Zyrtarët e Federatës së Volejbollit të Kosovës vendosën që finalja e kupës së Kosovës në volejboll të zhvillohet të mërkurën (ora 19.00) në palestrën e Sportit Bill Klinton” në Ferizaj.
Në finale do të luajnë AKPA Te Luzha nga Ferizaj dhe Peja, në të cilën pritet një lojë e mirë në mes këtyre skuadrave. Peja skuadër që befasoi për të mirë në këtë edicion, e cila sivjet do të ngjitet edhe në elitën e volejbollit, mëton që të mrekulloi edhe në finale.
AKPA Te Luzha me gjithë që do të ketë përparësinë e fushës, megjithatë është e rezervuar në synime.









