Vërshojnë mirënjohjet për Diego Forlanin, i cili ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i Botërorit të Afrikës së Jugut. Në vendin e tij, sulmuesi i Uruguait dhe Atletico Madridit e ka fituar çmimin ‘Charrua d’oro’, si sportisti më i mirë i sezonit 2009-2010.
“Ndihem i nderuar. Kam marrë shpërblime të tjera, por ta marr një këtu, në Uruguai, ku jam lindur e rritur, është një privilegj i vërtetë”, tha Forlan, i cili e merr këtë shpërblim për herë të dytë rresht.









