Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » FIFA i jep deklarata shumë të ashpra francezëve

FIFA i jep deklarata shumë të ashpra francezëve

Kombëtarja e Francës në futboll ka sjellë shqetësime të mëdha jo vetëm te dashamirët e saj të futbollit, por edhe të Qeveria e Francës. Kaluan disa ditë assesi të bëhen rehat francezët.

Dorëheqja e kreut të Federatës së Futbollit të Francës si dhe problemet të tjera që po ballafaqohet kombëtarja franceze, kanë irrituar edhe presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter. Ai nuk ka mundur tash të qëndrojë duarkryq, po ka dalë me deklarata shumë të ashpra dhe ka paralajmëruar qeverinë franceze që të mos ndërhyjë në menaxhimin e futbollit të këtij vendi. Presidenti francez Nikolas Sarkozi të mërkurën u takua me kryeministrin Fransoa Fijon dhe ministrin e Sporteve Roselyne Barshlo për të diskutuar me ta rreth nevojës për reforma në futboll.

E gjithë kjo nxiti interesin e FIFA-s, e cila në vitin 2008 kishte dënuar Iranin pas ndërhyrjes së qeverisë në punët e federatës së futbollit iranian.

“Franca nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e futbollit, por ai duhet të vazhdoj të mbetet në duart e federatës. Federata e futbollit francez mund të mbështetet te FIFA në rast presionit politik, edhe nëse ajo bëhet nga ana e presidentit të shtetit. Unë mendoj se mesazhi im është shumë i qartë. Ne jemi të vendosur për të ndihmuar federatën e futbollit francez. Nëse nuk arrijmë që të gjejmë një gjuhë të përbashkët, atëherë ne mund të dënojmë futbollin vendor me izolim ndërkombëtar,” – tha Blater në Johanesburg.

Ky kërcënim i Blatterit paksa mund të frenojë gjithë atë presion që bëhet mbi futbollin francez…Blatteri nuk i pëlqen që edhe shteti është përzier në punët e sportit përkatësisht të futbollit. Numri një i FIFA-s ka qëndrime që të mbrojë FFF-në nga gjithë ai presion që bëhet gjatë këtyre ditëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni