Ngasësi gjerman i Red Bulit, Sebastien Fetel ka treguar formë shumë të mirë përgjatë tërë fundjavës duke qenë ndër tre të parët në stërvitje të premten, duke fituar pol pozicion të shtunën dhe duke udhëhequr që nga kthesa e parë e garës e deri në fund të garës për Shpërblimin e Madh të Evropës që u zhvillua të dielën.
Gara për Shpërblimin e Madh të Evropës e zhvilluar në qytetin spanjoll Valencia ishte një prej garave më të mria dhe më kundërthënëse të këtij sezoni.
Në start Fetel e ruajti pol pozicionin por Mark Veber, kolegu i tij i ekipi që nisej i dyti, humbni jo më pak se shtatë vende dhe kjo bëri që Fetel në rrathët e parë të udhëhqite para Luis Hemiltonit të MekLarenit dhe Fernando Alonsos së Ferrarit.
Tre të parët dukeshim shumë komod në pozitat e tyre, mirëpo, një incident i rëndë midis Veberit dhe ngasësit të Lotusit, Haiki Kovalainen në shteg solli automobilin e sigurisë, në rrethin e dhjetë.
Në hyrje të automobilit të sigurisë në shteg Luis Hemilton shkeli rregullat duke e tejkaluar atë dhe duke “fituar” edhe një rreth të shpejtë që atë e mbsjti në pozitën e dytë.
Ngasësit tjerë që mbetën prapa automobilit të sigurisë humbën shumë kohë dhe kjo bëri që Fetel e Hemilton të shkëputen në dy pozitat e para. Hemilton më pas u dënua me një kalim nëpër pit-stop mirëpo, ky vendin nuk e ndryshoi fare renditjen në garë meqë ai e matji pozitën e dytë para kolegut të ekipit Xhenson Baton, kurse Alonso kishte humbur pesë pozita pas pit-stopit të bërë gjatë kohës kur automobili i sigurisë ishte në shteg.
Për shkak të taktikës së gabueshme të pit-stopeve nën regjimin e automobilit të sigurisë shumë ngasës humbën pozita, përfshi këtu Mihael Shumaherin i cili nga pozita 11-të ra në pozuitën e 23-të, kurse ata që më së shumti përfituan nga kjo situatë ishin Rubens Barikelo dhe Kamui Kobajashi të cilët fituan pikë shumë të vlefshme për ta dhe për ekipet e tyre
Tre të parët (Fetel, Hemilton, Baton) në rrathë te fundit nuk ishin fare të rrezikuar dhe patën fiish të qetë të garës. Barikelo befasoi shumë kë duke përfudnuar i katërti, mirëpo, duhet kujtuar se vitin e kaluar ai kishte fituar në këtë shteg, kurse befasi të këndshme bëri edhe Kamui Kobajashi i cili në saje të një taktike shumë të mriz të pit-stopeve dhe ngasjes shumë të guximshme brenda dy rrathëve kaloi Fernando Alonson dhe Haime Alhersuarin për të përfunduar në pozitën e shtatë.
Përndryshe pas përfundimit të garës 9 ngasës u dënuan me nga 5 sekonda shtesë në kohën e tyre për shkak të tejkalimit të automobolit të sigurisë gjegjëisht ngasje të shpejtë nën regjimin e automobilit të sigurisë, për çka Hemiltoni u dënua gjatë garës.
Megjitahtë, dënimet nuk e ndryshuan shumë renditjen e ngasësve dhe kjo bëri që Ferrari e sidomos Fernando Alonso të reagojnë ashpër rreth klëtij vendimit, duke e qutjur garën “skandal” dhe “të montuar”.
BOX 1
Renditja në garë
1 S Vettel (GER) Red Bull
2 LC Hamilton (GBR) McLaren
3 J Button (GBR) McLaren
4 R Barrichello (BRA) Williams
5 R Kubica (POL) Renault
6 A Sutil (GER) Force India
7 F Alonso (ESP) Ferrari
8 K Kobayashi (JPN) BMË Sauber
9 S Buemi (SUI) Toro Rosso
10 Niko Rosberg (GER) Mercedes GP
BOX 2
Renditja e ngasësve
1 Leëis Hamilton 127
2 Jenson Button 121
3 Sebastian Vettel 115
4 Mark Webber 103
5 Fernando Alonso 100
BOX 3
Renditja e konstruktorëve
1 McLaren-Mercedes 248
2 RBR-Renault 218
3 Ferrari 167
4 Mercedes GP 109
5 Renault 89
BOX 4
Lotusi dështon në garën e 500-të
Gra për Shpërblimin e Madh të Evropës ishte gara e 500-të për ekipin Lotus. Ky ekip me origjinë nga Britania e Madhe kishte filluar të garojë në Formula 1 më 1954 dhe në vitet e 60-ta dhe të 70-ta të shekullit të kaluar ka qenë ekipi më i mirë në botë. Lotusi në periudhën 1963-1978 ka fituar 6 tituj të nagsësve dhe 7 të konstruktorëve.
Në vitet e 80-ta ndryshimi i shpeshtë i rregullave në Formula 1 e kishte goditur shumë këtë ekip që më pas vuante edhe nga mungesa e sponsorëve dhe në vitin 1994 Lotusi u detyrua të tërhiqet nga Formula 1. Më 2010, ky ekip që tani është pronë e kompanisë nga Malajzia, Proton, është kthyer në Formula 1 por deri më tani nuk ka fituar asnjë pikë, kurse në garën e 500-të të ekipit të dy ngasësit (Truli dhe Kovalainen) dështuan.










