Home » Futboll » Flamurtari në krizë!?

Flamurtari në krizë!?

Disa nga skuadrat në elitën e futbollit të Kosovës janë të përfshira në krizë financiare, por si duket kjo valë e ka kapur edhe Flamurtarin e Prishtinës.

Kryetrajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, tha se pritet me 14-15 korrik t’i nisin përgatitjet për edicionin e ri, por mund të ndodhë edhe mos të nisin për shkak të telasheve financiare që ka klubi dhe iu ka borxh një pagë futbollistëve.

“Nuk e di a do të mundem t’i nisim përgatitjet me 14 ose 15 korrik. Nuk e di as vetë si mund të dalë para futbollistëve kur kryesia iu kanë borxh nga një pagë futbollistëve. Nw stërvitjen e parë futbollistët sigurisht se i kërkojnë pagat. Prandaj do të shohim se do të jemi të gatshëm për të nisur stërvitjet, megjithëse vet jam shumë skeptik. Edhe kryesia nuk ka faji, sepse kanë shpenzuar shumë në kampionatin e fundit dhe nuk kanë përfituar asgjë. Jep e mos merr sigurisht se lodhesh dikur”, tha Tortoshi.

Kryetrajneri i bankinës kuqezi tha se është paksa i zhgënjyer me kryesinë, e cila nuk ka mundur t’ia plotësojë të gjitha dëshirat sa i përket përforcimeve. “Kryesia asnjëherë nuk ka mundur të më sjellë përforcime ato që i kam kërkuar. Sa herë kemi dëshiruar futbollistë që të sjellim, ose kemi përmendur ndonjë emër, nuk kemi mundur ta realizojmë dhe janë shkuar në klube të tjera. Ta shohim situata sesi do të rrjedhë këto ditë dhe do të vendosim”, tha Tortoshi.

Ai nuk e përmendi dorëheqjen nga posti i trajnerit, por tha që kjo çështje ka zgjidhje dhe beson se do të tejkalohet kjo krizë. Nga ana tjetër, drejtori i klubit, Agim Hasani e pranon se iu kanë nga një pagë borxh futbollistëve, por nuk është në gjendje të thotë se ka apo jo krizë.

“Nuk mund të them kemi apo nuk jo krizë, për arsye se duhet pritur që të kthehen kryesia nga pushimet verore dhe t’i analizojmë gjërat. Për borxh e di që i kanë nga një pagë futbollistëve, por edhe kjo punë do të rregullohet. Përgatitjet kemi vendosur t’i fillojmë me 14 korrik me fillim në orën 11.00. Në çdo aspekt jemi të gatshëm, sepse nuk kemi kohë që të humbim, pasi kampionati edhe një muaj veç fillon.Anëtari i kryesisë, Ekrem Qorrolli, ka thënë se punët janë mirë dhe nuk do të ketë probleme financiare sipas premtimeve që ka marrë ai”, tha Hasani.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni