Kryetari i Federatës së Skive të Kosovës, Hajrush Demaj, tha se nga data 30 maj e deri më 6 qershor delegacioni i Federatës së Skive të Kosovës do të marrë pjesë në punimet e Federatës Botërore të Skive (FIS-it).
“Në Kongresin e FIS-it që mbahet në Antalia të Turqisë do të marrin pjesë rreth 1300 delegatë nga 95 federatat të ndryshme të botës, ndërsa Kosova përfaqësohet me tre delegatë.
Kongresi i FIS-it do të jetë frytdhënës për federatën tonë, ku do të shqyrtohen shumë kërkesa të FSK-së të parashtruara më parë për organizimin e garave ndërkombëtare në Kosovë për vitin e ardhshëm. Do të kërkojmë edhe ndihmë profesionale dhe financiare”, tha Demaj.









