Basketbollistet e Dukagjinit U-12 ishin për një fije floku më të mirë se kombëtarja e Kosovës U-12 dhe shënuan fitore me rezultat 35:34.
Ndeshja ka qenë revyale dhe e mirëseardhur edhe për trajnerët e të dyja skuadrave.
Njomakët e Rrafshit të Dukagjinit të udhëhequr nga trajneri Edon Godeni luajtën mjaft mirë sikurse edhe ata të Kosovës që ishin të udhëhequr nga përzgjedhësi Arianit Morina.
Rezultati i ngushtë me një pikë epërsi është dëshmia më e mirë se çfarë ndeshje me rivalitet të madh dëshmuan djelmoshat në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Të dy trajnerët u ndanë të kënaqur me paraqitjen e njomakëve me gjithë disa dobësi që u shfaqën në fushë.









