Luis Hemilton doli fitues i garës për SHM të Kanadasë të zhvilluar në shtegun Zhil Vilnëv në qytetin e Montrealit. Ai në garë përfundoi para kolegut të tij të ekipit Xhenson Baton dhe ngasësit të Ferrarit Fernando Alonso.
Gara e Kanadasë ishte një nga më të mirat e këtij sezoni dhe e para ku pit-stopi ishte pjesë vendimtare e taktikës. Të gjithë ngasësit e gjashtshes së parë përveç atyre të Red Bulit (Fetelit dheVeberit) garën e kishin nisur me goma të forta dhe pikërisht kjo dyshe ishte në dy pozitat e para pas vetëm 8 rrathëve kur Hemilton, Alonso dhe Baton hynë në pit-stop meqë gomat e tyre të buta nuk qëndruan shumë.
Mirëpo, Red Buli përkundër taktikës së ndryshme nuk ishte në gjendje të përfitojë shumë nga kjo taktikë meqë të gjitha ekipet ishin të detyruara të bëjnë edhe pit-stopet e dyta, kështu që ngasësit e këti jekipi ranë në pozitat 4 dhe 5 në fazën finale të garës. Hemiltoni ka qenë komod në pozitën e parë tërë kohën, kurse pak para fundit Xhenson Baton përfitoi nga një gabim i spanjollit Fernano Alonso duke kaluar në pozitën e dytë dhe duke e lënë ngasësi ne Ferrarit në shkallën e fundit të podiumit.
Jashtë pesë të parëve po ashtu ka pasur shumë aksion dhe luftë për pozita, kurse Niko Rozberg pas startit shumë të dobët arriti deri në pozitën e gjashtë që është sukses. Robert Kubica mori pikë të vlefshme për Renonë, kurse Mihael Shumaher zhgënjeu duke përfunduar i 11-ti edhe pse pas pit stopit të parë u ngjit deri në pozitën e tretë. Garën për SHM të Kanadasë e përfunduan 19 nga 24 ngasësit që e nisën atë, që për këtë garë ku incidentet janë shumë të zakonshme është numër i madh, kurse fatki që asnjëherë në shteg nuk u paraqit automobili i sigurisë është vërtetë një raritet për katë garë.
Formula 1
Renditja në garë
1. Luis Hemilton – MekLaren – Mercedes
2. Xhenson Baton MekLaren – Mercedes
3. Fernando Alonso Ferrari
4. Sebastian Fetel Red Bul – Reno
5. Mark Veber Red Bul – Reno
6. Niko Rozberg Mercedes GP
7. Robert Kubica Reno
8. Sebastien Buemi Toro Roso – Ferrari
9. Vitantonio Liuci – Fors India – Mercedes
10. Adrian Zutil Fors India – Mercedes
Formula 1
Renditja e ngasësve
1 Luis Hemilton 109
2 Xhenson Baton 106
3 Mark veber 103
4 Fernando Alonso 94
5 Sebastian Fetel 90
Formula 1
Renditja e konstruktorëve
1. MekLaren-Mercedes 215
2. RedBul-Reno 193
3. Ferrari 161
4. Mercedes GP 108
5. Reno 79 /botasot









