Ngasësit e ekipit Red Bul kanë dominuar në kualifikimet e garës për Shpërblimin e Madh të Britanisë së Madhe, kurse Sebastien Fetel për herë të pestë këtë sezon do të niset nga pol pozicioni, statistikë që atë e bën “mbret” të ngasjes në një rreth.
Gara mbahet të dielën dhe fillon në orën 14.00.
Në këtë garë do të niset para kolegu të tij në Red Buyl Mark Veberit pasi arriti kohë më të mirë se ai në sekonda te fundit të sesionit të tretë të kualifikimeve. I vetmi njeri që mund të matej me ta ishte Fernando Alonso i Ferrarit, i cili do të niset nga pozita e tretë.
Por, fakti që Alonso ishte për shtatë të dhjetat e sekondës më i ngadalshëm se Fetel tregon se Ferrari ende nuk është ekip që mund të aspirojë fitimin e garave. Gara e shtëpisë për ekipin e MekLarenit dhe të dy ngasësit e këtij ekipi Luis Hemiltonin dhe Xhenson Baetonit, duket se do të jetë garë shumë e vështirë.
Dy kampionët e fundit të botës kishin shumë probleme edhe në stërvitjet e së premtes edhe në kualifikime. Hemilton në saje të një shfaqjeje heroike arriti të sigurojë pozitën e katërt në start, kurse Baton do të niset nga pozita e 14-të meqë në këtë shteg ka problem shumë serioze me konfigurim të bolidit.
Në shtegun legjendar anglez, që sivjet ka formë të re dhe sektor të mesëm tërësisht të ndryshuar, ngasësi te Red Bulit pritet të dominojnë, kurse Fetel besohet se është favorit meqë në bolid ka të instaluar krahun e përparmë të ri të Red Bulit.
Ekipi kishte sjellur pak ekzemplarë të kësaj pjese dhe pasi Fetel e theu një në trening e mori ekzemplarin e fundit për garë, diçka që nuk u prit shumë mirë nga ngasësi tjetër i këtij ekipi Mark Veber. Gara mund të kthejë ngasësit e Red Bulit në krye të renditjes së ngasësve pas dominimit të MekLarenit në garat e fundit. Faktor shumë i rëndësishëm në këtë garë pritet të jetë edhe moti që në Angli është shumë i ndryshueshëm, por, meteorologët kanë parashikuar mot të mirë me diell për garën e nesërme, kështu që mund të pritet garë e fortë midis dy ngasësve të Red Bulit, por jo edhe rrezikim të fitores së këtij ekipi nga ndonjë ngasës tjetër nëse nuk ndodhë ndonjë prishje mekanike ose gabim i madh i Fetelit ose Veberit.
Ngasësit e ekipit Red Bul kanë dominuar në kualifikimet e garës për Shpërblimin e Madh të Britanisë së Madhe, kurse Sebastien Fetel për herë të pestë këtë sezon do të niset nga pol pozicioni, statistikë që atë e bën “mbret” të ngasjes në një rreth.
Gara mbahet të dielën dhe fillon në orën 14.00. Në këtë garë do të niset para kolegu të tij në Red Buyl Mark Veberit pasi arriti kohë më të mirë se ai në sekonda te fundit të sesionit të tretë të kualifikimeve. I vetmi njeri që mund të matej me ta ishte Fernando Alonso i Ferrarit, i cili do të niset nga pozita e tretë.
Por, fakti që Alonso ishte për shtatë të dhjetat e sekondës më i ngadalshëm se Fetel tregon se Ferrari ende nuk është ekip që mund të aspirojë fitimin e garave. Gara e shtëpisë për ekipin e MekLarenit dhe të dy ngasësit e këtij ekipi Luis Hemiltonin dhe Xhenson Baetonit, duket se do të jetë garë shumë e vështirë.
Dy kampionët e fundit të botës kishin shumë probleme edhe në stërvitjet e së premtes edhe në kualifikime. Hemilton në saje të një shfaqjeje heroike arriti të sigurojë pozitën e katërt në start, kurse Baton do të niset nga pozita e 14-të meqë në këtë shteg ka problem shumë serioze me konfigurim të bolidit.
Në shtegun legjendar anglez, që sivjet ka formë të re dhe sektor të mesëm tërësisht të ndryshuar, ngasësi te Red Bulit pritet të dominojnë, kurse Fetel besohet se është favorit meqë në bolid ka të instaluar krahun e përparmë të ri të Red Bulit. Ekipi kishte sjellur pak ekzemplarë të kësaj pjese dhe pasi Fetel e theu një në trening e mori ekzemplarin e fundit për garë, diçka që nuk u prit shumë mirë nga ngasësi tjetër i këtij ekipi Mark Veber.
Gara mund të kthejë ngasësit e Red Bulit në krye të renditjes së ngasësve pas dominimit të MekLarenit në garat e fundit. Faktor shumë i rëndësishëm në këtë garë pritet të jetë edhe moti që në Angli është shumë i ndryshueshëm, por, meteorologët kanë parashikuar mot të mirë me diell për garën e nesërme, kështu që mund të pritet garë e fortë midis dy ngasësve të Red Bulit, por jo edhe rrezikim të fitores së këtij ekipi nga ndonjë ngasës tjetër nëse nuk ndodhë ndonjë prishje mekanike ose gabim i madh i Fetelit ose Veberit.
Renditja në tart
1. S Vettel (GER) Red Bull 1’29.615
2. M Webber (AUS) Red Bull 1’29.758
3. F Alonso (ESP) Ferrari 1’30.426
4. LC Hamilton (GBR) McLaren 1’30.556
5. N Rosberg (GER) Mercedes 1’30.625
6. R Kubica (POL) Renault 1 ’31.040
7. F Massa (BRA) Ferrari 1’31.172
8. RG Barrichello (BRA) Williams 1’31.175
9. PM de la Rosa (ESP) BMW Sauber 1’31.274
10. M Schumacher (GER) Mercedes 1’31.430









