se pozita e katërt, të cilën e mban Chelsea.

Van Persie lëvdon Oxlade-Chamberlain
Robin van Persie e ka lëvduar ndikimin e Alex Oxlade-Chamberlain te skuadra e Arsenalit gjatë kohës së shkurtër që po qëndron te ky klub, ndërsa ka kërkuar nga njerëzit që të jenë të durueshëm.

“Ai tashmë është një lojtar fantastik. Ai është vetëm 18 vjeç dhe është aq i ri”.

“Ai është i mirë me top- ai i ka të gjitha. Është i shpejtë, ka lëvizje, teknikë, mund të shënojë gol ose të japë asistin. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer”, ka thënë holandezi për faqen zyrtare të Topçinjve.

Rooney: Kjo pikë mund të na fitojë titullin
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, e ka lëvduar rikthimin spektakolar të skuadrës së tij në derbin ndaj Chelseat.

Djajtë e Kuq u gjetën në disavantazh prej tre golash në Stamford Bridge, ndërsa arritën që nga minuta e 58-të të riktheheshin dhe ta rrëmbenin një pikë.

“Mendoj se nga fillimi e kontrolluam ndeshjen dhe mendova se ishim pafat kur pranuam gol”.

“Në gjysmën e dytë, ata na goditën në pesë minutat e para me dy gola dhe ne e dinim se duhej të gërmonim dhe nëse shënonim një gol, atëherë do të kishte kohë që të nxjerrim diçka nga kjo ndeshje”.

“Luftuam mirë, luftuam shumë, dhe kurrë s’i dihet, kjo pikë mund të na fitojë titullin”, ka thënë sulmuesi anglez për Sky Sports.

Manchester Unitedi aktualisht pozicionohet në vend të dytë në tabelë me dy pikë më pak se rivali, Manchester City.

Villas-Boas fajëson arbitrin
Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, e ka kritikuar arbitrin Howard Webb për penaltitë që ia dhuroi Manchester Unitedit në derbin e zhvilluar të dielën në Stamford Bridge.

Blutë po avanconin me rezultat 3-0, ndërsa dy penalti të ekzekutuara nga Wayne Rooney dhe një gol nga loja i Javier Hernandez, bënë që Djajtë e Kuq të dilnin me një pikë nga kjo përballje.

“Në ndeshjet kryesore presim top-arbitra dhe kjo nuk ka ndodhur për ne. Nuk ndodhi për ne në Old Trafford me dy gola në pozitë jashtë loje dhe ndoshta edhe sot (e diel) me vendimin e dyshimtë, që në fund e vendosi rrjedhën e takimit”.

“Zhgënjimi më i madh është për mënyrën si ka ndodhur. Në të dyja ndeshjet, ata (arbitrat) kanë pasur ndikim direkt në rezultat dhe sot një vendim i dyshimtë ndihmoi në stimulimin e Unitedit për rezultatin 3-3”, ka deklaruar Villas-Boas.

Ferguson: Merituam katër penalti
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, konsideron se skuadra e tij ishte më e mirë në derbin ndaj Chelseat dhe se atyre është dashur t’u jepeshin katër penalti në këtë takim.

Djajtë e Kuq arritën të ktheheshin nga disavantazhi prej tre golash për ta barazuar rezultatin, ndërsa dy golat e parë të tyre u shënuan nga pika e bardhë.

“Dy penaltitë në gjysmën e dytë ishin të justifikueshme. Mendoj se është dashur t’i kemi katër gjatë ndeshjes”.

“Janë dy pikë të humbura… Mendoj se ishim skuadër shumë më e mirë”, ka deklaruar mes tjerash Ferguson për Sky Sports.

Ferguson: Vështirë ndaj Chelseat
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke pritur që ndeshja ndaj Chelseat të dielën të jetë më e mbyllur se sa takimet e mëparshme mes dy skuadrave.

“Ndeshja e kaluar kur ne fituam 3-1 ndaj Chelseat në Old Trafford ishte vërtet ndeshje e çmendur. Ka mundur të përfundojë 20-18. Nuk mendoj se do të jetë kështu të dielën. Do të jetë shumë lojë e mbyllur”.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Në shtatë vitete e fundit, kanë qenë disa ndeshje tmerruese me Chelsean”, potencoi Ferguson.

Bobby Charlton e dëshiron Messin te United
Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, do të dëshironte ta shihte yllin e Barcelonës, Lionel Messi në fanellën e Djajve të Kuq nga Old Trafford.

Sidoqoftë, legjenda e United pranon se një transfer i tillë do të ishte i vështirë, përkundër dëshirës së tij të zjarrtë.

“Messi do të ishte i mrekullueshëm për secilin ekip…Unë vërtet dyshoj nëse dikush mund ta josh atë që të largohet nga Barcelona, por nëse dikush mund, atëherë do ta marrë lojtarin më të mirë në botë. Të gjithë e dinë se ai është lojtar i mrekullueshëm”, theksoi Charlton për Daily Express.

Giggs në prag të ndeshjes së 900-të
Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, thotë se ai po u kushton shumë pak vëmendje rekordeve të tij.

Rekordi i ardhshëm i Giggs do të vijë pas edhe tre paraqitjesh, që do të shënojë ndeshjen e tij të 900-të për Djajtë e Kuq.

“Vërtet kurrë nuk u kam kushtuar vëmendje atyre. Më e madhja ishte kur e kalova Sir Bobby [Charlton] andaj ishte një moment krenarie. Por tash le të shkojë ku të shkojë”.

“Ne do të ulemi së shpejti dhe do të shohim se çfarë duam të bëjmë, por për momentin ndjehem mirë dhe dua të vazhdoj”, ka thënë Giggs.

Mertesacker: Është koha Arsenali ta tregojë veten
Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, thotë se Topçinjtë nuk e shfaqin potencialin e tyre të plotë në fushë.

“Mendoj se ka shumë hapësirë për përmirësime. Ne kemi një skuadër të mirë dhe potencial të mirë, por ne duhet të jemi të mirë në fushë. Për momentin ne nuk i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë”.

“Ne gjithmonë mundohemi ta ruajmë portën e paprekur dhe të bëjmë një performancë të mirë. Në pjesën e parë (kundër Boltonit) krijuam shanse të mira shënimi, por kjo nuk mjaftoi. Mendoj se në pjesën e parë merituam avantazhin, por në fund nxorëm vetëm një pikë”, ka thënë gjermani.

Mertesacker po ashtu ka folur edhe për ndeshjen e të shtunës kundër Blackburnit duke thënë se Topçinjtë synojnë pikë të plota nga ky takim.