Home » Kampionati Anglez

Ferguson: Vështirë ndaj Chelseat

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke pritur që ndeshja ndaj Chelseat të dielën të jetë më e mbyllur se sa takimet e mëparshme mes dy skuadrave. “Ndeshja e kaluar kur ne fituam 3-1 ndaj Chelseat në Old Trafford ishte vërtet ndeshje e çmendur. Ka mundur të përfundojë 20-18. Nuk mendoj se do të jetë kështu të dielën. Do të jetë shumë lojë e mbyllur”. “Nuk... 

Bobby Charlton e dëshiron Messin te United

Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, do të dëshironte ta shihte yllin e Barcelonës, Lionel Messi në fanellën e Djajve të Kuq nga Old Trafford. Sidoqoftë, legjenda e United pranon se një transfer i tillë do të ishte i vështirë, përkundër dëshirës së tij të zjarrtë. “Messi do të ishte i mrekullueshëm për secilin ekip…Unë vërtet dyshoj nëse dikush mund ta... 

Giggs në prag të ndeshjes së 900-të

Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, thotë se ai po u kushton shumë pak vëmendje rekordeve të tij. Rekordi i ardhshëm i Giggs do të vijë pas edhe tre paraqitjesh, që do të shënojë ndeshjen e tij të 900-të për Djajtë e Kuq. “Vërtet kurrë nuk u kam kushtuar vëmendje atyre. Më e madhja ishte kur e kalova Sir Bobby [Charlton] andaj ishte një moment krenarie. Por tash le të shkojë... 

Mertesacker: Është koha Arsenali ta tregojë veten

Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, thotë se Topçinjtë nuk e shfaqin potencialin e tyre të plotë në fushë. “Mendoj se ka shumë hapësirë për përmirësime. Ne kemi një skuadër të mirë dhe potencial të mirë, por ne duhet të jemi të mirë në fushë. Për momentin ne nuk i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë”. “Ne gjithmonë mundohemi ta ruajmë portën e paprekur dhe të... 

Ndalet Arsenali

Bolton Wanderers dhe Arsenali kanë luajtur baras, pa gola, në Reebok Stadium, për t’u kënaqur me nga një pikë secila skuadër. Në takimet tjera, Aston Villa ka barazuar me rezultat 2-2 përballë QPR, ndërsa me barazim 1-1 ka përfunduar edhe takimi në mes të Fulhamit dhe WBA-së. Sunderlandi e ka mposhtur bindshëm Norwichin me rezultat 3-0, derisa Newcastle ka regjistruar fitore prej... 

Rooney, Nani dhe Young të gatshëm për Chelsean

Sir Alex Ferguson shpreson që dyshja sulmuese Rooney dhe Nani mund të jenë në gjendje për të luajtur ndaj Chelseat në Stamford Bridge të dielën. “Ne shpresojmë se Wayne Rooney, Nani dhe Ashley Young do të jenë të gatshëm për të dielën”, theksoi Ferguson. Nga ana tjetër telashe Djajtë kanë në portë. Dhëndri i Kosovës, Anders Lindegaard dhe David de Gea janë të lënduar,... 

Mancini: Unë jam fajtor

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai është fajtori për disfatën e mbrëmshme nga Evertoni. “Nuk isha përgatitur mirë për këtë ndeshje. Mendova se do të ishte më e lehtë. E di se këtu kurrë nuk është e lehtë, kurrë”. “I kam vërejtur gabimet e mia. Është e rëndësishme për mua ta kuptoj këtë pasi nuk mund të lejoj të njëjtat gatime në ndeshjen... 

Veseli nënshkruan për United

Manchester Unitedi ka kompletuar transferimin e Frederic Veselit nga rivali Manchester City. 19-vjeçari me pasaportë zvicerane kalon në Old Trafford, pasi nuk arriti ta sistemojë veten në ekipin e parë të Roberto Mancinit. “Jam shumë i lumtur dhe është një nder të nënshkruaj për Manchester Unitedin”. “Mezi pres të filloj, të angazhohem shumë dhe të bëj gjithçka për t’i... 

United arrin Cityn

Manchester Unitedi ka shënuar fitore komode prej 2-0 kundër Stoke Cityt për t’u barazuar me pikë në krye të tabelës me rivalin lokal Manchester City. Të dy golat e Djajve të Kuq u shënuan nga pika e bardhë. Njërin e realizoi Javier Hernandez (38’), ndërsa tjetrin Dimitar Berbatov (53’). Ndërkohë, lideri i tabelës, Manchester City, është mposhtur me rezultat minimal si mysafir... 

Shpëton Chelsea, fiton Liverpooli

Blutë vazhdojnë të përjetojnë një moment të vështirë në Ligën Premier. Ata kanë barazuar si mysafirë të Swanseas me rezultat 1-1. Scott Sinclair ishte golashënuesi i skuadrës vendase (40’), ndërsa Jose Bosingwa nxori një pikë për mysafirët në minutat shtesë (90’+3). Nga ana tjetër, Liverpooli ka regjistruar fitore prej 3-0 si mysafir i Wolverhampton, ndërsa të tre golat...