Komesarët e garës e kanë dënuar ekipin italian të Formulës 1 Ferrari me 100,000 $ për shkak të urdhërave ekipore me qëllim të diktimit të rezultatit.
Në rrethin e 49-të të garës për SHM të Gjermanisë të zhvilluar të dielën në Hokenhaim, Ferrari e udhëzoi ngasësin e vet Felipe Masën i cili ishte në pozitën e parë, ta lëshojë që në këtë pozitë të kalojë Fernando Alonso, ngasësi tjetër i këtij ekipi që atëherë ishte në pozitën e dytë.
Alonso e fitoi këtë garë, kurse Ferrari duket se ka “shpëtuar lehtë” meqë nuk është dënuar me pikë nga FIA edhe pse hetimet rreth këtij rasti vazhdojnë dhe mund të pasojnë dënime të tjera.









