Home » Kampionati Italian » Fiorentina në kërkim të Borriellos

Fiorentina në kërkim të Borriellos

Ekipi i Serie A, Fiorentina, është duke monitoruar nga afër situatën e sulmuesit italian Marco Borriello, i cili është i huazuar nga Milani te Roma deri në fund të sezonit.

Tottosport shkruan se Viola është duke kërkuar të përforcojë repartin sulmues gjatë afatit kalimtar të verës dhe e sheh 28-vjeçarin si një lojtar që i përshtatet kërkesave të ekipit.

Borriello iu bashkua Milanit nga Genoa në verën e vitit 2008, por kurrë nuk ka qenë në gjendje të plotësojë pritjet në San Siro.

Përveç Fiorentinës edhe Genoa është po ashtu e interesuar të nënshkruajë me italianin dhe Milani raportohet se ka caktuar një çmim prej 10 milionë eurosh për të hequr dorë nga shërbimet e tij.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni